Lidhu me ne

Mix

Dieta e duhur që ul rrezikun e diabetit tek gratë

nga AgroWeb

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, tregues të tillë janë më të lartë në dietën mesdhetare e cila është më e pasur në fibra. Foto:Flickr

Dieta mesdhetare është e pasur me vaj ulliri, fruta, perime, drithëra, bishtajore, arra dhe fara.

Ajo konsiderohet si një dietë me rrezikshmëri të ulët nga prekja e sëmundjeve të zemrës, diabetit të tipit 2 dhe sëmundjeve të tjera.

Në studimin ku AgroWeb.org është mbështetur vihet re se gratë mbipeshë që konsumojnë një dietë të ngjashme me atë mesdhetare mund të zvogëlojnë shanset e tyre për tu prekur nga diabeti i tipit 2 me 30%, krahasuar me gratë që nuk ndjekin një dietë të ngjashme.

Të dhëna nga Divizioni i Mjekësisë Parandaluese në Brigam dhe Spitalin e Grave në Boston tregojnë se ndryshimet nuk do të ndodhin menjëherë, por ato janë afatgjata dhe sgurojnë një mbrojtje të sigurtë.

Mes faktorëve ndikues, përfshirë kolesterolin, lipoproteinat (molekulat që paketojnë dhe transportojnë yndyrna dhe proteina) dhe rezistencën ndaj insulinës. Rezultoi se treguesit e lidhur me rezistencën ndaj insulinës ishin kontribuesit kryesor në uljen e rrezikut të prekjes nga diabeti i tipit 2.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, tregues të tillë janë më të lartë në dietën mesdhetare e cila është më e pasur në fibra.

Çfarë përmban Dieta Mesdhetare

Në shumë rekomandimeve të mjekëve dieta e mesdheut qëndron e para në listë për shkak të vlerave shëndetësore që mbart.

Jo vetëm si një shportë vlerash, kjo mënyrë e të ushqyerit ndihmon edhe në rënien në peshë në mënyrë të shëndetëshme.

Përveçse shumë vlerave është edhe shumë e lehtë për t’u ndjekur pasi ka për bazë ushqimet tradicionale.

Ushqimet kryesore për këtë dietë janë drithërat, frutat, perimesht, bishtajorët, barishte jeshile, arrorë, erëza apo vaj ulliri.

Dy herë në javë këshillohet konsumimi i mishit ose i peshkut në mënyrë që të mbani nën kontroll kolesterolin.

Mundohuni të moderoni sasinë e bulmetrave, vezëve apo mishit të pulës duke i shërbyer me porcione të vogla.

Gjithashtu shumë  e rëndësishme është të evitoni sa më shumë të jetë  e mundur ëmbëlsirat, sheqerin apo mishin e kuq.

Bëjeni këtë regjim tuajin duke u mbështetur tek konsumimi i shumë perimeve, frutave apo drithrave.

Në këtë mënyrë do të përfitoni të gjitha vlerat e kësaj diete të artë./AgroWeb.org

MË TEPËR

Mix17 orë më herët

Shumë ujë pak kalori: 9 ushqimet më të mira të verës

Balanca mes hidratimit dhe djegies së kalorive është mëse e nevojshme të ruhet rregullisht, sidomos në stinën e verës. Këto...

Gatime17 orë më herët

Supë pule me miell misri dhe kos – Receta e lehtë plot shije dhe shëndet

E lehtë dhe plot shije, kjo pjatë tipike e kuzhinës tradicionale është ideale për gjallërimin e organizmit dhe shoqërohet në...

Mix19 orë më herët

Një ide gjeniu, si Kenneth Cole shiti 40,000 këpucë në dy ditë?

Kenneth Cole është një shembull i përsosur i asaj që mund të arrihet me guxim dhe ide inovative. Fillimet e...

Mix19 orë më herët

Larsa Pippen gjen dashurinë e vërtetë me Jeff Coby

Larsa Pippen ka gjetur dashurinë e vërtetë! Ylli i reality show-t dhe sipërmarrësit duket se po jeton një përrallë me...

Mix19 orë më herët

4 shenjat më joshëse të horoskopit!

Kur vjen puna tek joshja, disa shenja astrologjike janë më të shkathëta se të tjerat. Zbuloni cilat janë ato që...

Kryesore19 orë më herët

Rama: Latifi mori lekët për të bërë qesharak Berishën

Kryeminitri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Repolitix” në Report TV, ironizoi lobimin 6 milionë dollarësh të PD në SHBA....

Radar20 orë më herët

Flick e ka me arbitrin: Çdo vendim 50-50 shkoi në favorin e Interit

Hansi Flick u shfaq tepër i zhgënjyer pas humbjes 4-3 ndaj Interit dhe eliminimit nga Champions League. Në intervistën pas...

Mix2 ditë më herët

Rikthehet ‘Squid Game’ me sezonin e tretë dhe të fundit

Netflix ka publikuar trailer-in e sezonit final të “Squid Game”. Do të shfaqet më afër nga sa mendoni; më 27...

Mix2 ditë më herët

Christian Bale: Të jesh i mërzitshëm është mëkat…

Aktori Christian Bale vitin e shkuar e gjeti veten duke xhiruar tre filma të ndryshëm, dhe ky fakt e bën...

Mix2 ditë më herët

Ky truk marketingu i Coco Chanel do t’ju bëjë të dyshoni në rregullat e biznesit

Coco Chanel nuk kishte planifikuar të ndryshonte botën e parfumerisë. Në fakt, në fillim, Chanel No. 5 ishte një dështim....

Facebook