Lidhu me ne

Mix

Si ndikojnë temperaturat e larta te variçet?

Temperaturat e larta të kësaj vere mund të kenë bërë që këmbët tuaja të jenë të enjtura, të dhembshme, me një ndjesi parehatie dhe kruarje apo një kombinim i këtyre simptomave. Të gjitha këto shenja mund të shkaktohen nga Sëmundjes Kronike e Venave (SKV) shpesh e quajtur edhe Insufiçienca (Pamjaftueshmëria) Kronike Venoze.

Pse SKV përkeqësohet me nxehtësinë?

Pamjaftueshmëria kronike e venave është rezultat i qarkullimit të dobët të gjakut në venat e këmbëve. Valvulat e dëmtuara si dhe zgjerimi i venave (variçet) shkakton grumbullimin e gjakut në këmbë duke bërë që gjendja e tyre të përkeqësohet me përparimin e sëmundjes.

Temperaturat e larta shkaktojnë zgjerim të venave për të ndihmuar trupin tuaj të freskohet nëpërmjet qarkullimit të gjakut drejt lëkurës. Por nga ana tjetër mund të përkeqësojnë simptomat e pamjaftueshmërisë venoze duke shtuar vëllimin e gjakut që mbajnë venat, zgjerimin e tyre dhe rritjen e enjtjes së këmbëve (edemë).Natyrisht, djersitemi më shumë kur është nxehtë. Kjo mund të ulë nivelin e kripërave në gjak, duke kontribuar akoma më shumë në rritjen e edemës së këmbës.

Kini kujdes nga simptomat e mëposhtme si: rëndesë dhe lodhje e këmbëve; kruarje dhe parehati; ngërçe dhe dhimbje, fryrje dhe skuqje e variçeve.

Në vijim tre hapa të rëndësishëm për t’ju ndihmuar të mbani nën kontroll dhembjen dhe acarimin e këmbëve.

Qëndroni në ambient të freskët!
Nxehtësia ekstreme bën që enët e gjakut të zgjerohen ndaj mënyra më efektive për ta parandaluar përkeqësimin e simptomave është të kufizoni ekspozimin në oraret e temperaturave të larta.

Sigurohuni që të jeni të hidratuar duke pirë shumë ujë ose pije të tjera jodiuretike si qumështi ose lëngje.

Shmangni ose ulni konsumin e alkoolit, veçanërisht gjatë orëve më të nxehta të ditës, pasi shkakton zgjerimin e enëve të gjakut dhe mund të çojë në dehidrim.

Noti apo një dush me ujë të freskët janë ndër mënyrat më të mira për të rregulluar temperaturën e trupit.

Mos u lodhni!
Çfarëdo aktiviteti fizik që të jeni duke kryer, sigurohuni që të bëni pushime të shpeshta. Mos e sforconi veten kur temperaturat janë të larta.

Nëse këmbët i ndjeni të lodhura nga puna apo një ecje e gjatë mos harroni të pushoni. Shumë stres në këmbë mund të jetë po aq problematike sa edhe mungesa e aktivitetit fizik, veçanërisht nëse temperaturat janë të larta.

Gjeni kohë gjatë ditëve më të nxehta për t’u çlodhur dhe ngritur këmbët duke përdorur një jastëk ose karrige. Kjo mund të ndihmojë në uljen e ënjtjes dhe rritjen e qarkullimit të gjakut.

Kërkoni trajtim të mëtejshëm!
Nëse jeni duke bërë gjithçka siç duhet, por nxehtësia ende ju shkakton simptoma, atëherë nuk mjafton vetëm kujdesi juaj, por duhet të kërkoni trajtim mjekësor. Përdorimi i ilaçeve venotonike, kremrave heparinoidë, holluesve të gjakut dhe çorapeve elastokompresive janë disa nga mënyrat e trajtimit konservativ, ndërsa për rastet e avancuara ndërhyrjet invazive janë zgjidhja e duhur.

MË TEPËR

Radar1 ditë më herët

“Perëndimorët nuk e kuptojnë dot Rusinë” – Vladimir Putin

Disa njerëz në Perëndim nuk e kuptojnë Rusinë, por ky fakt nuk e pengon zhvillimin e vendit, ka thënë presidenti...

Mix1 ditë më herët

Vajza e Mr. BEAN flet për divorcin e prindërve: Ishin ditët më të errëta!

Vajza e Rowan Atkinson ka folur për herë të parë për divorcin e prindërve të saj. Lily Sastry është fëmija...

Radar1 ditë më herët

Berisha vendos bufin në tavolinë, tregon pse nuk ndihet i fyer nga epiteti që Edi Rama i ka vendosur

Kreu demokrat u shpreh se Athina dhe Minerva dy perëndeshat e njohur zgjodhën bufin si simbol të fuqisë mendore i...

Mix1 ditë më herët

5 vendet më trending në jug të Francës

Jug i Francës—një sinonim i elegancës dhe arratisjeve të paharrueshme mes ujërave të kristalta të Mesdheut dhe peizazheve mahnitëse. Nga...

Mix1 ditë më herët

Kevin Costner dhe Demi Moore në një romancë dashurie?

Kevin Costner mund të kthejë një faqe në jetën e tij personale dhe romantike pas një periudhe të trazuar që...

Mix1 ditë më herët

Dhimbja e kokës, shenjat që nuk duhet t’i injoroni

Dhimbja e kokës është një shqetësim i zakonshëm që mund të ndikojë në jetën tonë të përditshme. Megjithatë, ka raste...

Mix1 ditë më herët

Pse merren mend gjatë shtatzanisë?

Shtatzënia është një përvojë e mrekullueshme dhe një kohë e bukur në jetë për shumicën e grave, por për shumë,...

Kritike1 ditë më herët

Klonimi politik i të rinjëve

Nga Roland Lami Pas shpalljes së listave, jo pak emisione po ftojnë kandidat të rinjë në lista të sigurta dhe...

Sport1 ditë më herët

Alisha Lehmann zbulon të ardhurat: paga e Juventus, vlen më pak se 5 postime në Instagram

Alisha Lehmann shpesh cilësohet si “futbollistja më seksi në botë”, por ajo e refuzon këtë etiketë. Madje, i duket e...

Mix1 ditë më herët

Pas aludimeve, Sydney Sweeney anulon martesën me producentin

Sydney Sweeney dhe i fejuari i saj, Jonathan Davino kanë hequr dorë nga martesa pasi marrëdhënia e tyre po përballet...

Facebook