Lidhu me ne

Mix

10 ushqime që djegin kaloritë


Dietat e shëndetshme përfshijnë ushqime që mund ta ndihmojnë metabolizmin për të djegur më shumë yndyra dhe për t’u ndier më të ngopur, pa rënë në tundim për të konsumuar ushqime me kalori. Cilat janë ato? Më poshtë do t’ju japim listën e plotë të këtyre ushqimeve:

1. Shalqiri

Është një nga ushqimet që përmban sasi të mëdha uji dhe të jep ndjesinë e ngopjes. Ai ka vetëm 16 kalori për 100 gramë, është pa yndyrë dhe ka nivel të ulët të sheqerit. Shija e ëmbël e tij, në fakt, nuk është nga sheqernat, por nga substanca aromatizuese natyrale që të japin ndjesinë e ngopjes. Mundohuni të hani një fetë para se të uleni në tavolinë dhe ju do të shihni se si oreksi do t’ju pakësohet dhe kësisoj do të hani më pak.

2. Uthulla

Uthulla, së bashku me vajin e ullirit, është një shoqëruese e shkëlqyer e ushqimeve. Shumë studime sugjerojnë se uthulla e ndihmon trupin për të luftuar yndyrat.

3. Kafeja

Ka nivel të ulët të kalorive dhe aktivizon metabolizmin, por vetëm pak. Kini kujdes, mos shtoni shumë kur e konsumoni, që të mos humbni ekuilibrin. 

4. Sallata

A ka ndonjë mënyrë që të rritë ndjesinë e ngopjes? Hani një tas sallatë para fillimit të vaktit. Sallata jeshile, për shembull, është e pasur me ujë.

5. Speci

Përmban një substancë pa shije, capsaic-in, i cili duket se jua pret oreksin dhe përshpejton metabolizmin, por vetëm për pak.

6. Dardha dhe molla

Të dyja këto fruta mund të hahen si një meze e lehtë, sepse të dyja përmbajnë ujë, që ju krijon ndjesinë e ngopjes. Jo vetëm molla, por edhe dardha nuk kanë shumë kalori dhe janë të pasura me fibra.

7. Agrumet Portokallia e kuqe sidomos.

Është një frutë që është përdorur gjithmonë në dieta, jo aq shumë për aftësinë për të djegur dhjamin, sesa për sasitë e ulëta të kalorive, si edhe më pak sheqerna.

8. Çaji jeshil

Përbërësit aktivë të çajit jeshil mbeten të paprekur dhe thithen menjëherë nga trupi. Për të pasur efekt, duhet të konsumoni çaj jeshil në sasi të mëdha, të paktën pesë gota në ditë, të barabarta me një litër.

9. Perimet e freskëta

Ato mund të jenë një alternativë e mirë për të rënë në peshë. Teksa i përtypni të gjalla, ato përmbajnë sasi të mëdha uji, e cila ju krijon ndjesinë e ngopjes.

10. Uji

Sa më shumë ujë të konsumoni gjatë ditës, aq më shumë kalori të tepërta digjni dhe në të njëjtën kohë, aq më të ngopur ndiheni, duke mos e pasur mendjen te të ngrënët e tepërt.

MË TEPËR

Radar10 orë më herët

Korea e Veriut dërgoi 14 mijë trupa në Ukrainë dhe 16 000 kontenierë me armatime

Agjencia “Reuters” publikon së fundmi një investigim të vetin për linjën e furnizimit të Rusisë nga Korea e Veriut gjatë vitit...

Radar13 orë më herët

“Where to pee in Gjirokastra?”

Nga Auron Tare Pa mbërritur në oborrin e Gjimnazit “Asim Zeneli” në rrugicën kryesore që futesh në Palorto, pashë nja...

Mix13 orë më herët

Si të bëhesh viral në Youtube? MrBeast ndoqi këtë strategji

Nëse keni ndjekur YouTube-in gjatë dekadës së fundit, është e pamundur të mos keni hasur emrin e tij, MrBeast, ose...

Kioske2 ditë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske2 ditë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar2 ditë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix2 ditë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix2 ditë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar2 ditë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix2 ditë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Facebook