Lidhu me ne

Mix

Bullizmi, pasojat dhe si mund ta ndalojmë?

Bullizmi, pasojat dhe si mund ta ndalojmë?

Ndodh ndonjëherë që sjelljet e fëmijëve me njëri-tjetrin ose me prindërit, të jenë të pahijshme, madje edhe të dëmtojnë të tjerët. Kur fëmijët janë agresivë dhe lëndojnë bashkëmoshatarët fizikisht ose emocionalisht, nuk kemi të bëjmë me sjellje normale të fëmijërisë, por me atë që quhet ngacmim ose bullizëm.

Çfarë përfshin bullizmi?

Abuzimi fizik– goditja, shtyrja, shkelmimi, kapja prej flokësh;

Abuzimi verbal– shpifja, përdorimi i nofkave dhe jo i emrit të vërtetë, ngacmime të pakëndshme;

Abuzimi emocional– torturimi, poshtërimi, përdorimi i gjuhës homofobike ose raciste;

Abuzimi kibernetik– mesazhe me përmbajtje kërcënuese, foto të frikshme ose tronditëse, publikimi i fotove personale pa autorizim në faqet e internetit, përhapja e thashethemeve në internet.

Pasojat

Fëmijët që janë pre e bullizmit janë gjithë kohën të shqetësuar, të dëshpëruar, nuk dëshirojnë të shkojnë në shkollë dhe mbyllen shumë në vetvete. Ky është një problem i rëndë dhe duhet trajtuar me seriozitet.

Ja si duhet të silleni nëse dyshoni se fëmija juaj është viktimë e ngacmimeve të ndryshme:

Bsiedoni rreth kësaj teme

Tregojini fëmijës se ju jeni në krah të tij. Bëjani të qartë se për ju ky është një problem dhe shumë serioz madje.

Mos bini dakord për ta mbajtur sekret

I shpjegoni fëmijës se ngacmimi nuk është një sjellje e pranueshme. Nëse do ta bënte një i rritur do të quhej sjellje kriminale dhe duhet ndaluar me çdo kusht, kushdo qoftë viktima.

Bisedoni me mësuesin e fëmijës suaj

Interesohuni për hapat dhe masat që merr shkolla për të trajtuar këto çështje dhe sigurohuni se po bëjnë maksimumin edhe për fëmijën tuaj.

Ndihmoni fëmijën të përballojë problemet

Inkurajojeni fëmijën të krijojë shoqëri me të tjerë nxënës në klasë, nxiteni që t’i takojë miqtë edhe pas mësimit. Bëni gjithçka mundeni për të kaluar pasditet me fëmijën tuaj dhe shokët e tij në shtëpi duke pirë një çaj, apo duke kryer një aktivitet tjetër.

Nga ana tjetër mund të ndodhë që të jetë fëmija juaj ai që ngacmon të tjerët. Nëse po, duhet të merrni masa sa më shpejt, sepse kjo nuk është situatë normale, por e papranueshme dhe fëmija juaj duhet ta kuptojë këtë.

Duhet ta ndërgjegjësoni fëmijën të pranojë atë që ka ndodhur dhe të kuptojë se është gabim.

Përpiquni të kuptoni cilat arsye e shtyjnë fëmijën drejt këtyre sjelljeve dhe mundohni ta largoni prej tyre, ose ta mësoni t’i tejkalojë pa përdorur sjellje që lëndojnë të tjerët.

Së fundmi, pavarësisht se ç’ka ndodhur nuk duhet të humbisni shpresën, apo të mendoni se kjo gjë do të ndikojë gjithmonë në familjen tuaj. Duhet t’i jepni mundësi fëmijës të përmirësohet.

MË TEPËR

Sport2 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix2 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix2 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix2 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix2 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix2 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix2 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix2 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix2 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix2 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook