Kryesore
Elokuenca alla LSI
LSI po përpiqet të mbledhë “traktet” që shpërndau direkt dhe indirekt për aleatin në qeveri dhe të disiplinojë veten brenda koalicionit pas humbjes së përkohshme të qetësisë nga kryetari i saj, Ilir Meta. Drejtues të saj janë angazhuar mediatikisht të përcjellin në publik idenë se emocionet në politikë duhen mirëkuptuar dhe çfarë mund të thuhet sot nuk vlen për nesër.
Sektetari i Përgjithshëm i saj, Petrit Vasili në një intervistë për Abc Neës, e vesh me nota patriotike tensionin e reformës, duke i njohur merita LSI-së që Shqipëria sipas tij nuk rreshqiti në një skenar si ai i Maqedonisë.
“Një konsensus i tillë në radhë të parë krijon një perceptim qetësie. Pra, nuk ricikloi tensionin apo konfliktin e radhës. Konsensusi prodhoi një politikë më solide dhe Shqipëria është më stabël. Falë një veprimi inteligjent, u davaritën hijet e zeza të Maqedonisë. Në të kundërt, nuk do të flisnim për raportet Meta-Berisha, Berisha-Rama, Rama-Basha etj., apo kushedi se çfarë”-tha Vasili për Abc Neës.
Megjithatë ofertat e LSI-së mbeten të hapura, nisur edhe nga dilemat që ka ajo për të ardhem. “Ky është një proces që do të kërkojë konsensuse të reja dhe mirëkuptime të reja. A do të ecim në këtë rrugë apo do të rikthehemi konfliktit? A do ta lëmë reformën të ecë apo do ta pengojmë?”-pyet Petrit Vasili.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu