Mix
Sallatë me domate dhe borzilok
Përbërësit e kësaj sallate për 4 persona:
1 kg domate shumë të kuqe
6.7 degë borzilok i freskët
4 lugë vaj ulliri i pastër
pak rigon
kripë
Përgatitja:
Lajini dhe thajini domatet, vendosini në enë për sallatë, të prera në feta. Hidhini vaj, kripë, borzilok të copëtuar me duar dhe rigon. Përziejini mirë dhe shërbejini.
*Ndryshe
Duke i prerë domatet në copa të vogla mund ta shërbeni këtë sallatë në feta buke të thekur me pak hudhër. Por gjithashtu mund ta përdorni edhe si suko për makarona nëse i shtoni një thelp hudhër të grirë.