Lidhu me ne

Mix

A e dini sa e shëndetshme është qepa?

Nëse edhe për ju qepa është një ndër perimet e preferuara ose jo, këtu do të gjeni disa fakte jo aq të njohura lidhur me rëndësinë e saj.

Nëse nuk e doni qepën, me siguri do ta doni pasi t’i lexoni këto kuriozitete.

1. Qepa e freskët dhe e papërpunuar, e copëtuar ose grimcuar, ka efektin më të mirë në shëndetin e njeriut. Nëse nuk mund ta duroni erën e saj dhe duhet ta zieni, do të duhet të përdorni të paktën katër kokë e gjysmë qepë që ajo ta ketë të njëjtin efekt.

2. Edhe pse qepa ndonjëherë quhet “trëndafili kundërmues”, në fakt mund ta shërojë trëndafilin nga sulmi i insekteve të gjetheve. Thjesht përzieni qepën e grirë me ujë dhe me lëngun e fituar spërkatni gjethet e trëndafilit.

3. Erën e keqe pas konsumimit të qepës mund ta largoni nëse pini lëng limoni ose nëse i hani disa feta limoni.

4. Era e qepës është më intensive pasi ta copëtojmë apo imtësojmë atë me thikë.

5. Nëse e vendosim qepën në plagë, ajo shërohet më shpejtë. Gjatë Luftës së Parë Botërore, kjo metodë është përdorur me të madhe nga trupat britanike.

6. Kur qepën e grimcuar dhe të papërpunuar e lyejmë butësisht në zonën e synuar, mund ta shpërthejë puçrrën. Sekreti është në kombinimin e fuqishëm të quajtur Allicin, i cili e bën qepën një nga antioksidantët më të mirë në mesin e artikujve ushqimorë.

7. Qepa e mbirë humb disa nga përfitimet e saj shëndetësore, por ajo ende mund të përdoret.

8. Pa marrë parasysh se sa çudibërëse që është, qepa nuk është për të gjithë. Atë duhet ta shmangin ata që përdorin hollues të gjakut për shkak se qepa ndihmon koagulimin e gjakut. Gjithashtu, qepa nuk duhet të konsumohet para operacionit.

9. Një studim i kryer në Universitetin e Pensilvanisë ka dëshmuar se përbërësi i qepës i quajtur “disulfide diallyl”, mund t’i reduktojë qelizat e kancerit të zorrës së trashë.

10. Një tjetër studim i kryer në Universitetin e Ëashingtonit tregoi se përbërësi i përmendur është njëqind herë më efektiv se antibiotikët tjerë në reduktimin e problemeve të tretjes, të shkaktuara nga bakteret.

11. Cila është sasia ideale e qepës e cila do t’i bënte mirë shëndetit tuaj? Universiteti i Marylandit ka rekomanduar dozë të përditshme prej 2 deri 4 gramë të qepës së freskët të grimcuar; 600-1200 mg në ditë të ekstraktit të qepës; dy tableta nga 200 mg tri herë në ditë, nëse bëhet fjalë për qepën e ngrirë; 4 ml në ditë, nëse bëhet fjalë për ekstraktin e lëngshëm të qepës; 20 ml në ditë të tretësirës së qepës ose 0,03-0,12 ml tri herë në ditë në qoftë se përdorni vaj të qepës.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Anita Haradinaj nuk mban dot lotët: Kam kaluar 3 aborte të vështira!

Bashkëshortja e Ramush Haradinaj, Anita ishte e ftuar në podcastin e Orinda Hutës “Mam”, ku beri disa rrefime te patreguara...

Mix3 ditë më herët

Nudo dhe seksi, Belen Rodriguez publikon FOTOT HOT në vaskë

Belen Rodriguez ka publikuar foto nudo në vaskën e shtëpisë së saj të re. Bukuroshja argjentinase shfaqet provokuese dhe e...

Mix3 ditë më herët

Sa para do të përfitojë Donald Trump nga mandati i tij i dytë?

Shkruar nga Jill Filipovic Trump kaloi 1 nga çdo 3 ditë të 3 viteve të tij të para në detyrë...

Radar4 ditë më herët

Stresi i indinjuar me karikaturën e Sokol Ballës në zyrë

Reperi Stresi ka reaguar ashpër ditën e sotme ndaj gazetarit Sokol Balla. Ai ka ripostuar në ‘story’ në Instagram një...

Mix4 ditë më herët

Victoria Beckham reagon pas aludimeve për ndërhyrje në hundë

Victoria Beckham ka reaguar ndaj thashethemeve të vazhdueshme për ndërhyrje kirurgjikale në hundën e saj. Gjatë një interviste në ‘Today...

Kryesore4 ditë më herët

Noka reagon pas sherrit me Agron Shehajn: Ai është ushtar i “Rilindjes”

Flamur Noka ka reaguar për sherrin që ka pasur me Agron Shehajn në foltoren e Kuvendit. Noka e shtyu me...

Mix4 ditë më herët

Çfarë kanë të përbashkët migrena dhe endometrioza?

Sa herë që përmendet fjala “migrenë” apo “endometriozë,” shumica e njerëzve mendojnë për dy probleme të veçanta. Por ja ku...

Sport4 ditë më herët

Si Carlo Ancelotti shkroi historinë me Real Madrid

Carlo Ancelotti Carlo Ancelotti vazhdon të bëjë histori me Real Madridin. Trajneri italian është bërë trajneri me më shumë tituj...

Mix4 ditë më herët

”Televizioni po shkon drejt llumit” – Alketa Vejsiu ‘përballet’ me Dalina Buzin: Po ‘Andale’ yt çfarë është?

Në podcastin e Alketa Vejsiut, Dalina Buzi, producente dhe një figurë e njohur e televizionit shqiptar, ka dhënë mendimin e...

Mix5 ditë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta tani përkthejnë në kohë reale

Lajme nga Meta për syzet e saj inteligjente. Kompania e Mark Zuckerberg në fakt ka njoftuar se Ray-Ban Meta është...

Facebook