Lidhu me ne

Kryesore

Deputetët jo më shumë se dy mandate

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras ka prezantuar të hënën në mbrëmje idetë e partisë së tij për ndryshimin e Kushtetutës, duke theksuar se dokumenti i ri konstitucional do të shënojë kalimin në “Greqinë e re të vitit 20021”.
Tsipras ka bërë thirrje për një pjesëmarrje masive në atë që e quajti “dialog i hapur dhe i frytshëm për kushtetutën e re të vendit”.
Propozimet që prezantoi kryeministri grek, konsistojnë në pesë akse dhe kanë të bëjnë me një sërë ndërhyrjesh, të cilat pak a shumë, janë diskutuar gjerësisht kohët e fundit.
Tsipras ka propozuar që në kushtetutën e re të përfshihet mundësia e zgjedhjes së presidentit të vendit, drejtëpërdrejtë nga populli. Por kjo do të mund të bëhet vetëm në rast se parlamenti dështon ta zgjedhë atë në dy votime të njëpasnjëshme.
Gjithashtu, Tsipras kërkon të sanksionohet në kushtetutë që kryeministri i vendit duhet të jetë patjetër deputet i zgjedhur, me përjashtim të rasteve kur kryeson qeveritë e punës.
Një tjetër risi që propozohet, lidhet me mandatin e deputetëve, të cilët nuk mund të zgjidhen për më shumë se dy mandate rresht. Propozimet që qeveria shpreson të kalojnë në një debat publik, parashikojnë sanksionimin kushtetues të sistemit zgjedhor proporcional, shtimin “e kujdesshëm” të kompetencave të presidentit të republikës, krijimin e një mekanizmi për zhvillimin e referendumeve nga ana e qytetarëve, ndryshime në marrëdhëniet e kishës me shtetin, kontrollin e shtetit mbi resurset si uji dhe energjia.
Siç tha kryeministri grek, qëllimi është që brenda muajit shtator të krijohet një komision i cili do të përpunojë gjithë rezultatet e dialogut publik dhe do t’ua paraqesë partive politike deri pranverën e ardhshme, për të filluar procedurat parlamentare.
“Do të kërkojmë konsensusin aty ku ai është i mundur, por nuk do të kemi frikë të përplasemi”, paralajmëroi kryeministri majtist grek.
Mirëpo, në reagimin e saj të parë, partia më e madhe opozitare, Demokracia e Re, ka theksuar se nuk ka për të marrë pjesë në procedura “të pakuptimta”.
“Nëse zoti Tsipras donte vërtetë një kushtetutë të re në një Greqi të re, do të duhej të pranonte propozimin e liderit të opozitës, Mitsotakis, për një përcaktim sa më konsensual të sa më shumë neneve që duheshin rishikuar, me qëllim që populli të vendoste me votën e vet mbi përmbajtjen e ndryshimeve që nevojiten”, nënvizohet në një deklaratë të kësaj partie.
Për kalimin e ndryshimeve kushtetuese në Greqi, nevojiten votat e tre të pestave të 300 deputetëve të parlamentit.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Anita Haradinaj nuk mban dot lotët: Kam kaluar 3 aborte të vështira!

Bashkëshortja e Ramush Haradinaj, Anita ishte e ftuar në podcastin e Orinda Hutës “Mam”, ku beri disa rrefime te patreguara...

Mix2 ditë më herët

Nudo dhe seksi, Belen Rodriguez publikon FOTOT HOT në vaskë

Belen Rodriguez ka publikuar foto nudo në vaskën e shtëpisë së saj të re. Bukuroshja argjentinase shfaqet provokuese dhe e...

Mix2 ditë më herët

Sa para do të përfitojë Donald Trump nga mandati i tij i dytë?

Shkruar nga Jill Filipovic Trump kaloi 1 nga çdo 3 ditë të 3 viteve të tij të para në detyrë...

Radar3 ditë më herët

Stresi i indinjuar me karikaturën e Sokol Ballës në zyrë

Reperi Stresi ka reaguar ashpër ditën e sotme ndaj gazetarit Sokol Balla. Ai ka ripostuar në ‘story’ në Instagram një...

Mix3 ditë më herët

Victoria Beckham reagon pas aludimeve për ndërhyrje në hundë

Victoria Beckham ka reaguar ndaj thashethemeve të vazhdueshme për ndërhyrje kirurgjikale në hundën e saj. Gjatë një interviste në ‘Today...

Kryesore3 ditë më herët

Noka reagon pas sherrit me Agron Shehajn: Ai është ushtar i “Rilindjes”

Flamur Noka ka reaguar për sherrin që ka pasur me Agron Shehajn në foltoren e Kuvendit. Noka e shtyu me...

Mix3 ditë më herët

Çfarë kanë të përbashkët migrena dhe endometrioza?

Sa herë që përmendet fjala “migrenë” apo “endometriozë,” shumica e njerëzve mendojnë për dy probleme të veçanta. Por ja ku...

Sport3 ditë më herët

Si Carlo Ancelotti shkroi historinë me Real Madrid

Carlo Ancelotti Carlo Ancelotti vazhdon të bëjë histori me Real Madridin. Trajneri italian është bërë trajneri me më shumë tituj...

Mix4 ditë më herët

”Televizioni po shkon drejt llumit” – Alketa Vejsiu ‘përballet’ me Dalina Buzin: Po ‘Andale’ yt çfarë është?

Në podcastin e Alketa Vejsiut, Dalina Buzi, producente dhe një figurë e njohur e televizionit shqiptar, ka dhënë mendimin e...

Mix4 ditë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta tani përkthejnë në kohë reale

Lajme nga Meta për syzet e saj inteligjente. Kompania e Mark Zuckerberg në fakt ka njoftuar se Ray-Ban Meta është...

Facebook