Mix
Përse nuk duhet t’u japim kurrë mjaltë foshnjave
Mjalti është një substancë natyrale e prodhuar nga bletët dhe konsumohet shumë nga njerëzit për arsye shëndetësore. Është shumë i dobishëm për të kururar shumë sëmundje të tilla si astmën, kollën, temperaturë.
Mjalti është gjithashtu shumë i shijshëm, por prindërit nuk duhet të nxitohen për tu dhënë mjaltë fëmijëve. Duhet të merrni parasysh moshën e fëmijës në momentin që ai duhet të konsumojë mjaltin. Kjo për shkak se efektet anësore janë shumë serioze nëse ja filloni mjaltin fëmijës shumë herët.
Kur mund të fillojë fëmija të konsumojë mjaltë?
Shumë kultura besojnë në përfitimet shëndetësore të mjaltit nuk përbëjnë asnjë problem edhe nëse fëmija e konsum që sa lind. Megjithatë, Akademia Amerikane e Pediatrisë (AAP) këshillon prindërit të mos i japin foshnjave të tyre mjaltë të papërpunuar ose të papasterizuar pa u bërë një vjeç. Mjalti nuk mund të shtohet në qumështin e fëmijës.
Pse është mjalti i pasigurt për fëmijët?
Pra e kuptuat që mjaltin fëmijëve duhet t’ja u jepni pasi të bëhen 1 vjeç. Ja një arsye:
Mjalti mund të shkaktojë botulizëm. Sporet e botulimit prodhojnë reaksione brenda traktit të tretjes dhe mund të çojë në paralizën e muskujve të fëmijës. Gjithashtu mund të ndikojë në frymëmarrjen e tij. Nëse nuk trajtohet menjëherë, foshnja mund të vdesë.