Lidhu me ne

Radar

Rama: Problem që s’e prisha dot më parë Teatrin Kombëtar, ishte paçavure pa vlerë

Rama: Problem që s’e prisha dot më parë Teatrin

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur akuzave të opozitës se po shkatërron zonat e mbrojtura.

Nga Kuvendi, Rama tha se qeveria e drejtuar prej tij i ka zgjeruar këto zona të mbrojtura që deri dje kërcënoheshin nga qeveria e mëparshme.

Po ashtu, Rama  ka folur në Kuvend për Teatrin Kombëtar, për të cilin tha se po të kishte patur mundësi do ta prishte shumë vite më parë.

Rama: Njëri, nga harta e parkut është hequr pjesa e urbanizuar e Ksamilit. është bërë me një logjikë të caktuar nën monitorimin e UNESCO-s, e cila kërkoi rishikimin e zonave të mbrojtura. Ndërkohë që jo vetëm që nuk kemi ngrenë zona të mbrojtura por i kemi gjetur.

Ne i kemi zgjeruar hartën e zonave të mbrojtura që nga lumi i Vjosës, duke ndaluar leje HEC të dhëna prej jush , mbrojtëm tek lumi i Valbonës, ku dhatë 11 leje hidrocentralesh. Gjetëm dy të filluara.

Po ashtu, kemi gjithë zonën e Thethit, Luginën e Shalës, park natyror ka qenë e kërcënuar nfa leje HEC që keni dhënë ju, Munella, përfshirë edhe syrin e Kaltër poshtë, shpallja si zona të mbrojtura ka ardhur për rezultat i agresionit prej lejeve dhe të drejtave të dhëna nga ju që përfaqësoni këtu atë që ishte.

Thatë që stadiumi “Qemal Stafa” ishte ikonë. Ishte në fakt sheshi i përdhunimit të një ikone. Nuk e di a do të shkoni në stadium.

Do e shikoni ikonën, e keni aty. E vetmja gjë autentike e arkitektit dhe e ndërtuar nga italianët, është aty. Tribuna e mbetur autentike e ndërtuar nga italianët hiq relievet e përdhunimit mbi të që i mori buldozeri, është aty. Pjesa tjetër e stadiumit ikonë ishte shto ujë e shto miell në kohën e komunizmit. Nuk kishte lidhje me ikonën italiane.

Fakti që sot aty nga një vend i trishtuar ku gjenin strehë vetëm makinat e vjetra, ku as ekipi kombëtar nuk shkonte se ishte non grata nga UEFA, sot flet vetë.

Për Teatrin, i vetmi problem që kam është që nuk e prisha dot më para. U deshën 20 vjet të humbura kot për një paçavure atje që nuk kishte asnjë vlerë e mori peng 20 vjet skenën kombëtare. Atje nuk pranonte asnjë trupë e huaj që të vinte dhe të luante. Njësoj si në stadium. Ishte jashtë standardeve të sigurisë. Edhe aty do ketë festivale ndërkombëatre teatrosh, evente të huaja. Cdo gjë që mbroni ju duhet shkatërruar.

MË TEPËR

Mix2 javë më herët

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk, i ka bërë thirrje publikut që të ndalojë së dhuruari për ‘enciklopedinë’ e internetit Wikipedia, duke e akuzuar...

Mix2 javë më herët

Si e dekoroi Kendall Jenner shtëpinë për Krishtlindje

Dashuria e Kendall Jenner për Krishtlindjen vjen nga nëna e saj Kris Jenner. “I jap shumë meritë nënës sime për...

Radar2 javë më herët

“Na duhet aleancë kundër krimit, korrupsionit, drogës dhe mafias. Në Itali nuk e bëri veç drejtësia”

Dom Gjergj Meta “Duhet të bëjmë një aleancë qytetare kundër krimit, korrupsionit dhe mafies”. Kështu u shpreh Dom Gjergj Meta,...

Radar2 javë më herët

Ekonomia po rritet pa konsum

Në 3-mujorine e tretë, kur turizmi ishte në kulmin e tij konsumi final i popullatës u rrit me vetëm 0.8...

Mix2 javë më herët

VIDEO: Kërcimi viral i Donald Trump për Krishtlindje

Donald Trump priti Krishtlindjet në pronën e tij në Mar -a – Lago ku mblodhi familjen e madhe. Show-n e...

Mix2 javë më herët

Sam Altman kundër Elon Musk: “ai është një bullizues, i pëlqen të debatojë me njerëzit”

Dihet mirë se marrëdhëniet mes Sam Altman dhe Elon Musk nuk janë idilike dhe përgjigja e OpenAI për Musk e...

Mix2 javë më herët

“La Palma”: Seriali i ri në Netflix që po thyen rekorde shikueshmërie

Shikuesit besnikë të Netflix janë shumë të emocionuar për serialin e ri “La Palma”, i cili përshkruhet nga shumë njerëz...

Mix2 javë më herët

100 christmas wishes for friends and family

Best Christmas Wishes, Sayings and Greetings To Write in Christmas Cards 1. Merry Christmas! I hope you receive one blessing after...

Mix2 javë më herët

Krishtlindje: sugjerime filmash për një atmosferë magjike!

Krishtlindjet janë koha e përsosur për të shijuar disa filma klasikë që përcjellin mesazhe të ngrohta, dashurie dhe miqësie. Filmat...

Radar2 javë më herët

Presidenti Donald Trump do të përballet me një Phenian ndryshe gjatë mandatit të dytë!

Në mandatin e tij të parë si President i Shteteve të Bashkuara, Donald Trumpi forcoi sanksionet ekonomike kundër Koresë së...

Facebook