Kryesore
Rikthimi i Sali Berishës tërbon socialistët, nisin sulmet
Rikthimi i Sali Berishës në krye të PD-së duket se ka shqetësuar Partinë Socialiste.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kreu i grupit Taulant Balla sulmoi Berishën, duke thënë se dje PD-ja shënoi fitoren historike kundër amerikanëve.
Balla vijoi duke ironizuar se ditën e djeshme kishte 3 gara, Manchester City me Liverpool, Milani me Interin dhe Berisha me Elezin.
Balla komentoi dhe qëndrimin e mazhorancës për procesin e integrimit europian.
“Të dashur kolegë, sot jemi disa ditë larg që nga miratimi i rezolutës për Shqipërinë nga Parlamenti Europian. Kurrë më parë nuk ka pasur një unanimitet, 519 anëtarë nga grupet kryesore politike. Dhe pastaj vijnë këta që thonë se Shqipëria po ndryshon kurs.
Ka vetëm një plan A, jo plan B. Plan B keni ju që e keni kthyer antiamerikanizmin në doktrinë. Për këtë, ne nuk ju shërojmë dot. Bashkohuni në një trup të vetëm, dhe me fitoren më të madhe kundër Amerikës. Tre gara kishte dje, City me Liverpoolin, Milani me Interin dhe Saliu me Ibsenin”, tha Balla.