Kryesore
Gara për kreun e PD-së, 40 mijë votues morën pjesë në votime
Përfundoi procesi i votimit në të gjithë degët e Partisë Demokratike në të gjithë Shqipërinë.
Pjesëmarrja ka qenë mbi 40 mijë votues, ndërsa procesi nisi në orën 08:00 të dites së diele.
Dy ishin kandidatët në fletën e votimit, ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-kryetari i Degës së Kukësit, Ibsen Elezi.
Berisha dukshëm është më i favorizuar në këtë garë, pasi demokratët kanë shprehur gatishmërinë për të vendosur sërish atë në krye.
Kjo është parë në foltoret që ai ka mbajtur, ku pjesëmarrja sipas ish-kryeministrit ka qenë e madhe.