Lidhu me ne

Mix

Pse shtojmë në peshë edhe kur hamë pak?

Disa persona janë të predispozuar që të vuajnë nga ngadalësimi i metabolizmit, pra i tretjes. Në raste të tilla, zgjidhja e duhur është të riedukoni trupin tuaj për të tretur më thjeshtë dhe lehtë ushqimet që konsumoni.

Këta persona, gjatë stinës së dimrit shtojnë më shumë peshë se të tjerët edhe pse mund të hanë më pak. Pasojat e një metabolizmi të ngadalësuar janë të shumta, duke filluar nga fryrja e deri tek gjendrat tiroide dembele.

Një pasojë tjetër e tretjes së avashtë është dhe grumbullimi i lëngjeve të tepërta në zonat e barkut dhe këmbëve. Për këta persona, por dhe të tjerët që kanë shtuar peshë gjatë dimrit, mund të ndjekin këshillat e mëposhtme. Mjafton të ndiqni hapat për shtatë ditë dhe do të shikoni një lehtësim në sistemin tretës.

Sapo të zgjoheni nga gjumi

Dietologët dhe specialistët e ushqimit vazhdojnë të nënvizojnë rëndësinë e pirjes së ujit me stomakun bosh. Pirja e një gote me ujë sapo organizmi është zgjuar, i jep trupit hidratimin e duhur si dhe nuk ju lejon që të hani shumë. Dhe pse uji nuk mendohet një ushqim, në stomak ai zë një pjesë të volumit të tij, që do të mbushej me ushqim.

Mëngjesi duhet të jetë i mbushur me antioksidantë

Nëse metabolizmi është i ngadaltë, duhet t’i jepni një “alarm zgjimi” sidomos në mëngjes. Ju mund të konsumoni një filxhan me çaj trëndafili, tre feta buke pa maja, kos natyral duke e shoqëruar me një kivi dhe tre bajame.

Mes vakteve kryesore

Një pikë e rëndësishme është të durosh tundimit të ëmbëlsirave. Të gjithë dietologët sugjerojnë që të konsumohen ushqime nga natyra.

Mund të konsumoni 100 g rrush të bardh apo të zi, ose një frut të stinës, me tre bajame. Ose provoni të hani pak kos me fara kungulli plot omega 3.

Në drekë kini kujdes nivelin e jodit

Dreka është pjesa më e rëndësishme e ditës për të plotësuar përqindjen më të madhe të vlerave ushqyese. Prandaj këshillohet që të konsumoni ushqimet e duhura, por pa rënduar organizmin.

Mund të provoni oriz dhe majdanoz të gatuar me vaj ulliri, limon dhe piper të kuq ose djegës. Ose supë me patate, presh dhe pak gjizë të shoqëruar me sallatë me rukola dhe domate.

Kur ju kaplon lodhja e mesditës

Më e mira për të ndihmuar tretjen është pastrimi i mëlçisë nga helmet që ka mbledhur gjatë ditës.

Shafrani i Indisë ose tumerik i tretur në një gotë me ujë, arrin jo vetëm largimin e helmeve por dhe eliminimin e yndyrnave dhe nxit djegien e kalorive. Shafranin e Indisë e gjeni në markete ose në pikat ku shiten erëzat

Për të shuar urinë

Frutat janë miqtë tuaj më të mirë, dhe për një sistem tretës në formë janë thelbësore.

Mund të provoni të hani një mollë të ndarë ne feta e të spërkatur me pak pluhur xhenxhefili ose kanellë.

Darka duhet ngrënë me armiqtë

Vakti i fundit të ditës duhet të jetë dhe më i lehti, si dhe duhet konsumuar para orës 19:00. Perimet e ziera me avull janë dhe zgjidhja perfekte e një dake të lehtë e plot vlera.

Mjafton që të mos e ekzagjeroni me sasinë, dhe mund të konsumoni çdo perime që preferoni. Ose në dëshironi mund të përgatisni një sallatë me spinaq dhe me pak fileto pule me vaj ulliri.

MË TEPËR

Sport3 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix3 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix3 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix3 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix3 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix3 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix3 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix3 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix3 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix3 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook