Lidhu me ne

Letersi

Makbethi – Shekspiri, Analizë e plotë e Veprës!

Macbeth - trailer (The Royal Opera) - YouTube

Tema ne tragjedine “Makbethi”:

Teme qendrore e tragjedise eshte lakmia e shfrenuar per pushtet. Ideja se etja per pushtet e shtyn njeriun ne humbjen e cdo virtyti dhe vlere morale, per te cilen nje dite ai merr shpagimin e merituar, shfaqet ne plane te shumta, qe meshirohen ne personazhet e tragjedise.

Personazhet ne tragjedine “Makbethi”:

Strumbullar te veprimit te tragjedise jane: Makbethi dhe Zonja Makbeth, por personazhi mbizoterues eshte ai qe I jep emrin tragjedise. Autori e ka realizuar bindshem natyren komplekse te Makbethit. Ai eshte jashtezakonisht ambicioz; pasioni per pushtet dhe instikti per lavdi jane aq te forte saqe asnje breng e brendeshme apo ndonje ndjenje humane, nuk eshte ne gjendje ta shkepute ate nga rruga e krimit apo ta coje nga keqardhja ne pendese.

Por nga ana tjeter, Makbethi na paraqitet si nje general me trimeri te jashtezakonshme, I cili e ka mbuluar veten me lavdi duke penguar pushimin e vendit nga nje ushtri e huaj. Ne keto ndeshje ai ka treguar kuraje vetjake te madhe, nje cilesi qe vazhdon ta shfaqe gjate tere drames perballe cdo rreziku. Njerezit ate e vlersojne te ndershem apo te nderuar. Pra, ai nuk eshte nje njeri pa te mira e pa humanizem. Makbethi behet vertet tirane, por eshte tirane me ndergjegje te trazuar. Ai e ndien se ndershkimi I tij eshte I pashmangshem. Megjithate,

edhe kur e sheh se I ka ardhur fundi, as qe I vete mendja te lype meshire, por vdes me krenari dhe zemer te forte prej ushtari, duke e paguar me koke sundimin e tij gjakatar. Prandaj nuk eshte e lehte te bindemi per sjelljen e tij, sepse ai gjithnje paraqitet ne rrethana te jashtezakonshme.

Shekspiri hyn thelle ne psikologjine e personazhit dhe e zbulon ate me dramacitet te forte. Ne fillim, jepen luhatjet e tij shpirterore, lufta e brendeshme ndermjet lakmise se papaermbajtur per pushtet (e materializuar ne skene nga profecia e tri magjistrcave) dhe e ndjenjes se detyres si vartes I mbretit, ndermjet “ndershmerise” se njeriut qe komploton per here te pare dhe imagjinates se trazuar pas krimit te ulet (monologu per feksjen e kames se pergjakur – vegimi I trurit te tij te nxehte).

Po Makbethi shquhet per nje tipar mjaft te vecante: per imagjinaten e gjalle. Ai ka thuajse imagjinaten e nje poeti: nepermjet saj ai mban lidhje me figura te mbinatyrshme. Dhe eshte pikerisht kjo imagjinate qe I zgjon atij ndjesite e ndergjegjes dhe te nderit. Ajo qe e tmerron Makbethin nuk eshte aspak pasoja e krimit, por pamja e shemtuar qe I ngacmon atij imagjinaten. Sa here qe I ngacmohet imagjinata ai vepron keq. Imagjinata eshte shume me e forte se arsyeja e tij.

Ne disa tipare karakteri I Makbethit eshte I ngjashem me ate te zonjes Makbeth. Te dy jane te pushtuar nga I njejti pasion I ambicies. Te dy jane krenare, te ashper dhe urdherues. Ata I trajtojne me percmim njerezit qe jane me poshte seres se tyre. Te dy perbejne nje cift ne bashkeveprim, por qe nuk e zevendesojne njeri-tjetrin, perkundrazi e plotesojne natyren komplekse njerezore ne rrethana te caktuara. Ne drejtime te tjera Makbethi dhe zonja Makbeth jane ne kontrast me njeri-tjetrin, ashtu sic eshte I ndertuar ne kontrast tere veprimi I tragjedise.

Veorite artistike:

Ne tragjedine Makbethi Shekspiri ka perdorur me mjeshteri mjete emocionale dhe stilistikore te efektshme dhe te paharrueshme, si: profecite e tri magjistricave, gostia mbreterore dhe shfaqja e fantazmes se Bankos te vrare pabesisht, somnamulizmi torturures I zonjes Makbeth, vegjimi trondites I kames se pergjakur, komploti per vrasjen e mbretit ne gjume, etj.

Kjo tragjedi shquhet per stukturen e qarte e te thjeshte, per konfliktin e thelle e te ngjeshur, per analizen psikologjike te karaktereve, si dhe per idete e rendesishme humaniste.

Me kete tragjedi dhe me veprat e tjera Shekspiri shfaq hapur karakterin demokratik e humanist. Tragjedite e tij trajtojne ide perparimtare te Rilindjes, si: barazia ndermjet njerezve, e drejta e mendimit te pavarur dhe e ndjenjes se lirise, himnizmi I virtytit etj.

Gjuha dhe figuracioni:

Ajo qe ua rrit vleren veprave te Shekspirit, eshte gjuha jashtezakonisht e gjalle dhe e pasur. Ne teresine e vepres se vet Shekspiri perdor fjale e shprehje me shume se cdo autor tjeter I gjuhes angleze. Ajo cka e ben te fuqishem artin e tij jane mjeshteria me te cilen ai thuri dialoget e monologet e famshem. Ne tragjedine e Shekspirit secili personazh flet gjuhen qe I pershtatet me se miri nivelit dhe karakterit te tij, duke shmangur cdo lloj falsifiteti apo mungesa natyrshmerie. Vec kesaj, fjalet pasurohen shpeshhere me kuptime shtese, te fshehura, ironike ose te dyfishta, pa harruar neologjizmat e shumta, lojrat e fjaleve apo edhe perdorimin e guximshem dhe funksional te sharjeve dhe vulgarizmave.

Figura letrare, si mjete per poetizmin e universit, luan rol qendror jo vetem ne shprehjen e mendimeve e ideve te fuqishme, por edhe ne gjithe sistemin e vargezimit.

MË TEPËR

Sport2 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix2 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix2 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix2 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix2 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix2 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix2 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix2 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix2 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix2 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook