Lidhu me ne

Mix

Mes llastimit dhe vetmisë, ja çfarë duhet të dinë prindërit që kanë veç një fëmijë

Variablat që përcaktojnë suksesin në jetë, lumturinë, empatinë apo një fëmijëri të lumtur sigurisht që ndikohen në një masë të madhe nga dinamikat familjare, por jo gjithnjë fëmijët e vetëm janë më të llastuar, më të vetmuar, më të privilegjuar apo më egoistë se fëmijët e tjerë që rriten me motra e vëllezër.

Shprehitë e inteligjencës emocionale dhe të mësuarit social, mësohen jo vetëm në familje. Kjo do të thotë se ka hapësira dhe mënyra të tjera në kontekste të ndryshme edukative, ku nëpërmjet lojës fëmijët, edhe ata të vetëm të mësojnë të ndajnë me të tjerët e të ndërveprojnë me ta. Egocentrizmi që haset tipikisht në fëmijërinë e hershme, duket se “i ndihmon” fëmijët e vetëm të mos e ndjejnë mungesën e një fëmije tjetër në familje.

Këshilla për prindërit me fëmijë të vetëm:

Në rastet kur kërkon apo pyet për një vëlla/motër tjetër, i duhet thënë se ky vendim i takon prindërve (për të mos krijuar idenë e gabuar te fëmija se ka këtë lloj pushteti mbi familjen).
Të përpiqen të nxisin pavarësinë dhe autonominë.
Të përpiqen të mos japin vëmendje dhe përkujdesje të tepruar mbytëse.
Ta nxisin të shoqërohet me fëmijë të tjerë.
Të mos shoqërohet edukimi i tij me terma apo epitete që nxisin ide narciziste, egoiste apo të tipit “i vetmi dhe më i miri”.
Të mos konsiderohet si “fatkeqësi” fakti që nuk ka motra apo vëllezër.

Nuk është “më mirë”, apo “më keq” që një fëmijë të jetë i vetëm, pasi kjo është një zgjedhje që përcaktohet nga të tjerë faktorë. Do të thotë se edukimi dhe numri i anëtarëve të një familje nuk duhet të shihet në terma sasiorë, sesa më shumë në terma cilësorë të mirërritjes dhe edukimit të fëmijës.

/Burimi “HUMANUM

MË TEPËR

Kryesore2 orë më herët

Gaz Bardhi iu trembet primareve brenda PD-së: Ne kemi ende inate të mëdha me njëri-tjetrin, ndaj duhet lënë ky muhabet

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi komentoi mundësinë e paditjes së tij nga ana e kryeministrit Edi...

Mix2 orë më herët

12 seriale që do të të bëjnë të ndihesh mirë

Qoftë nëse je i fiksuar pas serialeve apo përdor Netflix-in vetëm herë pas here, është e sigurt që ke një...

Aktualitet21 orë më herët

Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2025

Publikohen datat e provimeve të Maturës Shtetërore për vitin 2025 për nxënësit që ndjekin arsimin e përgjithshëm dhe atë profesional....

Mix21 orë më herët

Pse na dhembin veshkat kur e teprojmë me ushqimin?

Veshkat janë organe jetike në trupin tonë. Ato janë përgjegjëse për filtrimin e gjakut, pastrimin e organizmit nga toksinat, prodhimin...

Mix22 orë më herët

Kevin Coster, i dashuruar me Jennifer Lopez?

Në fund të dhjetorit 2024, Kevin Costner dhe Jennifer Lopez patën një takim miqësor në Aspen të Kolorados, ku të...

Kioske22 orë më herët

Çfarë është lumturia?

Mjaft u trishtove për gjëra të tilla, të cilat nuk janë nën kontrollin tënd. Sa herë që zemra juaj fillon...

Kryesore22 orë më herët

“PS është dukshëm përpara”, Blendi Fevziu bën parashkimin për zgjedhjet e 11 majit

Gazetari Blendi Fevziu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV komentoi situatën parazgjedhore në vend, diasporën dhe partitë...

Radar2 ditë më herët

TIRANA 2030/ Projektet arkitekturore që do të transformojnë kryeqytetin shqiptar (FOTO)

Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, po kalon një transformim të jashtëzakonshëm të nxitur nga një vizion ambicioz për të ardhmen e...

Mix5 ditë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix5 ditë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Facebook