Lidhu me ne

Mix

Shkaqet e vërteta të lodhjes


Lodhja është reaksion mbrojtës i organizmit, që në këtë mënyrë na bën me dije se e kemi tepruar. Nganjëherë lodhja është përgjigje ndaj problemeve të përditshme, nganjëherë fjala është për ndonjë sëmundje psikike, ndërkaq në 16 për qind të rasteve lodhja është pasojë e sëmundjes infektive.

Kur kalojmë nga një stinë në stinën tjetër të vitit, kur është e zvogëluar tajitja e melatoninës, jemi më të lodhur se zakonisht. Ekzistojnë lodhja organike dhe lodhja psikike. Lodhja organike rezulton nga ndonjë shkaktar fizik dhe e karakterizon prania e elanit të jetës. Ajo përkeqësohet me përfundimin e ditës dhe pjesërisht kalon pas një gjumi të mirë. Lodhjen psikike, e cila është e pranishme në 80 për qind të rasteve, e karakterizon humbja e elanit, mungesa e motivimit dhe e vullnetit për të punuar.

Lodhja e muskujve, edhe pse është autoimune, nuk dihet saktësisht se çfarë e nxit fillimin e saj. Simptomat më të shpeshta të sëmundjes janë: rënia e kapakëve të syve, shikimi dyfish i figurave, të folurit ndër hundë (nasal), vështirësi në përtypje dhe gëlltitje, dobësim i forcës muskulore në duar dhe këmbë, lodhje kronike e muskujve, vështirësi në frymëmarrje.

Lodhja mund të shtohet me aktivitet të vazhdueshëm dhe mund të largohet gjatë kohës së pushimit.

Kur janë të lodhur muskujt

Dobësia i përket zvogëlimit të forcës së muskujve. Kjo dobësi shfaqet gjatë mundimeve fizike ose menjëherë pas tyre. Mjeku e diagnostikon pas hulumtimit, mirëpo është e nevojshme të bëhen disa kontrollime: sasia e enzimeve muskulore, pasqyra e gjakut, elektromiogrami, rezonanca magnetike e boshtit kurrizor. Ekzistojnë tre shkaktarë të dobësisë muskulore. I pari është miastenia. Fjala është për sëmundjen autoimune të cilën e karakterizon hiperaktiviteti i sistemit imunologjik. Kjo sëmundje shfaqet për shkak të bllokadës të transmetimit të impulsit nervor te muskujt. Për ta arritur transmetimin, është e domosdoshme prania e substancave të caktuara (acetilkolina). Antitrupat sulmojnë receptorët e asaj substance dhe muskujt shpejt lodhen.

Shkaktari tjetër i grumbullon sindromat miogjene. Ato janë sëmundje të cilat kanë të bëjnë me muskujt, siç janë, për shembull miopatia apo mioitisi (kallja e muskujve). Pastaj rrezikohen muskujt e barkut, të kofshës, si edhe muskujt e komblikut. Me gjithë mendimin e këtillë, këto sëmundje nuk shkaktojnë dhimbje.

Shkaktari i tretë është mungesa e kaliumit në gjak, për shkak të marrjes së diuretikëve, diarresë apo vjelljes, gjë që shkaktojnë dobësinë e përgjithshme muskulore.

Shtatzënia dhe sëmundja e lodhjes së muskujve

Femrat e prekura nga sëmundja e lodhjes së muskujve mund të lindin fëmijë. Përcjellja e rregullt e gjendjes nga ana e neurologut është e domosdoshme. Te 1/3 e rasteve, mund të kenë gjendje të qëndrueshme gjatë shtatzënësisë, kurse te 1/3 prej tyre mund të ketë përkeqësime, po ashtu te 1/3 mund të ketë përmirësime. Rreziku më i madh për përkeqësim është në periudhën pas lindjes.

Diagnostikimi i sëmundjes bëhet me testin e Tensilonit

Testi i Tensilonit (Edrophonium) përdoret për të diagnostikuar sëmundjen, por edhe për të diferencuar krizën miastenike nga kriza kolinergjike, duke vlerësuar vetinë e shpejtë të veprimit. Te pacienti, mund të shihet përmirësim i shpejtë dramatik i gjendjes brenda 1 minute. Pacienti duhet të monitorohet për shkak se Endophoniumi mund të shkaktojë bradikardi, bllok në përçueshmëri dhe asystoli.

Vështirësitë e diagnostikimit

Sëmundja e lodhjes së muskujve mund të ketë simptoma të ngjashme me sëmundjet tjera si: lodhja e përgjithshme, lodhja e një grupi të muskujve, të folurit e vështirësuar, përtypja dhe gëlltitja e vështirësuar. Simptoma të ngjashme mund të ketë pacienti me infarkt trunor, sidomos infarkt të trungut trunor, dekompenzim të zemrës, emboli pulmonare, infarkt të zemrës etj. Mjeku duhet menduar në myasthenia grabis, kur pacienti ka simptomat e tilla, pa marrë parasysh moshën e pacientit.

Terapia e trajtimit

Barnat të cilat nuk preferohen te kjo sëmundje janë: nga grupi i antibiotikëve: Gentamicyn, Streptomycin, Neomycin, Amikacin, Erythromicine, Sulfonamidet, Lincomycine, Beta-bllokatorët (Propranolol, Oxprenolol, Atenolol, Timolol-oftalmik); bllokuesit e kanaleve të kalciumit (Nifedipine, Verapamil), Procainamidi, Chlorpromazina, Haloperidol, Phenytoina, Lithium, Magnesium sulfate, Chloroquine, Penicillamine, Moprphine, Codeine, benzodiazepinet.

Asnjë nga këto barna nuk ka kundër-indikacion absolut, por pacienti duhet të përcillet gjatë marrjes së këtyre barnave.

Trajtimi i sëmundjes te pacientët seropozitivë qëndron në terapinë antikolinesterazike (Mestinon tableta), kortikosteroide (Pronison tableta), imunosupresive, (Imuran tableta) thymectomy, plazmaferezë si dhe trajtimi me imunoglobuline i.v. Pacientët me MG seronegativë nuk kanë reagim të mirë në terapinë antikolinesterazike dhe në timektomi, mirëpo përgjigjen shumë mirë në plazmaferezë dhe terapinë imunosupresive. 

MË TEPËR

Sport2 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix2 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix2 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix2 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix2 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix2 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix2 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix2 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix2 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix2 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook