Lidhu me ne

Radar

Kamerat e bizneseve dhe individëve do të regjistrohen në sistem elektronik online

Nga Monitor

Kamerat e bizneseve dhe individëve do të regjistrohen në sistem

Kamerat e instaluara nga bizneset, individët e institucioneve publike në ambientet e tyre të jashtme do të regjistrohen në një sistem elektronik që do t’i japë mundësi Policisë së Shtetit të aksesojë në një kohë më të shpejtë informacionin në rast se raportohet për një ngjarje të ndodhur diku.

Një procedurë prokurimi e hapur nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë se Informacionit me objekt kontrate “Sistemi i hartës digjitale për hapësirat publike të mbuluara me kamera sigurie në rang vendi – për Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit” ka në fokus ngritjen e këtij sistemi.

Sipas dokumenteve thuhet se aktualisht nuk ekziston një sistem informatik dhe informacion i kamerave të vëzhgimit në administrim të Policisë së Shtetit pra nuk ruhet dhe nuk administrohet në mënyrë elektronike.

“Aktualisht ekzistojnë shumë kamera në ambientet publike, të cilat në raste dhe situata të ndryshme nevojitet akses nga Policia.

Aktualisht këto kamera (qofshin të policisë, institucioneve shtetërore, bizneseve të ndryshme apo individëve) vërehen në teren për një perimetër të caktuar, gjë që policia humbet shumë kohë për identifikimin dhe aksesimin e tyre. Për të ulur kohën e reagimit të policisëështë i nevojshëm realizimi i një sistemi ku të gjitha këto kamera të hidhen në një hartë dhe në këtë mënyrë të dihet ku të kërkohet në rastet e nevojshme” thuhet në dokument.

Objekti i këtij projekti është implementimi i sistemit informatik për administrimin digjital të regjistrit të kamerave te Republikës së Shqipërisë, i cili do të përfshijë:

Në fund të këtij projekti ndër të tjera kërkohet të arrihet së pari implementimi i sistemit elektronik për identifikimin e vendndodhjes së kamerave të sigurisë dhe perimetrit të tyre të mbulimit; Implementimi i sherbimit te raportimit te pozicionit gjeografik te kamerave te sigurise dhe parametrave te tyre ne portalin e-Albania; Krijimin e një baze të dhënash në të cilën do të ruhen pozicionet gjeografike të kamerave të sigurisë si dhe parametrat e tyre./Monitor

MË TEPËR

Sport1 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix1 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix1 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix1 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix1 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix1 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix1 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix1 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix1 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix1 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook