Lidhu me ne

Mix

Regjim ushqimor sipas intolerancës. Si dhe pse ta mbajmë atë?

Ndoshta keni dëgjuar shumë për regjimin ushqimor sipas intolerancës – dhe po pyesni veten: “Çfarë është një e tillë dhe a duhet ta provoj?” Ose ndoshta një mjek ju ka sugjeruar të mbani një të tillë dhe mendimi juaj i parë ishte: “Nuk e di. Kjo tingëllon si shumë punë. Por unë jam i gatshëm të lexoj më shumë rreth përfitimeve nga mbajtja e një regjimi sipas intolerancës.”

Çfarë është një regjim ushqimor sipas intolerancës?

Regjimi ushqimor sipas intolerancës konsiston në atë që sugjeron emri: përjashton ushqimet ndaj të cilave jeni intolerantë për një periudhë të shkurtër kohe. Pastaj ngadalë i rifutni këto ushqime në regjimin tuaj duke shmangur marrjet ditore të ekzagjeruara që favorizojnë një intolerancë të re në organizëm.

Ndryshe nga alergjitë ushqimore – të cilat përfshijnë sistemin imunitar – intolerancat ushqimore ndodhin kur zorra reagon keq ndaj ushqimeve apo përbërësve ushqimor të caktuar. Këto reagime zakonisht shpalosen në disa mënyra:

  • Inflamacion: Disa ushqime irritojnë indet e zorrëve, duke shkaktuar simptoma në të gjithë trupin. Për shembull, aminat natyrale të pranishme në verën e kuqe mund të zgjerojnë enët e gjakut, duke shkaktuar migrenë te disa njerëz.
  • Dispepsi: Herë të tjera, trakti tretës nuk arrin të shpërbëjë siç duhet disa ushqime. Për shembull, ndoshta keni dëgjuar për intolerancën ndaj laktozës. Zorrët e disa njerëzve nuk prodhojnë mjaftueshëm enzimën laktazë e cila tret laktozën, një sheqer i pranishëm në qumësht. Rezultati I kësaj të fundit: gazra, fryrje barku apo diarre.

Cilat simptoma mund të trajtohen me një regjim ushqimor sipas intolerancës?

Një numër studimesh tregon se regjimi ushqimor sipas intolerancës mund të çojë në një gamë të gjerë simptomash të padëshiruara.Për shembull, intoleranca ushqimore është e lidhur me:

Mungesë vëmendje/Hiperaktivitet

Fryrje barku

Konfuzion

Depresion

Diarre

Lodhje

Dhimbje koke

Obezitet

Dhimbje stomaku…

Cilat janë përfitimet e mbajtjes së një regjimi ushqimor sipas intolerancës?

Regjimi ushqimor sipas intolerancës ju ndihmon të analizoni çfarë ndodh në trupin tuaj kur ndryshoni atë që hani. Nëse dhimbja e kokës suaj zhduket pasi të keni hequr disa ushqime, vetëm për t’u rishfaqur papritur kur rifutni një prej tyre, kjo është një e dhënë e fuqishme.

Pa një regjim ushqimor sipas intolerancës, vetëm mund të merrni me mend shkaqet dhe efektet e tyre.

Jeni fryrë për shkak të qepëve që keni ngrënë në drekë? Apo ishte birra? Apo fryrja nga diçka që nuk lidhet me ushqimin, siç është ngrënia shumë shpejt?

Ky supozim bëhet edhe më i vështirë kur: Simptomat shfaqen jashtë sistemit gastrointestinal. U zgjuat me migrenë për shkak të verës që keni pirë në darkë? Apo jeni thjesht i dehidratuar? Apo ndoshta nuk keni fjetur mirë? Në mënyrë të ngjashme, a ishte shkaktuar skuqja e lëkurës nga diçka që keni ngrënë—apo ishte shkaktuar nga kontakti me një parfum, detergjent ose ndonjë substancë tjetër irrituese?

Ju mund të hani sasi të vogla të ushqimeve të caktuara pa simptoma. Për shembull, një katror çokollatë mund të mos shkaktojë probleme, por kur hani gjysmë çokollatë? Trupi juaj rebelohet.

Simptomat e intolerancave ushqimore janë të vonuara. Ju hani pak piper të kuq dhe ndiheni mirë. Pastaj disa ditë më vonë, ju dhembin kyçet, ndiheni konfuz. Po, është e mundur.

Një regjim ushqimor sipas intolerancës ju ndihmon të identifikoni burimin e vërtetë të problemeve të tilla, një herë e përgjithmonë.

MË TEPËR

Sport22 orë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix22 orë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix22 orë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix22 orë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix23 orë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix23 orë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix23 orë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix23 orë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix23 orë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix23 orë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook