Lidhu me ne

Mix

Lodhje dhe dobësi? Mund të jetë pranvera shkaku?

Në pranverë, e dini, ditët zgjasin, moti përmirësohet, natyra zgjohet, por gjithçka që duket se ka një efekt pozitiv në tru dhe nxit një humor të mirë mund të ketë edhe “efekte anësore”. Bëhet fjalë për të ashtuquajturën “sëmundje pranverore” e cila prek rreth dy milionë njerëz në këtë periudhë të vitit dhe e cila manifestohet me shenja si lodhja dhe dobësia, të cilave shpeshherë i shtohen edhe humori i keq, ankthi, shqetësimi, pagjumësia dhe mungesa e përqendrimit. Kjo gjëndje e përgjithshme, megjithëse e natyrës jopatologjike, mund të përkeqësojë cilësinë e jetës dhe të paraqesë problem në kryerjen normale të aktiviteteve të përditshme.

Cilat janë shkaqet?

Disa nga bezditë që ndjehen në pranverë janë të ngjashme me ato tipike të vjeshtës, ndërsa të tjera varen ekskluzivisht nga ndryshimet që ndodhin në këtë periudhë të vitit. Fillimisht, duhet të përshtatemi me kalimin në kohën e verës, e cila heq një orë gjumë dhe e detyron trupin të mësohet me ritmin e ri. Për më tepër, ditët më të gjata dhe temperaturat më të larta stimulojnë aktivitetin më të madh të të gjithë trupit, i cili mund të mos jetë në gjendje të përgjigjet në mënyrë adekuate. Kështu, trupi ka tendencë të sinjalizojë shqetësimin e tij me lodhje dhe dobësi në dukje të pajustifikuar, por që në realitet janë kambana e alarmit të një gjendjeje fizike dhe mendore jo të shkëlqyer. Simptomat e “sëmundjes së pranverës” mund të jenë akute dhe të fshehin patologji më të rënda, në këtë rast është mirë t’i nënshtroheni një kontrolli mjekësor. Megjithatë, nëse simptomat nuk janë veçanërisht akute, ato nuk duhen neglizhuar pasi mund të çojnë në shqetësime më të mëdha psiko-fizike.

Dieta e duhur kundër sëmundjeve të stinës

Të gjithë e dinë se qëllimi kryesor i të ushqyerit është kryesisht energjia, por shpesh harrohet se kjo energji duhet të sigurohet gradualisht gjatë ditës; prandaj është mirë të hani 5 vakte në ditë (mëngjes, paradite, drekë, pasdite, darkë) për të mos i lënë trupin asnjëherë mungesën e “karburantit”. Për të luftuar dobësinë dhe lodhjen, është gjithashtu e nevojshme të ndiqni një dietë të shëndetshme dhe të larmishme, e cila garanton marrjen e mjaftueshme të makronutrientëve (karbohidratet, proteinat dhe yndyrat) dhe mikronutrientët (si vitaminat dhe mineralet). Vitaminat nuk japin kalori, por kryejnë funksione të rëndësishme (antioksidantë, mbrojtës, antiinflamator etj.) dhe rregullojnë një pjesë të madhe të transformimeve kimike që ndodhin në trup, duke përfshirë edhe ato energjitike. Ndër vitaminat më të rëndësishme të përfshira në procesin metabolik (prodhimin e energjisë) janë ato të grupit B:

Vitamina B1 vepron kryesisht në metabolizmin e karbohidrateve.

Vitamina B2 ka shumë funksione duke përfshirë lehtësimin e përthithjes së yndyrave.

Vitamina B6 lejon një përdorim të mirë të proteinave dhe vepron në metabolizmin e karbohidrateve dhe lipideve.

Vitamina B12, përveçse nxit metabolizmin e sheqernave dhe proteinave, është thelbësore për funksionimin e duhur të sistemit nervor.

Vitaminat B gjenden në sasi të mëdha veçanërisht në ushqimet me origjinë shtazore: prandaj është e rëndësishme që mishi, peshku dhe vezët të merren çdo javë në sasitë e duhura dhe të konsumohen çdo ditë kos, qumështi apo djathi. Por e rëndësishme është që këto ushqime të shtohen çdo ditë në sasinë e duhur, prandaj është e domosdoshme këshilla e mjekut nutricionist. Ne ju mirëpresim çdo ditë pranë Klinikës FitHealth për të hartuar regjimin e personalizuar që ju përshtatet ju dhe parametrave tuaj shëndetësorë.

Aktiviteti fizik për mirëqenien psiko-fizike

Për të mposhtur lodhjen dhe stresin, është mirë të praktikoni aktivitet fizik aerobik me intensitet të ulët dhe afatgjatë, si ecja, çiklizmi etj. Është e rëndësishme që aktiviteti fizik të bëhet zakon i përditshëm ose të praktikohet të paktën 40 minuta 3-4 herë në javë. Përfitimet që mund të merren janë të shumta. Fillimisht, ushtrimet fizike rritin prodhimin e energjisë dhe dëshmojnë se janë në gjendje të luftojnë lodhjen dhe dobësinë më shumë se sa pushimi. Një dozë e mirë e aktivitetit fizik dhe e praktikuar rregullisht, është gjithashtu në gjendje të përmirësojë gjëndjen tuaj të përgjithshme. Në fakt, ndër modifikimet e ndryshme të dobishme të metabolizmit dhe sistemit nervor, aktiviteti stimulon prodhimin e endorfinës, neurotransmetuesve me veti analgjezike që japin qetësi.

Këshilla të tjera kundër lodhjes dhe dobësisë

Hani 2 racione me perime në ditë, duke preferuar perimet e gjalla në vend të atyre të gatuara për të siguruar një furnizim më të mirë me vitamina dhe antioksidantë, të cilat pakësohen me gatimin.

Hani 3 racione fruta në ditë: përpiquni të fokusoheni tek frutat e stinës.

Shoqëroni perimet me lëng limoni: vitamina C nxit përthithjen e hekurit nga ushqimet, mungesa e të cilit mund të shkaktojë lodhje dhe dobësi.

Kushtojini vëmendje darkës: vakti i mbrëmjes, ai që është më afër kohës së gjumit, duhet të sigurojë jo më shumë se 30% të kalorive të gjithë ditës dhe të mos jetë i bollshëm as me yndyrë, as me sheqerna të thjeshtë, por të sigurojë kalori veçanërisht nga drithërat si p.sh. oriz ose bishtajore, ose nga proteina si ato të peshkut.

Ekspozoni veten në diell me kujdes: ekspozimi në diell përmirëson gjëndjen e përgjithshme, si dhe nxit prodhimin e vitaminës D, një mikronutrient i çmuar i dobishëm për shumë funksione të trupit tonë.

Sigurohuni që të merrni pushimin e duhur gjatë natës: gjumi i pandërprerë për një numër të mjaftueshëm orësh (rreth 8 orë për një të rritur) është thelbësor për mirëqenien fizike dhe mendore të trupit dhe për të mos përjetuar lodhje gjatë ditës.

MË TEPËR

Radar19 orë më herët

Dalina Buzi: Parashqevia, ylli shqiptar që e fshiu vendin e vet, i vetmi që e deshi e s’do e linte të mblidhte ndihma

Dalina Buzi, tregon përmes një eksperience personale dhe profesionale nga viti 2003 kur e gjendur në Amerikë për të ndjekur...

Kryesore2 ditë më herët

“Trump është legjendë, ju jo” / Evi Kokalari sulmon Sali Berishën!

Aktivistja Evi Kokalari dhe kreu i PD Sali Berisha Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar sërish pas deklaratave të bëra një...

Aktualitet2 ditë më herët

“Nuk i njeh askush s’ka njeri që di të përmendë 5 emra ministrash në këtë vend “

Lorenc Vangjeli: Analisti Lorenc Vangjeli foli në “Top Story” për deputetët në Kuvend, teksa disa prej tyre i konsideroi si...

Kioske2 ditë më herët

Tiranës i duhet një metro

Eduard Zaloshnja Zona metropolitane e Tiranës, që përfshin bashkitë Tiranë, Kamëz e Vorë, ka plot 716 mijë banorë, 216 mijë...

Radar2 ditë më herët

Basha: Partia Demokratët Euro Atlantikë ka kolosë në gjirin e vet. Rakipi: Në Atlantik ka peshq

Lulzim Basha, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se në partinë Demokratët Euro Atlantikë ka “kolosë” të cilët...

Mix2 ditë më herët

iPhone 17 Pro, Apple gati për të revolucionuar dizajnin: këto janë risitë e mundshme

Me sa duket, risitë që vijnë në iPhone 17 nuk do të kenë të bëjnë vetëm me ekranin. Në fakt,...

Mix2 ditë më herët

Kush është blogerja Bettina Anderson? 5 gjërat që duhet të dini për të dashurën e re të Donald Trump Jr

Bettina Anderson u bë e famshme pasi u shfaq krah për krah me Donald Trump Jr. Në fotot e marra...

Radar2 ditë më herët

Nuk është shaka/Nis dialogu me qytetarët për luftën ndaj korrupsionit

Teksti më poshtë është marrë nga ATSh dhe sugjerohet si lajm nën titullin: Komisioni i posaçëm antikorrupsion, nisin nga Durrësi forumet...

Kritike3 ditë më herët

Mashtrimin e Edi Ramës me rritjen e pagave e beson vetëm Helena Kaçi

Nga Irena Beqiraj Në 7 prill 2023, ministrja e Financave e asaj kohe, Delina Ibrahimi, na dha lajmin e mirë...

Mix3 ditë më herët

3 ushqimet më të mira për mëngjes!

Tërshëra 1. Të gjithë e dimë se tërshëra është një superushqim. Gjëja më e mirë është që ju mund ta...

Facebook