Lidhu me ne

Radar

Edi Rama : Sociopat, anarkist, mashtrues me shije homoseksuale

Zbardhet dosja e shërbimeve sekrete për Edi Ramën në fillimet e demokracisë: Sociopat i lindur

Edi Rama në finalen e Big Brother? - Gazeta Express

Nga Bujar Hoxha*

Shqiptarët honxhobonxho janë të tmerrshëm për mizori e kapadaillëk/ Faik Konica

Në këto ditë të nxehta, nisën akuzat se Sigurimi i Shtetit (SSH) po kryente përgjime ndaj politikanëve opozitare, në tejkalim të autoritetit të tij lidhur me ndjekjen dhe përgjimet e aktiviteteve politike, duke përmendur mjediset edhe në ish hotel “Dajti”.

Paranoja e përgjimeve brenda opozitës

Sqarimet zyrtare dhe konfidenciale nuk bëheshin të besueshme. Mund të them pa mëdyshje: kur “urithët” apo “ nunët “ të ngjitur pas politikanëve ndjenin frymëmarrjen e kundërzbulimit në shpinë, karikonin sulmet mediatike ndaj nesh. Njëri prej tyre frekuentonte natën dhe i maskuar ambasadën jugosllave, ndërsa ditën i hapur futej në mjediset e Partisë Demokratike.

Ai i dinte vetë hallet e tij (dhe ne i dinim), thjeshtë mund të kishte simpati të veçantë në atë lloj mjedisi. Përderisa SSH bazohej në aktet e njohura, zyrtarisht ishte i justifikuar. Nisur nga arsyetimi se në ambiente të veçanta të hotelit kishte pika stacionare përgjimi, të destinuara kryesisht për të huaj të dyshimtë, nuk mund të shmangte që në rrjetën e këtyre përgjimeve të binin edhe shtetas shqiptarë, qofshin edhe politikanë.

Nga ana tjetër, akuzoheshim edhe për përgjim të telefonave të politikanëve të rinj që do bëheshin udhëheqës shteti (?). Kujtoj një rast me Eduart Selamin, gjatë një takimi rutinë në bar-kafen tek Pallati i Kongreseve. Ngriti shqetësimin se i përgjohej telefoni. Me një indiferencë të ftohtë i shpjegova se nuk merremi me të tilla gjëra, por ai këmbënguli se kur ngrinte receptorin dëgjonte zhurmë, kjo sipas tij vërtetonte shqetësimin që përgjohej.

Me etikë i shpjegova se nuk ishte e vërtetë dhe për ta mbyllur e sqarova se përgjimi telefonik realizohet pa krijuar as më të voglin dyshim tek klienti-objekt, ndryshe nuk sigurohet qëllimi për të cilën veprohet dhe duke ironizuar se personi i tij nuk plotësonte konturet për të qenë në vëmendjen e shërbimit sekret. U egërsua, në mbrojtje i erdhi “engjëlli” Azem Hajdari, duke e qetësuar se do i zgjidhim këto punë.

E vërteta është se kundërzbulimi në Tiranë kishte nisur procedurat për çmontimin e pajisjeve stacionare në disa ambiente, por në mitingjet e organizuara qoftë nga e majta apo e djathta, mjetet e përgjimit dhe filmimit i mbanim aktive për të shmangur keqkuptimet dhe të ruheshin si prova nëse do ndodhnin keqpërdorime të ligjit.

Në disa raste kemi shmangur përgatitje dhe tentativa për atentate majtas e djathtas, në një rast tepër delikat ndaj Sali Berishës në mitingun e organizuar nga Partia Demokratike, pranë ish stadiumit “Dinamo”. Përgjimet kombinative mbetën një armë e fuqishme gjurmimi, një goditje e zbërthimeve kodifikuese dhe ndihmuan për disa operacione fine në “bashkëbisedime informative”.

“Mora detyra specifike për të shtuar radhët me shtresën e besuar për të themeluar partinë me sfond etnik”, do citonte njëri prej tyre i sapo kthyer nga Maqedonia.

Dosja Rama

Kështu ndodhi me mitingun e bërë nga Partia Demokratike pas themelimit, në sheshin “Gensher” pranë ish stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”, ku do regjistrohej edhe fjalimi arrogant i Edi Ramës, i cili bënte thirrje për destabilizim.

Stili i të shprehurit synonte opinion depërtues, duke imponuar modelin karakteristik të mendimit anarkist. Në fytyrë i përdridhej një përçmim i fryrë që të jepte alergji. Ai kishte një oratori të egër që e shfaqte me karagjozllëk irritues. U mendua të niste procedimi për të, por informacioni i dërguar në ministri, ishte parë nga R. Alia duke lënë porosi të thirrej e të lihej i lirë, si djali i Kristaqit.

E vërteta është se me këtë njeri, kundërzbulimi ishte marrë para disa muajsh dhe kishte çelur një fashikull të dyshimtë: bëhej fjalë për qëndrimin disi të gjatë të tij në Greqi. Burimi ynë informativ i sapo kthyer në fund të muajit gusht sinjalizoi takimin e tij me E. Ramën në Athinë dhe dëshirën e tij për të qëndruar përgjithmonë, apo “zarare” të tjera.

Sociopat, anarkist, mashtrues me shije homoseksuale

Nga verifikimet në terren rezultoi se vuante nga aztma dhe sociopatia patologjike. Doktori që e kuronte pak fshehurazi, ishte profesor i nderuar, më dukej se kishte mbiemrin Ylviu. Ai i kishte shpjeguar kundërzbuluesit se klienti i tij ishte sociopat i lindur, por i suksesshëm, ama duhet trajtuar klinikisht dhe në kartelën e hapur kishte shënuar diagnozën “sociopat me simptoma patollogjike”.

Në këto kushte, Kristaq Rama mori takim me shefat e kundërzbulimit dhe garantoi kthimin e tij nga Athina, duke u justifikuar se e kishte dërguar në Greqi edhe për një vizitë mjekësore.

Në civinë “operative” u futën shumë materiale dhe fakti që fjala e tij në këtë miting shkelte ligjin për simbolet kombëtare, miratuar ekstra nga Parlamenti. U gjykua të thirrej, por nuk morën parasysh faktin se nuk qëndronte në rresht.

Nisi të bëjë thirrje të hapura për hakmarrje ndaj komunistëve. Morali i tij quhej si leckë e vjetëruar, kësisoj do dallohej për pikëpamje radikale. Kundërzbulimi e dinte, çudia ishte tek ata lart, që nuk besonin karakterin e tij të deformuar. Dhe në këtë rast, babai i tij vetëm se na vështronte me përulje.

Debatet në  Liceun e Arteve nisën me taktika agresive dhe do shuheshin për shkak të grindjeve acaruese, duke e cilësuar “shakaxhiu i përparimit”.

Nuk duronte asnjë rival, të vërtetë ose imagjinar. Duke qenë anarkist deri në palcë, nuk pëlqente ligjin, rregullin, kënaqej kur dilte mbi të tjerët, dominimi i pushtetit të tij duhej të ndihej nga të gjithë. Tek ai në mënyrë të habitshme shfaqeshin periudha të gënjyerit patologjik pa arsye, kishte një përfytyrim të lartë mbi veten dhe një qëndrim kontradiktor ndaj sigurisë së vet.

“Artisti” raportonte edhe për ekspozimin e shijeve sensacionale, duke këmbëngulur manifestimin e sjelljeve të tij si transvetit dhe me shije homoseksuale. Entuziazmin tek “ refleksionet “ kundërzbulimi e shikonte si “ tablo e zymtë”, këtë njeri e tregonte si racist, harbut me steriotipin e një radikali të pandreqshëm, kur dilte nga vetja luante rolin e një rrugaçi nate. Ai nuk i fshihte qëndrimin e skajshëm kritik ndaj sistemit dhe politikës komuniste, por i mungonte brumi për t’u bërë i besueshëm.

“Komunistët në litar “ ishte deviza e tij. Ëndërronte të shkëlqente duke u matur me këdo, vetëm të ishte i pari në gjithçka e kudo. Edhe pse hapur paraqitej antikomunist i egër, nuk pëlqehej nga S. Berisha. Për këtë arsye angazhimi i tij me Partinë Demokratike si personazh niveli nuk zgjati as një vit. Përpjekjet e tij zvarritëse për fitimin e dafinave politike nuk u kurorëzuan, Sali Berisha do urdhëronte “ shporrjen e tellallit”, do largohej “me shkelma në prapanicë”, do ironizonte “Skifteri”.

Edhe shokët e afërt do ndjenin një farë bezdie dyshuese ndaj dredhive dhe vrullit, për këtë shkak i kthyen shpinën. “As macen nuk do t’ia besoja ta ruante”, citonte “Artisti”, i cili ishte vërtetë siç dhe mori emrin: artist. Mëndjemprehtë, vishej me elegancë, i arsimuar mirë dhe kishte mendje krijuese, prandaj kundërzbulimi e zgjodhi nga radhët e arteve, ku qëndroi për shumë vite, deri në mesin e viteve ’92.

Ndryshe nga ekipi i parë në Partinë Demokratike, ai mbeti aventurier i vetmuar, që nuk përfaqësonte ndonjë filozofi mendimi. Anonte haptazi nga anarkizmi banal me frymë imponimi, pa arritur të shfaqte rrymë të besueshme intelektuale, krijonte emocione të momentit por instiktet me përmbajtje hipnoze e çonin në përbuzje.

Shfaqej i nervozuar në komunikime, imponohej para të tjerëve me monologë të zgjatur pa ruajtur etikën për të dëgjuar përgjigjen. I lindur me sëmundjen e sociopatisë, orientimi i tij paranojak do e shtynte thellë e më thellë në vetmi politike me hamendësime shëndetësore.

Propaganda për përgjimet po kthehej në paranojë, për të cilën nisën sulmet për të djegur zyrat e SSH./Alfapress.al

*Bujar Hoxha është një protagonist në detyra kyçe të shërbimit sekret shqiptar në ato vite, pasazhi është nxjerrë nga libri i tij, “Pluralizmi shqiptarë dhe Sigurimi i Shtetit”

MË TEPËR

Kryesore14 orë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix14 orë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet21 orë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore21 orë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore5 ditë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix5 ditë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix5 ditë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Radar5 ditë më herët

Thirrja e Mel Gibson: Të zbardhet e vërteta për 11 shtatorin

Ylli i Hollivudit, Mel Gibson, një mbështetës i zëshëm i presidentit amerikan Donald Trump, i ka kërkuar qeverisë amerikane të...

Mix6 ditë më herët

Audrey Hepburn: Grimi nuk e mbulon shpirtin e keq!

Audrey Hepburn u ngrit dhe u bë një yll i kinematorgrafisë botërore, pikërisht në kohën e kthesave, të cilave u...

Mix6 ditë më herët

Arrat janë ushqimi më i mirë për uljen e kolesterolit

Arrat janë ndër ushqimet më të mira për shëndetin e zemrës, kanë konfirmuar studimet nga Suedia dhe Norvegjia. Ato janë...

Facebook