Lidhu me ne

Radar

Dy gjëra rrënojnë të ardhmen e vendit, ikja e të rinjve dhe borxhi i tmerrshëm


Rama flet mirë për Vuçiçin për të nxjerrë keq Albin Kurtin

Ish-kryeministri Sali Berisha u ndal ditën në Kukës për fushatën zgjedhore të Komisionit të Rithemelimit në PD për të zgjedhur kryetarin e ri.

Berisha në fjalën e tij nuk ka la pa shigjetuar Kryeministrin Edi Rama për të cilin tha se është më afër me Serbinë se Kosovën.

Berisha theksoi se Rama nuk kursen fjalët e mira për Vuçiçin që të nxjerrë keq Albin Kurtin.

Rama nuk kursen fjalë të mirë pa thënë për Vuçiçin për të nxjerrë Albin Kurtin apo atë tjetrin para Kurtit dhe udhëheqjen politike të Kosovës.

Po çfarë ndodh më këtë qëndrim? Pas shekujsh ne u bëmë të lirë. Në Kosova shqiptarët janë të lirë edhe në Shqipëri janë të lirë. Fuqia e një njeriu të lirë është e pakrahasueshme.

Në vend që të ndihemi të fuqishëm vazhdojmë të ndihemi të përgjysmuar. Dje na përgjysmonte kufiri dhe armiqësia ideologjike Enver – Tito. Sot po na përgjysmon qëndrimi filo serb, qëndrimi prej skllavi që mban Rama duke shkelmuar, interesin e çdo shqiptari”, tha Berisha.

Ish-kryeministri foli edhe për sfidat dhe vështirësitë e lëvizjes që ai nisi ne muajin shtator. Berisha u shpreh i bindur se PD nuk mund të jetë gjë tjetër, veçse mjeti që duhet të shpëtojë Shqipërinë nga regjimi i Rames.

“Ne erdhëm nga shtator deri më sot duke kaluar çdo përpjekje. Lëvizja jonë ishte lëvizje idealiste dhe nuk mund të ndalej. Por sot kjo lëvizje, në këtë stacion ku kemi arritur ne ka një mision shumë herë më të rëndësishëm. Ka një mision më të vështirë, secili prej jush jeni këtu si misionarë që kapërcyen cdo vështirësi, çdo trysnin, çdo përpjekje për shantazh. Por PD nuk mund të jetë gjë tjetër, veçse mjeti që duhet të shpëtojë Shqipërinë nga ky regjim i cili është shqiptar, shqipfolës, por vepron sikur të mos ishte shqiptar.

Kemi 9 vite me qeveri të Ramës. Në 9 vite shqiptarët jo që nuk kanë patur rritje rrogash, por ata që kanë marrë rrogë mesatare dhe të ulët, sot për shkak të rritjes së çmimeve marrin 50% më pak.

A nuk jemi kthyer sot ne një komb pa të ardhme? Po, sepse po iku rinia e një kombi i ikën e ardhmja. Dy gjera rrënojnë të ardhmen e secilit prej nesh: Ikja e të rinjve dhe borxhi i tmerrshëm që ka rritur”, u shpreh Berisha.

MË TEPËR

Sport20 orë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix20 orë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix20 orë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix21 orë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix21 orë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix21 orë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix21 orë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix21 orë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix21 orë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix22 orë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook