Lidhu me ne

Kryesore

Funksionim anormal i koalicionit PS-LSI “shitet” si normalitet

image_2016_07_24_1010_1469349700

Në një vend normal, piruetat e Ilir Metës kundër qeverisë do kishin sjellë një prishje të koalicionit dhe ndarje përfundimtare të PS me LSI-në. Publikisht Ilir Meta rriti tonet ndaj partnerit në koalicion, duke përcjellë mesazhe në distancë për bashkëkryetarin e Aleancës, me të cilin komunikimi duket se është në ditë të vështira. Megjithatë LSI- u zbut dhe bashkëqeverisja nuk duket se do ketë probleme parimore, përderisa të dyja palët vazhdojnë të marrin në terma praktikë frytet e pushtetit. Vetëm kështu mund të shpjegohen deklarata e Petrit Vasilit dhe Fatmir Xhafajt se debatet për reformën në drejtësi i shërbyen në një farë mënyre edhe reflektimit për një ridimensionim të koalicionit. I pyetur për këtë marrëdhënie, Fatmir Xhafaj pranoi se funksionimi i koalicinit është anormal, por për sociListët, kjo është një premisë për të rikthyer dashurinë me “armikun” në pushtet.
“Më duhet të them se kjo reformë në këto 20 muaj mund të ketë shkaktuar shumë turbulenca, padyshim edhe në radhët e mazhorancës. Kurse kur flasim për marrëdhëniet mes dy forcave kryesore që përbëjnë mazhorancën, unë nuk mendoj që lidhet aq shumë me ketë gjë në vetvete se sa me probleme të nevojës për një funksionim shumë më të mirë se deri tani të mazhorancës dhe të raporteve ndërmjet dy forcave kryesore politike të mazhorancës. Nuk kam pse ta fsheh që nuk shoh një funksionim normal, nuk shoh një marrëdhënie të shëndetshme në këtë fazë, pas 3 vitesh të funksionimit të kësaj aleance”-deklaroi Fatmir Xhafaj, duke vërtetuar në një farë mënyre se pavarësisht ndasive dy partitë e kanë një gjë të përbashkët, alibinë para publikut se përse duhet të qëndrojnë në pushtet.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Anita Haradinaj nuk mban dot lotët: Kam kaluar 3 aborte të vështira!

Bashkëshortja e Ramush Haradinaj, Anita ishte e ftuar në podcastin e Orinda Hutës “Mam”, ku beri disa rrefime te patreguara...

Mix3 ditë më herët

Nudo dhe seksi, Belen Rodriguez publikon FOTOT HOT në vaskë

Belen Rodriguez ka publikuar foto nudo në vaskën e shtëpisë së saj të re. Bukuroshja argjentinase shfaqet provokuese dhe e...

Mix3 ditë më herët

Sa para do të përfitojë Donald Trump nga mandati i tij i dytë?

Shkruar nga Jill Filipovic Trump kaloi 1 nga çdo 3 ditë të 3 viteve të tij të para në detyrë...

Radar4 ditë më herët

Stresi i indinjuar me karikaturën e Sokol Ballës në zyrë

Reperi Stresi ka reaguar ashpër ditën e sotme ndaj gazetarit Sokol Balla. Ai ka ripostuar në ‘story’ në Instagram një...

Mix4 ditë më herët

Victoria Beckham reagon pas aludimeve për ndërhyrje në hundë

Victoria Beckham ka reaguar ndaj thashethemeve të vazhdueshme për ndërhyrje kirurgjikale në hundën e saj. Gjatë një interviste në ‘Today...

Kryesore4 ditë më herët

Noka reagon pas sherrit me Agron Shehajn: Ai është ushtar i “Rilindjes”

Flamur Noka ka reaguar për sherrin që ka pasur me Agron Shehajn në foltoren e Kuvendit. Noka e shtyu me...

Mix4 ditë më herët

Çfarë kanë të përbashkët migrena dhe endometrioza?

Sa herë që përmendet fjala “migrenë” apo “endometriozë,” shumica e njerëzve mendojnë për dy probleme të veçanta. Por ja ku...

Sport4 ditë më herët

Si Carlo Ancelotti shkroi historinë me Real Madrid

Carlo Ancelotti Carlo Ancelotti vazhdon të bëjë histori me Real Madridin. Trajneri italian është bërë trajneri me më shumë tituj...

Mix4 ditë më herët

”Televizioni po shkon drejt llumit” – Alketa Vejsiu ‘përballet’ me Dalina Buzin: Po ‘Andale’ yt çfarë është?

Në podcastin e Alketa Vejsiut, Dalina Buzi, producente dhe një figurë e njohur e televizionit shqiptar, ka dhënë mendimin e...

Mix5 ditë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta tani përkthejnë në kohë reale

Lajme nga Meta për syzet e saj inteligjente. Kompania e Mark Zuckerberg në fakt ka njoftuar se Ray-Ban Meta është...

Facebook