Lidhu me ne

Kryesore

Pomepo, lidhje e vjetër e Linden Energy që kontrollon distributorin bullgar, Overgas

Analizë nga Respublica.al

Shqipëria 2030 ekspertuese e energjisë? Çfarë parashikon

Për qeverinë shqiptare të tanishme, Mike Pompeo është ende sekretar i Departamentit të Shtetit. Në takimet e zhvilluara sot në Tiranë, kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e kanë cilësuar ish-sekretarin amerikan të Shtetit, si Sekretar. Nuk dihet mirë nëse ky është një lloj apelativi për respekt formal, apo ka lidhje me një mentalitet ndaj padronit dhe mbrojtësit, njësoj si në Italinë e dikurshme kur përdorej apelativi Dottore, për dikë që ishte Dikush. Përtej kësaj fasade që kuptohet lehtë, duhet të vihet në dukje rëndësia e marrëveshjes apo memorandumit mes “Overgas” të Bullgarisë dhe “Albgaz” për terminalin e Vlorës.

 fjalën e vet, ministrja Balluku, ndër të rrallat raste ku u shfaq disi e emocionuar zbuloi se në projektin e terminalit të Vlorës, ku janë përfshirë kompani si Exxon, do të inkuadrohet edhe një kompani tjetër amerikane me qendër në Texas, Linden Energy. Firmosës i memorandumit ishte Stephen Payne, president i kompanisë, njëkohësisht Drejtori Ekzekutiv i saj, por në sy bie edhe prania e ambasadorit Matthew Bryza, anëtar i Bordit të Linden Energy, i cili ka në CV e tij detyra të tilla si anëtar i Bordit të Turcas, kompani për tregtimin e energjisë, drejtor i Lamor Turkey, një kompani e përbashkët turko-finlandeze për zgjidhjet mjedisore, drejtor i IKAR ENERGY, fond privat dhe drejtues i një think tanku, IKAR Institute. Po kështu Bryza është anëtar i Nobel Upstream, një kompani kërkimi dhe prodhimi nafte me qendër në Londër. Një njeri pra shumë i zënë, i të gjitha lidhjeve mesa duket dhe shërben si pikë kontakti në një botë me shumë interesa. 

Zonja Balluku përmendi në fjalën e vet, të publikuar në Facebook edhe një episod me ministrin grek të Energjisë Kostas Skrekas, i cili sipas saj e krahasoi Vlorën me Aleksandropulin. Ne nuk dimë ende se çfarë përfaqëson Vlora në kuadër të projekteve për gazin, apo gazin e lëngshëm që sugjerohet të furnizojë Europën nga SHBA përmes pikave të tilla si qyteti shqiptar i Jugut. Ajo që meriton vëmendje këtu është prezenca e një kompanie si “Linden Energy” dhe asetit politik të saj, ish-sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo. Nëse sheh ecurinë e kompanisë, është e qartë se Pompeo këtu nuk ka ardhur as për të folur për korrupsionin e Berishës, as për të marrë çmimin që u tha se mori, por vetëm për të emfatizuar rëndësinë e një projekti që po i jepet një kompanie që e ka atë klient.

“Linden Energy” ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me “Overgas” të Bullgarisë. Në vitin 2021, konkretisht në muajin gusht, ajo bleu 50% të aksioneve të distributorit bullgar, por asnjë nga palët nuk zbardhën shifrën e shitjes. Drejtori ekzekutiv i Overgas, Svetoslav Ivanov, deklaroi asokohe se “nëse aksionerët bien dakord dhe mmarrëveshja bëhet një akt formal, çdo gjë do t’i njoftohet publikut”.

Sipas tij, marrëveshja i hap rrugë gazifikimit në Bullgari që është një ndër objektivat e Linden. Në aktivitetin me titullin kumbues “Bota është biznes”, Payne, foli për historinë e kompanisë së drejtuar prej tij dhe shpjegoi arsyet pse hyri në tregun ballkanik. Në fakt në faqen e kompanisë, Ballkani zë vendin kryesor në rubrikën “Lajme”. Konkretisht Linden ka blerë 10% të aksioneve të lidhësit së gazit mes Bullgarisë dhe Greqisë, para se të shihte për Overgas, që ka ndërtuar 2500 km tubacione. Në fjalën e tij, Payne theksoi ndër të tjera edhe se:

Bullgaria duhet të privatizojë rrjetin e transmetimit të gazit në mënyrë që në të zhvillojë tregun e energjisë dhe investitorë nga Greqia dhe Turqia të mund të hyjnë në të

Mesazhi në fakt është aktual dhe mundet që të sugjerojë se e ardhmja e “Albgaz” është e njëjtë me këtë optikë që lexojmë këtu. 

Historia e Linden Energy shkon në fakt përtej pasi kompania duket se luan në një teatër zhvillimesh gjeostrategjike që me luftën në Ukrainë kanë krijuar mundësi të arta biznesi. Dhe luan me të gjitha mjetet që lejohen. Radio Europa e Lirë, raportonte në dhjetor të vitit 2019, se Linden qëndronte pas një përpjekjeje të ish-kryeministres ukrainase, Yulia Tomoshenko për të zhvilluar një plan për importimin e gazit të lëngshëm në Ukrainë.

Është shembulli i fundit i njohur i njerëzve me lidhje politike që kërkojnë të përfitojnë nga surplus i gazit të lëngshëm amerikane në ish-shtetet sovjetike

shkruan “REL”.

Firma nga Texas është Linden, e cila cilësohet se ka “lidhje me Partinë Republikane” në SHBA. Plani në fjalë syonte që Linden ndërtimin e një terminali të gazit të lëngshëm në Odesa. Plani u la në heshtje për shkak se Turqia bllokonte kalimin e tankerëve në Bosfor. Për ilustrim duhet të sjellim në vëmendje faktin se Ukraina prodhoi 21 miliardë metra kub gaz në 2018 dhe konsumoi 31 miliardë. Diferenca 10 miliardë metra kub është sa i gjithë kapaciteti transmetues i gazjesllësit TAP. Payne është një  njeri me lidhje të vjetra në administratën e George Bush dhe në raportet e tija të punë në sektorin e energjisë ka qenë implikuar edhe ish-kryebashkiaku i New York, Ruddy Giuliani.

Lev Parnas, Igor Fruman, bashkëpunëtorë të Giulianit që u arrestuan në tetor nën akuzat e shkeljes së ligjeve të financimit elektoral, u takuan në Texas në fillim të këtij viti me një drejtues të një kompanie shtetërore gazi në Ukrainë

shkruan REL.

Kompania shfaqet kështu si një aktor aktiv në tregun ballkanik, por se cilat janë përfitimet e Shqipërisë ne nuk mund ta dimë ende. P.sh gazsjellësi që lidhe Greqinë me Bullgarinë, e ku Linden ka 10%, presupozohet se do të kalojë 3 miliardë metra kub nga TAP drejt tregut bullgar, në mënyrë që Bullgaria të shmangë varësinë nga Gazprom. Sot që flasim, Bullgaria vijon të mbetet vend me probleme të energjisë për shkak të gazit rus.

Nga pikëpamja strategjike, në kushtet kur Linden operon në tregun bullgar, është e paqartës e çfarë roli do të ketë terminali i Vlorës. Ajo që mund të intuitizohet është fakti se pala amerikane ka gjetur një pikë të dobët në aspektin rregullator në Ballkan për të investuar pa shumë vështirësi dhe për të mbyllur si plan biznesi të gjithë krahun jugor të furnizimit me gaz në Europë. Në dritën e anullimit të Nord Stream 2 kjo alternativë mbetet shumë e rëndësishme, sidomos kur aktualisht edhe vende si Kazakistani po i ikin relacioneve me Rusinë. Politikisht ky afrim në një treg të tillë, po marketohet në Shqipëri me një çmim dhe disa fotografi, pse nevojat e politikës së ditës kërkojnë një mbulim të mirë ndaj serializt të skandaleve të fundit.

Në çdo rast, është për t’u vënë në dukje se instrumentalizimi i vizitave dhe marrëveshjeve të tilla për imunitet të rremë publik nuk ka edhe aq vlerë: Borisov që e mbështeti projektin e depërtimit të Linden në Bullgari është arrestuar, sa për të sjellë një shembull. Në fund të fundit “Bota është Biznes” dhe teatri me miq amerikanë të rëndësishëm vetëm amerikanët nuk gënjen dot. Sa për ne, ne duhet të presim e të shohim nëse gazi do të pësojë po ato marrëveshje që pa sektori i naftës, ku operon një kompani si Bankers, edhe kjo me kredenciale të forta nga SHBA

MË TEPËR

Mix3 orë më herët

Si e dekoroi Kendall Jenner shtëpinë për Krishtlindje

Dashuria e Kendall Jenner për Krishtlindjen vjen nga nëna e saj Kris Jenner. “I jap shumë meritë nënës sime për...

Radar3 orë më herët

“Na duhet aleancë kundër krimit, korrupsionit, drogës dhe mafias. Në Itali nuk e bëri veç drejtësia”

Dom Gjergj Meta “Duhet të bëjmë një aleancë qytetare kundër krimit, korrupsionit dhe mafies”. Kështu u shpreh Dom Gjergj Meta,...

Radar3 orë më herët

Ekonomia po rritet pa konsum

Në 3-mujorine e tretë, kur turizmi ishte në kulmin e tij konsumi final i popullatës u rrit me vetëm 0.8...

Mix4 orë më herët

VIDEO: Kërcimi viral i Donald Trump për Krishtlindje

Donald Trump priti Krishtlindjet në pronën e tij në Mar -a – Lago ku mblodhi familjen e madhe. Show-n e...

Mix23 orë më herët

Sam Altman kundër Elon Musk: “ai është një bullizues, i pëlqen të debatojë me njerëzit”

Dihet mirë se marrëdhëniet mes Sam Altman dhe Elon Musk nuk janë idilike dhe përgjigja e OpenAI për Musk e...

Mix23 orë më herët

“La Palma”: Seriali i ri në Netflix që po thyen rekorde shikueshmërie

Shikuesit besnikë të Netflix janë shumë të emocionuar për serialin e ri “La Palma”, i cili përshkruhet nga shumë njerëz...

Mix23 orë më herët

100 christmas wishes for friends and family

Best Christmas Wishes, Sayings and Greetings To Write in Christmas Cards 1. Merry Christmas! I hope you receive one blessing after...

Mix23 orë më herët

Krishtlindje: sugjerime filmash për një atmosferë magjike!

Krishtlindjet janë koha e përsosur për të shijuar disa filma klasikë që përcjellin mesazhe të ngrohta, dashurie dhe miqësie. Filmat...

Radar24 orë më herët

Presidenti Donald Trump do të përballet me një Phenian ndryshe gjatë mandatit të dytë!

Në mandatin e tij të parë si President i Shteteve të Bashkuara, Donald Trumpi forcoi sanksionet ekonomike kundër Koresë së...

Kryesore1 ditë më herët

Përfundoi në spital, Mziu sulmon Gjekmarkajn: Me fat që është gjallë, duke ditur që s’ka shtyllë kurrizore

Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, ka sulmuar kolegun e tij Agron Gjekmarkaj, pasi ky i fundit përfundoi në spital,...

Facebook