Lidhu me ne

Mix

“Më vinte turp”, Adrola Dushi tregon punën e saj të parë dhe pengun e vetëm që ka me Troin

Modelja Adrola Dushi është një ndër më të pëlqyerat vitet e fundit në vendin tonë ndërsa së fundmi ajo ka treguar detaje nga jeta personale. E  ftuar në emisionin “Më Lër Të Flas”, Adrola tregoi momente nga fëmijëria dhe deri tek të qenit nënë.

Miss-i rrëfeu për publikun se ka punuar që kur ishte e vogël. Puna e parë për Adrolën ka qenë në vendlindjen e saj, Rrëshen duke shitur rroba me të ëmën. Ajo tregoi se në njëfarë mënyre kjo e ka rritur jashtë mase, por nuk nguroi të tregonte se në atë kohë nuk e kuptonte dhe ndonjëherë i vinte turp.


“Ideja është që unë jam një vajzë që kam punuar që e vogël dhe e kam thënë faktikisht këtë gjënë dhe jam shumë krenare për këtë gjë. Kam punuar, kam shitur rroba me mamin për 10 vite në Rrëshen. Dhe është diçka që mua më ka bërë jashtëzakonisht mirë, edhe pse atëherë mbase më vinte pak turp, ndjehesha pak keq nga moshatarët e mi a ku di unë se ça. Tani ndjehem shumë me fat që e kam bërë atë gjë. Dhe më ka rritur pafund,”-është shprehur Adrola Dushi.

Duke folur për të birin, Adrola u shpreh se pengu i saj i vetëm është se nuk ka kaluar kohë mjaftueshëm me të. Teksa shtoi se po përpiqet të jetojnë bashkë pa shkëputje për shkak të angazhimeve të saj. “Nuk e kam kohën maksimale me Troin. Tani jemi afruar shumë por e di nevojën që ka ai për nënën. Po mundohem të bëj maksimumin që shumë shpejt të jetoj pa lëvizur me të. Kur jemi bashkë jemi shumë të lumtur. Unë i vetmi pishman që kam, është që nuk kaloj dot kohën e plotë me të.”

MË TEPËR

Radar7 orë më herët

Korea e Veriut dërgoi 14 mijë trupa në Ukrainë dhe 16 000 kontenierë me armatime

Agjencia “Reuters” publikon së fundmi një investigim të vetin për linjën e furnizimit të Rusisë nga Korea e Veriut gjatë vitit...

Radar9 orë më herët

“Where to pee in Gjirokastra?”

Nga Auron Tare Pa mbërritur në oborrin e Gjimnazit “Asim Zeneli” në rrugicën kryesore që futesh në Palorto, pashë nja...

Mix9 orë më herët

Si të bëhesh viral në Youtube? MrBeast ndoqi këtë strategji

Nëse keni ndjekur YouTube-in gjatë dekadës së fundit, është e pamundur të mos keni hasur emrin e tij, MrBeast, ose...

Kioske2 ditë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske2 ditë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar2 ditë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix2 ditë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix2 ditë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar2 ditë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix2 ditë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Facebook