Radar
Video e rrallë e Fatmir Haklajt, në sofrën e dasmës duke zbrazur në ajër plumbat e pistoletës
Fatmir Haklaj, i akuzuari kryesor për vrasjen e Azem Hajdarit do të qëllohej për vdekje mbrëmjen e 4 nëntorit 1999. Deri atëherë ai i kishte shpëtuar 7 pritave dhe atentateve, por plumbi pas shpine që mori në pritën e ngritur në fshatin Bujan, vetëm 50 metra larg shtëpisë së mikut të tij Jaho Salihi (Mulosmani), do ishte fatal për të.
Njeriu më i fuqishëm i Tropojës, Fatmir Haklaj, më në fund kishte vdekur, duke i bërë rivalët e tij të merrnin frymë thellë. Qysh nga ai moment, Fatmir Haklaj u kthye gati në një legjendë. Historia e përgjakshme e “Dosjes Tropoja” nuk mori fund në 4 nëntor 1999, ajo vazhdoi sërish me një numër viktimash gjithnjë e në rritje, aq sa në total numërohet mbi 200 djem Tropoje të vrarë në atentate, si pasojë e frymës përçarëse e gjakësore të inskenuar edhe nga politika.
Mediat kanë publikuar një video të rrallë të Fatmir Haklajt, video nuk ka datë por bëhet fjalë për dasmën e motrës së Petrit Brahës, mikut dhe krahut të djathtë të Haklajt.
Për më tepër ndiqni videon e mëposhtme: