Lidhu me ne

Mix

Çfarë duhet të hamë? Si ndikon ushqimi në mikrobiotën e zorrëve

dieta mesdhetare

Ushqimi që hamë ndikon shumë në strukturën dhe përbërjen e mikrobeve të zorrës sonë. Dëshmia e parë për këtë u mor nga kampionët e mikrobiotës fekale të llojeve të ndryshme gjitarësh.

ÇFARË ËSHTË MIKROBIOTA E ZORRËVE?

Mikrobiota e zorrëve është bashkësia e mikrobeve që jetojnë në traktin gastrointestinal. Përbëhet nga rreth 1 mijë specie të ndryshme që kanë 3.3 milionë gjene mikrobike unike në traktin gastrointestinal të qënies njerëzore.

Ky ekosistem kompleks përfshin baktere, viruse, kërpudha e parazitë që jetojnë në një marrëdhënie simbiotike me mysafirët e tyre. Bashkëekzistojnë edhe mikroorganizma të tjerë që kanë karateristika potencialisht patogjene.

Janë studiuar mekanizma të ndryshme të përfshira në mirëmbajtjen ose ndryshimin e këtij ekosistemit. Mes të cilave:

Gjenetike
Kontakt i drejt për drejtë me florën vaginale të nënës gjatë lindjes,
Ushqyerja me gji
Konsum i tepërt antibiotikësh
Ushqimi.

Për shembull, fëmijët e lindur me lindje natyrale marrin nga flora vaginale e nënës e përbërë nga bakteroidë, bifidobaktere, laktobacillus dhe esherishia koli. Nga ana tjetër fëmijët të lindur me ndërhyrje cezariane kanë një nivel më të lartë të baktereve të lëkurës si Staphylococcus spp.

ÇFARË DO TË THOTË KJO PËR SHËNDETIN TONË?

Pas lindjes, mikrobiota është e nevojshme për futjen e mekanizmave të nevojshme të rregullimit për trë ruajtur mukozën dhe mbrojtjet imunitare. Një ekosistem i përshtatshëm do të japë një përgjigje optimale në prani të agjentëve patogjenë. Në rast të kundër, një ndryshim i ekuilibrit ekologjik, e njohur si dysbioza e zorrëve, do të rrisë gjendjen inflamatore dhe ndjeshmërinë ndaj infeksioneve.
Kjo shkakton obezitet, diabet të tipit 2, patologji të zemrës, sëmundje neurodegjenerative dhe kancer. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme të kujdeseni për mikrobiotën tuaj.

SI NDIKON USHQIMI NË MIKROBIOTË

Ushqimi është një ndër faktorët më të rëndësishëm për mikrobiotën tonë. Aktualisht është duke u bgërë një studim mbi regjimet ushqimore për mikrobiotën e zorrëve.

Bëhet fjalë për një regjim ushqyes që të jetë:
I pasur me fibra, fruta e perime që sjell përfitime për përbërjen e mikrobiotës
Rritja e proteinave dhe yndyrnave shtazore bashkë me mungesën e fibrave ushqyese rrit praninë e mikroorganizmave rezistentë dhe kriprave biliare.

Janë ndryshuar stile të ndryshme ushqimi mes popullsisë që mund të shpjegojnë ndryshueshmërinë në taksonominë e ekosistemit mikrobiotik të zorrëve. Për shembull, mikrobiota e fëmijëve afrikanë ka një nivel të më lartë të specieve Prevotella dhe një prani më të vogël të specieve të bakteroidit, pra shumëllojshmëri më të madhe mirkobiotike dhe një prodhim më të madh të acideve yndyrore me zinxhirë të shkurtër krahasuar me mikrobiotën e fëmijëve evropianë.

Ky ndryshim ndodh pikërisht nga mënyra e ushqyerjes. Dieta e fëmijëve afrikanë ka bazë produkte bujqësore të pasura me drithëra integrale, fibra e proteina bimore, çka sjell më shumë përfitime për mikrobiotën krahasuar me regjimin ushqimor të fëmijëve perëndimorë. Këta të fundit ndjekin një ushqyrje të pasur me proteina, yndyra shtazore, sheqerna, drithëra të rafinuara dhe të varfra me fibra.

REGJIMI USHQIMOR MESDHETAR

Një nga regjimet ushqimore që janë shpesh objekt studimi është regjimi mesdhetar. Studime të ndryshme tregojnë se ndihmon në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, falë përmbajtjes së tyre me acide yndyrore t ngopura e të pangopura, fibra dhe antioksidantë. Për sa i përket mikrobiotës dimë që ndihmon në mbajtjen shëndetshëm të ekosistemit të zorrëve.

Një studim i bërë për dy vite në disa pacientë të prekur nga sindroma metabolike tregon se ata që iu përmbajtën regjimit ushqimor mesdhetar krahasuar me atë me përmbajtje të ulët yndyrnash dhe të pasur me karbohidrate, tregoi se ajo mesdhetare favorizon ripërtëritjen e baktereve të dobishme. Për me tepër regjimi ushqimor mesdhetare përmirëson dhe insulino-rezistencën tek pacientët obezë.

Një nga parametrat që konsiderohet ndër më përfituesit në regjimin ushqimor mesdhetar është përmbajtja e lartë e polifenoleve. E dimë që këto molekula janë në gjendje të përthithen në nivelin intestinal dhe kur arrijnë në zorrën e trashë metabolizohen nga mikrobiota intestinale, duke prodhuar acide të ndryshme fenolike.

REGJIMI I DUHUR USHQIMOR PËR MIKROBIOTËN

Sipas studimeve të bëra mund të themi se duhet ndjekur një regjim ushqimor që ka këto karakteristika:

E pasur me poilifenol dhe fibra që janë tek perimet, frutat dhe bishtajoret
Sa më pak produkte me origjinë shtazore (peshk, mish, vezë, produkte qumështi)
Eliminioni ushqimet e rafinuara dhe produktet industriale.

Duke ndjekur një regjim të tillë, trupi arrin të mbajë të paprekur një varietet të caktuar mikrobik, duke shmangur disa sëmundje.

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

3 ushqimet më të mira që duhet t’i hani në mëngjes

Studime të shumta kanë konfirmuar se mëngjesi është me të vërtetë një vakt i rëndësishëm. Njerëzit që janë mësuar të...

Mix2 orë më herët

5 ëndrrat që i shohim të gjithë dhe kuptimi psikologjik i tyre

Ëndrrat janë një çështje komplekse për gjumin e secilit prej nesh. Disa besojnë se janë të hapura për interpretim profetikë,...

Mix2 orë më herët

Doni fëmijë të zgjuar? 8 mënyra për të stimuluar trurin e tyre

Sipas një studimi të ri  lojërat ‘video games’ çdo ditë mund të rrisin fuqinë e trurit të fëmijëve. Në një...

Mix2 orë më herët

Diabetikët, ushqimet më të mira për rënien nga pesha

Për njerëzit që vuajnë nga diabeti, mirëmbajtja e një peshe të shëndetshme është e një rëndësie të madhe. Pesha e...

Mix2 orë më herët

Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes dhe kujdesi që duhet të tregoni

Sigurisht, dita e të gjithëve nis me kafen e mëngjesit. Dikush e pi në shtëpi, dikush në kafene e dikush...

Mix8 orë më herët

Apple në krizë inovacioni, a do t’i ringjallë iPhone 17 shitjet?

Nëse flasim për Apple, duket sikur flasim për një kompani që është vazhdimisht në kërkim të arsyeve për të bërë...

Kioske8 orë më herët

950 mijë shqiptarë kanë zero lekë në banka

Janë rreth 2.8 milionë llogari të hapura në bankat e nivelit të dytë, por rreth një e treta e tyre...

Mix9 orë më herët

Mjaltë dhe limon për një tretje të mirë

Mjalti dhe limoni janë dy ushqime të shëndetshme natyrale, një kombinim që gjendet edhe në kultura të ndryshme për breza...

Mix9 orë më herët

10 THËNIE PËR JETËN DHE KINEMANË | Nga Alejandro Jodorowsky

“Një ditë, dikush më tregoi një gotë me ujë të mbushur përgjysmë dhe më pyeti: ‘A është gota gjysmë plot...

Mix10 orë më herët

Lamtumirë përgjithmonë Val Kilmer! Ndërron jetë papritur ylli i “Top Gun” dhe “Batman”

Val Kilmer, aktori i njohur për rolet e tij në filma si “Top Gun” dhe “Batman Forever”, ka ndërruar jetë...

Facebook