Lidhu me ne

Mix

Lindja e parakohshme, çfarë duhet të dini rreth saj

Lindja e parakohshme, cfare duhet te dini rreth saj

Cfarë nënkuptojmë me lindje të parakohshme?


Lindje e parakohshme apo ndryshe lindja para kohe do të quhet ajo lindje që ndodh midis javës së 20-të dhe 37-të së shtatzanisë, duke marrë parasysh që shumica e shtatzanive zgjat rreth 40 javë. Një lindje që do të konsiderohet në term është ajo që ndodh midis javës së 37-të dhe 42-të të shtatzanisë.
Sa më herët të lindë fëmija aq më shumë komplikacione do të shfaqë dhe anasjelltas. Ndoshta keni dëgjuar raste të fëmijëve që edhe pse kanë lindur në një fazë të hershme të shtatzanisë, me kalimin e kohës kanë gëzuar shëndet të plotë. Por, duhet të dini se jo gjithmonë është kështu dhe se një fëmijë i lindur parakohe është mjaft i rrezikuar për ta pasur probleme cerebrale, probleme në frymëmarrje, në tretje, si edhe fatkeqësisht ata janë mjaft të rrezikuar për të ndërruar jetë gjatë ditëve të para pas lindjes. gjithashtu këta fëmijë mund të shfaqin edhe probleme me kalimin e kohës si për shembull prapambjetje në zhvillim.


Cfarë e shkakton lindjen e parakohshme?
Nuk mund të përcaktojmë një shkaktar të vetëm. Për disa gra shkaktar mund të jetë stresi, për disa të tjera infeksionet ose probleme të tjera shëndetësore, në disa raste konsumimi i duhanit apo drogës.


Cilat janë subjektet më të rrezikuara nga lindja para kohe?
Lindja e parakohshme mund të ndodhë në cdo shtatzani, por ekzistojnë disa kategori të grave, të cilat rezultojnë të jenë më të rrezikuara.


3 kategoritë më të rrezikuara do të jenë:
– Gratë që kanë pasur më parë një lindje të tillë;
– Gratë që janë duke pritur dy ose më shumë fëmijë;
– Gratë që kanë probleme në uterus ose qafën e uterusit.


Gjithashtu studiuesit kanë dalë në përfundimin se ekzistojnë edhe disa grupe grash të cilat janë mjaft të rrezikuara:
– Gratë afro-amerikane;
– Gratë me moshë më të vogël se 17 vjeç dhe më të lartë se 35 vjeç;
– Gratë që kanë të ardhura të pakta familjare.
1- Stili i jetesës dhe faktorët ambientalë
Gjithashtu faktorë rreziku për lindje të parakohshme do të jenë edhe:
– Mungesa ose vonesa e marrjes së kujdesit mjekësor;
– Duhani;
– Alkooli;
– Droga;
– Puna me orar të zgjatur;
– Ekspozimi ndaj substancave të rrezikshme;
– Abuzimi fizik, seksual dhe psikologjik;
– Mungesa e suportit social;
– Stresi.


2- Faktorët mjekësorë të rrezikut
– Infeksione të aparatit urinar, infeksione vaginale, infeksione seksualisht të transmetueshme dhe çdo lloj tjetër infeksioni;
– Diabeti;
– Hipertensioni dhe pre-eklampsia;
– Shqetësime në koagulim (trombofilia);
– Gjakderdhja vagiale;
– Keqformimet e fetusit;
– Shtatzani e kryer nga fertilizimi in vitro;
– Mbipesha apo obeziteti para shtatzanisë;
– Fillimi i një shtatzanie me shumë pak diferencë nga paraardhësja.


Cilat janë simptomat?
Një lindje e parakohshme mund të shfaqë simptomat:
– Kontraksione çdo 10 minuta dhe me frekuencë të lartë;
– Rrjedhje të pazakonta vaginale (gjak ose rrjedhje të lëngshme);
– Presion në zonën pelvike;
– Dhimbje në fundshpinë;
– Krampe të njëjta me ato të dhimbjeve menstruale;
– Krampe abdominale me ose pa diarre.
Edhe nëse dikush ju thotë se këto simptoma janë normale, ju duhet t’i drejtoheni mjekut. Shenjat mund të shfaqen jo të gjitha bashkë.


Cfarë duhet të bëjmë?
Telefononi menjëherë mjekun në rast se ju shfaqen një apo disa nga simptomat e sipërpërmendura.


Ai mund t’ju këshillojë:
– Të shkoni për një vizitë mjekësore në klinikën e tij apo në spitalin ku ai punon;
– Të ndërprisni menjëherë atë çfarë jeni duke bërë dhe të shtriheni në shtrat në krahun e majtë, për një orë;
– Të pini 2-3 gota me ujë ose lëng frutash jo industrial. Në asnjë mënyrë nuk duhet Të pini kafe ose pije me gaz;
– Nëse simptomat përkeqësohen ose vazhdojnë të jenë po njësoj, duhet të shkoni në spital;
– Nëse simptomat zhduken duhet të qëndroni shtrirë për gjithë ditën;
– Nëse simptomat zhuken për momentin dhe riktehhen sërish duhet të telefononi mjekun ose të shkoni në spital.


Si ta parandalojmë?


Ju mund ta parandaloni lindjen e parakohshme duke ndjekur disa këshilla:
– Duhet të keni kontakt të vazhdueshëm me mjekun që nga momenti kur mendoni të ngjizni një fëmijë dhe deri në lindjen e tij;
– Nëse dyshoni se keni simptomat e një lindje të parakohshme duhet të shkoni menjëherë në spital,në mënyrë që të merrni kujdesin e duhur për ju dhe fëmijën tuaj;
– Terapia me Progresteron mund të rezultojë shumë efektive për të parandaluar një gjë të tillë, sidomos tek gratë që e kanë kaluar më parë një eksperiencë të tillë.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar13 orë më herët

Tom Doshi, i prerë: Vetëm me Sali Berishën nuk bashkëpunoj pas 11 majit

Kreu i PSD-së, Tom Doshi, ka deklaruar për CNA se personi i vetëm me të cilin nuk do të bashkëpunojë...

Mix14 orë më herët

Ushqimet e pasura me kalcium për kocka dhe shëndet të fortë

Ju tashmë e dini se duhet të konsumoni ushqime të pasura me kalcium për shëndetin e kockave, por kjo lëndë...

Mix14 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që japin shumë në një lidhje, por s’marrin asgjë

Të krijosh një marrëdhënie është e lehtë, por ta mbash atë të shëndetshme në mënyrë që të mos përfundojë është...

Kioske17 orë më herët

Si suksesi i TikTok ndezi garën për videot e shkurtra?

Dominimi i TikTok në tregun e videove të shkurtra po forcohet gjithnjë e më shumë, duke nxitur platformat më të...

Mix18 orë më herët

Jay Leno tregon se sa shumë kujdeset për gruan e tij: Më pëlqen ta bëj, ajo është një grua shumë e pavarur…

Në një bisedë me “In Depth with Graham Bensinger”, ish-prezantuesi i emisioneve të vona të natës ndau se si është...

Mix18 orë më herët

Kate Hudson jep disa këshilla që çdo nënë duhet t’i ndjekë: Mos prisni asgjë prej tyre

Kelce, e cila ka katër vajza nën moshën pesë vjeç me bashkëshortin e saj yll të NFL-së, Jason, u pajtua,...

Mix18 orë më herët

Ben Affleck zbulon se babai i tij qante kur shikonte filmin e David Lynch ‘Njeriu Elefant’

Aktori 52-vjeçar shfletoi koleksionin e Criterion Closet dhe përzgjodhi disa nga krijimet kinematografike që ai i konsideron të preferuarat e...

Mix18 orë më herët

Çfarë mund të mësojmë nga Arnold Schwarzenegger rreth lidershipit?

Ray Titus, CEO i United Franchise Group shkruan për mendimet e tij dhe disa rregulla të jetës (dhe biznesit) të...

Mix18 orë më herët

Kush është Aaron Parnas? Ylli i TikTok që po ndryshon mënyrën si Gen Z informohet për politikën

Nëse nuk je në TikTok, mund të mos kesh dëgjuar për Aaron Parnas. Por për miliona të rinj amerikanë, ai...

Mix18 orë më herët

Kina sfidon gjigantët e luksit, prodhon makinën që e krahasojnë me Rolls-Royce Cullinan, por me çmim shumë të lirë

Kompania kineze Zeekr ka prezantuar modelin më të ri, 9X, në Panairin e Automjeteve në Shangai, duke sfiduar markat tradicionale...

Facebook