Lidhu me ne

Radar

Elon Musk trondit rrjetin me postimin e fundit: Nëse vdes në rrethana misterioze, ishte kënaqësi t’ju njihja

Elon Musk ka bërë shumë zhurmë këtë të hënë në rrjetet sociale, pas një postimi në “Twitter” ku shprehej se mund të vdiste në rrethana misterioze.

“Nëse unë vdes në rrethana misterioze, ishte ka qenë kënaqësi t’ju njihja.”– shkroi Musk, duke i lënë të hutuar përdoruesit e internetit, por ka marrë edhe një përgjigje të ashpër nga nëna e tij Maye Musk.

Kjo e fundit i shkroi: “Kjo nuk është për të qeshur!”. I biri i saj shkroi përsëri duke lënë të kuptohet se s’bëhet fjalë për një shaka.

 “Më falni, do të bëj çmos për të qëndruar gjallë.”- është përgjigja e tij për nënën.

https://twitter.com/mayemusk/status/1523478931587837954?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1523478931587837954%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.hashtag.al%2Findex.php%2F2022%2F05%2F09%2Felon-musk-trondit-rrjetin-me-postimin-e-fundit-nese-vdes-ne-rrethana-misterioze-ishte-kenaqesi-tju-njihja%2F

Vetëm një orë para postimit të tij për “vdekje në rrethana misterioze“, Elon Musk kishte ndarë një postim tjetër me ndjekësit ku shfaqej një komunikim nga një oficer rus. Postimi përmendte se Musk është i përfshirë në sigurimin e pajisjeve të komunikimit, terminaleve të internetit të satelitit Starlink – për ‘forcat fashiste në Ukrainë’.

Dorëzimi i pajisjeve u krye nga Pentagoni, selia e Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së, thuhet në postim.

“Dhe për këtë, Elon, do të mbahesh përgjegjës si një i rritur – pa marrë parasysh sa do të bësh budallain.”- vijonte kërcënimi ndaj biznesmenit.

Musk tha se deklarata ishte bërë nga vetë drejtori i Roscosmos, Dmitry Olegovich Rogozin. Postimet e fundit nga Elon Musk kanë ndezur spekulime nëse ai është përballur me kërcënime nga Rusia për faktin se ndihmuar Ukrainën në mes të konfliktit të vazhdueshëm midis dy vendeve fqinje.

MË TEPËR

Mix7 orë më herët

Shumë ujë pak kalori: 9 ushqimet më të mira të verës

Balanca mes hidratimit dhe djegies së kalorive është mëse e nevojshme të ruhet rregullisht, sidomos në stinën e verës. Këto...

Gatime8 orë më herët

Supë pule me miell misri dhe kos – Receta e lehtë plot shije dhe shëndet

E lehtë dhe plot shije, kjo pjatë tipike e kuzhinës tradicionale është ideale për gjallërimin e organizmit dhe shoqërohet në...

Mix9 orë më herët

Një ide gjeniu, si Kenneth Cole shiti 40,000 këpucë në dy ditë?

Kenneth Cole është një shembull i përsosur i asaj që mund të arrihet me guxim dhe ide inovative. Fillimet e...

Mix9 orë më herët

Larsa Pippen gjen dashurinë e vërtetë me Jeff Coby

Larsa Pippen ka gjetur dashurinë e vërtetë! Ylli i reality show-t dhe sipërmarrësit duket se po jeton një përrallë me...

Mix9 orë më herët

4 shenjat më joshëse të horoskopit!

Kur vjen puna tek joshja, disa shenja astrologjike janë më të shkathëta se të tjerat. Zbuloni cilat janë ato që...

Kryesore9 orë më herët

Rama: Latifi mori lekët për të bërë qesharak Berishën

Kryeminitri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Repolitix” në Report TV, ironizoi lobimin 6 milionë dollarësh të PD në SHBA....

Radar10 orë më herët

Flick e ka me arbitrin: Çdo vendim 50-50 shkoi në favorin e Interit

Hansi Flick u shfaq tepër i zhgënjyer pas humbjes 4-3 ndaj Interit dhe eliminimit nga Champions League. Në intervistën pas...

Mix1 ditë më herët

Rikthehet ‘Squid Game’ me sezonin e tretë dhe të fundit

Netflix ka publikuar trailer-in e sezonit final të “Squid Game”. Do të shfaqet më afër nga sa mendoni; më 27...

Mix1 ditë më herët

Christian Bale: Të jesh i mërzitshëm është mëkat…

Aktori Christian Bale vitin e shkuar e gjeti veten duke xhiruar tre filma të ndryshëm, dhe ky fakt e bën...

Mix1 ditë më herët

Ky truk marketingu i Coco Chanel do t’ju bëjë të dyshoni në rregullat e biznesit

Coco Chanel nuk kishte planifikuar të ndryshonte botën e parfumerisë. Në fakt, në fillim, Chanel No. 5 ishte një dështim....

Facebook