Lidhu me ne

Gatime

Si të bëjmë krepa për mëngjes, receta e vërtetë franceze

Kahvaltılık Krep Bohçaları Tarifi, Nasıl Yapılır? (Resimli Anlatım) -  Yemek.com

Franca është e njohur në mbarë botën për larminë e ëmbëlsirave, për rafinimin që dallon kuzhinën e saj dhe mund të them me siguri që edhe mëngjesi francez nuk mbetet pas. Francezët janë mjeshtrit e brumit sfoliat me të cilin përgatisin kroasantë dhe pain au chocolat, që nuk mungojnë kurrë në mëngjesin e tyre.

Për një mëngjes të “vërtetë” francez, idealja është të shkojmë në Paris, të rehatohemi në një bistro, në pritje që kamerieri xhentil të na sjellë porosinë. Por, në mungesë të kësaj mundësie, përse të mos ndihemi edhe ne pak “francezë”, duke përgatitur me duart tona diçka tipike të mëngjesit të tyre dhe të shërbyer bukur në një tavolinë në kopsht?


Kam udhëtuar shpesh në Francë dhe mund të them se ashtu si Francën, adhuroj edhe mëngjesin e saj. Aroma e kroasantëve të ngrohtë, bageta të lyera me gjalpë dhe reçelra të përgatitur në shtëpi, krepat e ngrohtë të sapo bërë, kekët e tyre me limon; të shoqëruara të gjitha me kafe ose çaj, të bëjnë ta nisësh bukur ditën. Ja receta per krepa te vertete franceze
Për brumin:


200g miell ● 2 vezë ● 40g sheqer ● 500ml qumësht ● 1 majë thike kripë ● Gjithashtu na duhet: pak gjalpë për skuqjen e tyre ● reçelra të ndryshëm për t’i servirur


Përgatitja:
1. Përziejmë të gjithë përbërësit për brumin në një tas dhe si rezultat kemi një brumë të hollë. E lëmë të pushojë për një orë.
2. Marrim një tigan të sheshtë, e vëmë në flakë të mesme. Lyejmë tiganin me pak gjalpë dhe fshijmë me letër kuzhine gjalpin e tepërt. Marrim brumë me garuzhde dhe e hedhim në tigan. E shpërndajmë brumin në të gjithë tiganin duke e rrotulluar këtë të fundit dhe i pjekim krepat për pak minuta nga të dyja anët.
3. I shërbejmë krepat të nxehtë, të shoqëruar sipas dëshirës me reçel, mjaltë, etj.

MË TEPËR

Mix6 orë më herët

Shumë ujë pak kalori: 9 ushqimet më të mira të verës

Balanca mes hidratimit dhe djegies së kalorive është mëse e nevojshme të ruhet rregullisht, sidomos në stinën e verës. Këto...

Gatime6 orë më herët

Supë pule me miell misri dhe kos – Receta e lehtë plot shije dhe shëndet

E lehtë dhe plot shije, kjo pjatë tipike e kuzhinës tradicionale është ideale për gjallërimin e organizmit dhe shoqërohet në...

Mix7 orë më herët

Një ide gjeniu, si Kenneth Cole shiti 40,000 këpucë në dy ditë?

Kenneth Cole është një shembull i përsosur i asaj që mund të arrihet me guxim dhe ide inovative. Fillimet e...

Mix7 orë më herët

Larsa Pippen gjen dashurinë e vërtetë me Jeff Coby

Larsa Pippen ka gjetur dashurinë e vërtetë! Ylli i reality show-t dhe sipërmarrësit duket se po jeton një përrallë me...

Mix7 orë më herët

4 shenjat më joshëse të horoskopit!

Kur vjen puna tek joshja, disa shenja astrologjike janë më të shkathëta se të tjerat. Zbuloni cilat janë ato që...

Kryesore7 orë më herët

Rama: Latifi mori lekët për të bërë qesharak Berishën

Kryeminitri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Repolitix” në Report TV, ironizoi lobimin 6 milionë dollarësh të PD në SHBA....

Radar8 orë më herët

Flick e ka me arbitrin: Çdo vendim 50-50 shkoi në favorin e Interit

Hansi Flick u shfaq tepër i zhgënjyer pas humbjes 4-3 ndaj Interit dhe eliminimit nga Champions League. Në intervistën pas...

Mix1 ditë më herët

Rikthehet ‘Squid Game’ me sezonin e tretë dhe të fundit

Netflix ka publikuar trailer-in e sezonit final të “Squid Game”. Do të shfaqet më afër nga sa mendoni; më 27...

Mix1 ditë më herët

Christian Bale: Të jesh i mërzitshëm është mëkat…

Aktori Christian Bale vitin e shkuar e gjeti veten duke xhiruar tre filma të ndryshëm, dhe ky fakt e bën...

Mix1 ditë më herët

Ky truk marketingu i Coco Chanel do t’ju bëjë të dyshoni në rregullat e biznesit

Coco Chanel nuk kishte planifikuar të ndryshonte botën e parfumerisë. Në fakt, në fillim, Chanel No. 5 ishte një dështim....

Facebook