Lidhu me ne

Mix

Ç’kuptim ka *vdekja* në ëndrra?

Ç'kuptim ka *vdekja* në ëndrra?

Si fillim duhet të dini që s’ka vend për panik nëse dje në ëndërr patë sikur ndërruat jetë ju apo ndonjë prej të afërmve tuaj. Një ëndërr me vdekje nuk është paralajmëruese e një dukurie të tillë. Nëse zgjoheni dhe pyesni mamin ose gjyshen, me siguri keni marrë si përgjigje: “Nuk ka asgjë, të shtohet jeta”, por ndoshta keni nevojë për një sqarim më me detaje se kaq. 

Nëse patë në ëndërr sikur ishit ju ai/ajo që ndërruat jetë:

Asgjë për t’u shqetësuar, por kujtoni pak mënyrën sesi vdiqët në ëndërr. Nëse ishte një vdekje e dhunshme kjo tregon që duhet të jeni pak më të kujdesshëm në jetën tuaj ndaj gjërave që ju ndodhin. Nëse vdekja ishte e paqtë, merreni si simbol që përfaqëson ndryshimin, rritjen, zgjimin shpirtëror. Një ëndërr e tillë tregon se po përpiqeni të harroni dikë apo një eksperiencë të hidhur, pra keni nevojë të hiqni dorë dhe të lini pas diçka të shkuar. 

Po nëse shihni në ëndërr vdekjen e një prej familjarëve tuaj?

Një ëndërr si kjo, sado e pakëndshme duhet injoruar. Me siguri thjesht do t’ju inkurajojë për të dalë nga zona juaj e rehatisë. Mendoni pak çfarë ka qenë në mendjen tuaj kohët e fundit dhe çfarë ju ka shqetësuar para se të shihnit ëndrrën.

Ç’kuptim  ka nëse ju del gjumi fiks para se të ndërronit jetë në ëndrrën që po shihnit?

Kjo lloj ëndrre tregon se po përpiqeni të zbuloni diçka në jetën tuaj. Nëse mbani mend diçka nga dialogu i zhvilluar në ëndërr merreni si shenjë që ju ndihmon për të bërë një zgjedhje apo për të marrë një vendim të rëndësishëm.

Burimi: Cosmopolitan

MË TEPËR

Mix6 orë më herët

Rikthehet ‘Squid Game’ me sezonin e tretë dhe të fundit

Netflix ka publikuar trailer-in e sezonit final të “Squid Game”. Do të shfaqet më afër nga sa mendoni; më 27...

Mix6 orë më herët

Christian Bale: Të jesh i mërzitshëm është mëkat…

Aktori Christian Bale vitin e shkuar e gjeti veten duke xhiruar tre filma të ndryshëm, dhe ky fakt e bën...

Mix8 orë më herët

Ky truk marketingu i Coco Chanel do t’ju bëjë të dyshoni në rregullat e biznesit

Coco Chanel nuk kishte planifikuar të ndryshonte botën e parfumerisë. Në fakt, në fillim, Chanel No. 5 ishte një dështim....

Mix9 orë më herët

Mashtrimi që tronditi Australinë: Rikthehet historia e Belle Gibson në Netflix

Ishte një histori që preku miliona: një vajzë e re, e bukur dhe e vendosur, që pretendonte se kishte mposhtur...

Mix9 orë më herët

Florence Pugh rrëfen frikën gjatë xhirimeve të “Thunderbolts”

Florence Pugh ka rrëfyer se ishte e bindur se do të vdiste gjatë një skene të rrezikshme që realizoi për...

Radar12 orë më herët

“Berisha do dalë edhe më dobët se në 2021-shin, forcimi i partive të reja çon në shpërbërje të PD-së” – Juristi Spahiu

Juristi Kreshnik Spahiu parashikoi një humbje të thellë të PD-së dhe Sali Berishës në zgjedhjet e 11 majit. Duke komentuar...

Radar12 orë më herët

A i trembet Rama hakmarrjes së heshtur më 11 maj?

Shkruar nga Armand Shkullaku Pse e shqetësojnë Edi Ramën komentet mbi sondazhet, kur ato që kanë rëndësi janë shifrat elektorale?...

Mix1 ditë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix1 ditë më herët

Anemia, rrezik i fshehtë për shëndetin! Simptomat që nuk duhet t’i injoroni

Anemia është një gjendje shëndetësore ku trupi nuk prodhon mjaftueshëm qeliza të kuqe të shëndetshme të gjakut ose kur këto...

Mix1 ditë më herët

Pse Rare Beauty e Selena Gomez po zgjedh Substack në vend të Instagramit?

Rrjetet sociale janë të mbingarkuara me përmbajtje të shpejtë dhe të konsumueshme, aty kemi edhe Rare Beauty, marka e grimit...

Facebook