Lidhu me ne

Mix

Humbja, apo dëmtimi i patentave, ja rregullat e reja si mund të marrësh të re edhe nëse je emigrant

SI ËSHTË PROCEDURA PËR RINOVIMIN E LEJEDREJTIMIT PËR HUMBJE TË VLEFSHMËRISË?

(Më ka mbaruar afati i vlefshmërisë së lejedrejtimit. Cili është dokumentacioni i nevojshëm për ta rinovuar?)

Për të rinovuar lejedrejtimin, personi i interesuar paraqitet pranë Drejtorisë Rajonale ku ka vendbanimin dhe dorëzon:

  • Dokument identifikimi.
  • Certifikatë mjekësore me fotografi.
  • Lejedrejtimi aktuale.
  • 2 foto (nëse dëshironi një kopje përmbledhëse me të cilën mund të qarkulloni derisa të prodhohet lejedrejtimi i ri).

Lejedrejtimi prodhohet brenda 3-5 ditëve.

Tarifa e shërbimit për lejedrejtimi është 3 500 Lekë.

Për më tepër informacion, referojuni linkut më poshtë:

https://www.dpshtrr.com/sherbime/individe/lejedrejtimi/rinovim-lejedrejtimi

Aplikim për vërtetimin e verifikimit të lejes së drejtimit (patentës) për konvertim ose denoncim

Ky shërbim elektronik iu mundëson shtetave shqiptarë rezidentë jashtë territorit të Shqipërisë, të marrin verifikimin e lejes së drejtimit (patentës) për konvertim ose denoncim përmes postës duke aplikuar online pranë përfaqësive diplomatike dhe konsullore përkatëse. Shtetasit shqiptarë të cilët kanë nevojë të pajisen me vërtetimin e verifikimit të lejes së drejtimit (patentës) për konvertim ose denoncim, pas plotësimit të formularit dhe kryerjes së verifikimeve të nevojshme nga përfaqësues të ambasadës/konsullatës, njoftohen se aplikimi është pranuar. Shtetasi shqiptar informohet me anë të e-mail-it mbi procedurat që duhen ndjekur në vijim për: 1. Kryerjen e pagesës, 2. Dërgimin e mandatin origjinal, 3. Dërgimin e një zarfi me pullë të parapaguar me adresën e shtëpisë të shënuar qartë dhe me gërma të mëdha për dërgimin e vërtetimit të lejes së drejtimit për konvertim ose denoncim. Vërtetimi mbi verifikimin e lejes së drejtimit (patentës) për konvertim ose denoncim dërgohet me postë në adresën e shënuar nga vetë qytetari. Informimi i hapave të ndërmarra dhe njoftimi kryhet me anë të adresës elektronike (e-mail) të shënuar në formularin e aplikimit. Shënim: Luten të interesuarit të kontrollojnë rregullisht e-mail-in për njoftime dhe përditësime të statusit të aplikimit.

Dokumentacioni i nevojshëm

Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratësDokumente që ngarkohen nga aplikanti
1. Fotokopje e Lejes së Drejtimit nga para1. Fotokopje të Kartës së Identitetit ose Pasaportës
2. Fotokopje e Lejes së Drejtimit nga mbrapa

* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratës.

Hapat e procedurës
– Identifikohuni në portalin e-Albania; – Zgjidhni shërbimin “Aplikim për vërtetimin e verifikimit të lejes së drejtimit (patentës) për konvertim ose denoncim”; – Klikoni butonin “Përdor”; – Zgjidhni nëse do të kryeni një aplikim të ri apo do të gjurmoni statusin e një aplikimi ekzistues; – Për të gjurmuar statusin e një aplikimi ekzistues, vendosni numrin e aplikimit dhe më pas klikoni butonin “Kërko”; – Për të kryer një aplikim të ri, plotësoni të dhënat personale dhe ngarkoni dokumentet që janë të domosdoshme për verifikim të identitetit. Me anë të e-mail-it të plotësuar në rubrikën përkatëse, do t’ju dërgohet konfirmimi i aplikimit, si dhe kodi i veçantë i aplikimit (i cili mundëson ndjekjen e ecurisë së aplikimit në çdo moment); – Pas pranimit të aplikimit, ndiqni procedurat për të kryer pagesën, dhe për të dërguar me postë në zarf dokumentet sa vijon: a) Mandatin origjinal (jo fotokopje); b) Zarf me pullë me adresën tuaj të shënuar për dërgimin e vërtetimit në adresën ku banoni. – Pas kryerjes së verifikimeve përkatëse, ju do të njoftoheni me e-mail për përfundimin e aplikimit dhe dërgimin e vërtetimit me postë në adresën e shënuar nga ana juaj.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
7 deri në 14 ditë, në varësi të kohës së nevojshme për procedurat e verifikimit. Dokumenti dërgohet menjëherë në zarfin me adresën dhe pullën e postës të parapaguar.

Periudha e vlefshmërisë
Pa afat

Kostot
30 euro ose vlera ekuivalente e vendit

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al

MË TEPËR

Mix7 orë më herët

Shumë ujë pak kalori: 9 ushqimet më të mira të verës

Balanca mes hidratimit dhe djegies së kalorive është mëse e nevojshme të ruhet rregullisht, sidomos në stinën e verës. Këto...

Gatime7 orë më herët

Supë pule me miell misri dhe kos – Receta e lehtë plot shije dhe shëndet

E lehtë dhe plot shije, kjo pjatë tipike e kuzhinës tradicionale është ideale për gjallërimin e organizmit dhe shoqërohet në...

Mix9 orë më herët

Një ide gjeniu, si Kenneth Cole shiti 40,000 këpucë në dy ditë?

Kenneth Cole është një shembull i përsosur i asaj që mund të arrihet me guxim dhe ide inovative. Fillimet e...

Mix9 orë më herët

Larsa Pippen gjen dashurinë e vërtetë me Jeff Coby

Larsa Pippen ka gjetur dashurinë e vërtetë! Ylli i reality show-t dhe sipërmarrësit duket se po jeton një përrallë me...

Mix9 orë më herët

4 shenjat më joshëse të horoskopit!

Kur vjen puna tek joshja, disa shenja astrologjike janë më të shkathëta se të tjerat. Zbuloni cilat janë ato që...

Kryesore9 orë më herët

Rama: Latifi mori lekët për të bërë qesharak Berishën

Kryeminitri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Repolitix” në Report TV, ironizoi lobimin 6 milionë dollarësh të PD në SHBA....

Radar10 orë më herët

Flick e ka me arbitrin: Çdo vendim 50-50 shkoi në favorin e Interit

Hansi Flick u shfaq tepër i zhgënjyer pas humbjes 4-3 ndaj Interit dhe eliminimit nga Champions League. Në intervistën pas...

Mix1 ditë më herët

Rikthehet ‘Squid Game’ me sezonin e tretë dhe të fundit

Netflix ka publikuar trailer-in e sezonit final të “Squid Game”. Do të shfaqet më afër nga sa mendoni; më 27...

Mix1 ditë më herët

Christian Bale: Të jesh i mërzitshëm është mëkat…

Aktori Christian Bale vitin e shkuar e gjeti veten duke xhiruar tre filma të ndryshëm, dhe ky fakt e bën...

Mix1 ditë më herët

Ky truk marketingu i Coco Chanel do t’ju bëjë të dyshoni në rregullat e biznesit

Coco Chanel nuk kishte planifikuar të ndryshonte botën e parfumerisë. Në fakt, në fillim, Chanel No. 5 ishte një dështim....

Facebook