Lidhu me ne

Mix

Borziloku, vlerat ushqyese dhe benefitet ne organizem

Kjo erëz e njomë, e njohur ndryshe si erëza e shenjtë është përdorur shekuj më parë si një bimë medicinale dhe ndër vite njerëzit kanë kultivuar mbi 60 lloje të borzilokut. Është një prej bimëve më të shëndetshme e pasur në vlera ushqyese që e shndërrojnë atë në një ilaç të vërtetë.

Nëse në kuzhinë ju duhen disa erëza, padyshim që borziloku është një prej tyre. Esenca e tij aromatike kombinohet më së miri me rozmarinën dhe trumzën në gatime si mishi, peshku, djathi, supërat, vezët si dhe është një nga përbërësit kryesorë në pesto, krahas arrave dhe djathit parmixhan. Megjithëse janë identifikuar më shumë se 60 lloje borziloku, të gjitha kategorizohen në tre lloje kryesore: e ëmbël, vjollcë dhe shkurre. Secili lloj ofron një delikatesë në shije, varietete si limoni, kanella dhe borziloku ju japin mundësinë të eksperimentoni me mënyrat se si mund të bëni një pjatë magjepsëse. Mjaftojnë vetëm disa gjethe për të ndryshuar krejtësisht shijen-madje dhe në një sanduiç.

Bimët e borzilokut mund të mbahen lehtësisht si brenda si jashtë. Këpusni kokrrizat sa herë të dalin, sa herë që shfaqen në bazën e një gjetheje, për ta mbajtur bimën e plotë dhe që degë të reja të dalin sërish. Për të tharë gjethet e borzilokut, ngrohni sobën në 140 gradë, duke i vendosur në një fletë pjekjeje. Fikni sobën dhe hidhini në një tigan për 20 minuta. Hiqni tiganin, lëreni të qetësohen, dhe mënjeherë ruajini në shishe ose qese përkatese, larg dritës.

Përfitimet shëndetësore të borzilokut
Borziloku gjithashtu konsiderohet si një nga barnat më të shëndetshme. Eshtë më mirë kur është i freskët pasi përpos aromës së mrekullueshme siguron dhe një listë të gjatë nutrientësh. Vitamina K, e domosdoshme për mpiksjen e gjakut, është një prej tyre. Vetëm dy lugë borzilok siguron 29 %të vlerës së përditshme të rekomanduar.
Borziloku gjithashtu siguron vitaminë A, e cila përmban beta-karoten, antioksidantë të fuqishëm që mbrojnë qelizat që mbështesin një numër të strukturave të shumta të trupit, duke përfshirë enët e gjakut, nga dëmtimi që sjellin radikalet e lira. Kjo ndihmon në parandalimin e oksidimit të kolesterolit në gjak, duke ndihmuar në parandalimin e aterosklerozës, sulmeve të zemrës dhe goditjeve.

Vitamina K që gjendet me shumicë tek gjethet e borzilokut është e domosdoshme për koagulimin e gjakut. Krahas kësaj, Vitamina A, betakarroten, dhe antioksidantët e fuqishëm mbrojnë trupin nga radikalet e lira, përgjegjëse për plakjen e organizmit. Parandalon rritjen e kolesterolit në gjak, arteriosklerozën, sulmet në zemër, dhe ul mundësinë e goditjeve në tru.

Lëngu nga gjethet përdoret kundër ftohjeve dhe inflamacionit të timpanit të veshit ndërsa çaji i borzilokut është pije freskuese dhe shëruese. Gjethet e kësaj bime mund t’i vendosni në vaskë për ta zbutur lëkurën.

Është efektiv në traktin urinar, vepron si qetësues, largon pagjumësinë dhe ankthin, stimulon oreksin, ndërsa nënat e reja duhet të pinë çaj borziloku sepse përmirëson prodhimin e qumështit.

Çaji nga borziloku përgatitet ashtu që gjethet e thata të borzilokut zhyten në ujë të vluar dhe lihen të qëndrojnë në një enë të mbuluar deri në dhjetë minuta. Atë mund ta konsumoni çdo ditë, por pas çdo tetë ditësh duhet të bëni pushim prej 14 ditësh. Tek inflamacioni i mishit të dhëmbëve dhe inflamacioni i gojës, çaji i borzilokut preferohet për shpëlarje të gojës.

Të tjera vitamina dhe minerale që mund të gjenden tek bima e borzilokut janë: Vitamina C, magnez, mangan, kalcium, hekur, dhe kalium. Ky antibiotik i fuqishëm natyral ju ofron përfitime të pafundme shëndetësore. Të gjitha vitaminat dhe mineralet pastrojnë arteriet nga LDL kolesteroli i keq. Përmbajtja anti-microbial do të ju mbajë të sigurte nga sëmundjet.

Nëse ju përzieni borzilok dhe hudhër, ju do të përftoni nje antibiotik të fuqishëm.

Nëse keni probleme me dhëmbët: Përzieni gjethet e thata me vaj mustarde për të krijuar një pastë. Masazhoni mishrat e dhëmbëve tuaj me këtë pastë apo përdoreni atë për t’i pastruar dhëmbët tuaj çdo ditë, do të ju ndihmojë në largimin e erës së keqe të gojës dhe sëmundjeve të ndryshme dentale.

Në mjekësinë popullore borziloku përdoret kundër kollitjes, sëmundjeve të veshkave, kokëdhimbjes dhe disponimit depresiv, ndërsa çaji nga kjo bimë përdoret kundër çrregullimeve menstruale.

Lëngu nga gjethet përdoret kundër ftohjeve dhe inflamacionit të timpanit të veshit ndërsa çaji i borzilokut është pije freskuese dhe shëruese.

Gjethet e kësaj bime mund t’i vendosni në vaskë për ta zbutur lëkurën. Është efektiv në traktin urinar, vepron si qetësues, largon pagjumësinë dhe ankthin, stimulon oreksin, ndërsa nënat e reja duhet të pinë çaj borziloku sepse përmirëson prodhimin e qumështit.

Veti inflamatore– Borziloku mund të kurojë dhimbjet artikulare dhe reumatike në saj të vetive anti- inflamatore. Kjo pasi borziloku përmban elementë që i lehtësojnë dhimbjet, por nuk i zhdukin ato.

Favorizon tretjen- Prania e eugenolit në fletët e borzilokut luan një rol të rëndësishëm në mukozën gastrike dhe favorizon tretjen.

Kuron të ftohtin- Me kalimin e viteve borziloku është cilësuar si një aleat për të kuruar sëmundjet respiratore si i ftohti dhe dhimbjet e fytit. Mund të përdoren si gjethet e borzilokut edhe vajrat esenciale për të përgatitur çajra.

Qumështi i nënës- Ndonëse janë të paktë që e njohin këtë veti, konsumi i gjetheve të borzilokut stimulon prodhimin e qumështit të gjirit në mënyrë natyrale.

Lufton ankthin- Borziloku është shumë i dobishëm për të kuruar ankthin dhe stresin. Për të gjetur qetësinë dhe relaksim, provoni të përdorni një çaj borziloku të cilin më pas këshillohet ta pini të vakët.

Lufton infeksionet- Në lashtësi borziloku përdorej gjerësisht për të mbajtur nën kontroll infeksionet. Duke vendosur gjethe borziloku ose lëngun e përftuar prej tyre në plagë, parandalohet acarimi i plagës dhe lehtësohet shërimi i saj.

MË TEPËR

Mix15 orë më herët

Këto janë 3 shenjat më “tradhtare” të Horoskopit

A duhet të mos u besoni? Në internet qarkullon një studim sipas të cilit këto janë shenjat “që mund të...

Radar15 orë më herët

Humbëm të gjithë nga pak në cirkun e klikimeve

Zallamahia që pushtoi hapësirën virtuale të shqiptarëve kudo ku jetojnë ka nisur të bjerë, dhe kur të jetë shuar përfundimisht,...

Mix15 orë më herët

Nëse hani shumë sheqer, më shumë do vuani nga depresioni!

Një studim i botuar në Journal of Translational Medicine zbulon se konsumi më i lartë i sheqerit lidhet me një...

Mix15 orë më herët

Ozempic vrau dietën dhe ushtrimet!

Burimi: The Atlantic Mjekët mbase nuk duan ta pranojnë, por përdorimi i Ozempic dhe barnave të tjera GLP-1 po i...

Mix15 orë më herët

Veçoritë e Sicilisë – pse ia vlen ta vizitojmë?

Për shumë vite, qytetet klasike të Italisë, Roma, Venecia, Firence dhe Milano kanë tërhequr turistë nga e gjithë bota, ndërsa...

Mix15 orë më herët

ChatGPT Search, motori i kërkimit OpenAI, tani është falas për të gjithë

Ne kemi folur gjatë për ChatGPT Search në këto faqe dhe se si ai është i destinuar të ndryshojë thellësisht...

Mix16 orë më herët

Publikohet lista e 100 kuzhinave më të mira në botë, ja ku renditet Shqipëria

Guida e njohur gastronomike “Taste Atlas” ka publikuar listën e saj vjetore të kuzhinave më të mira në botë. Kuzhina...

Radar16 orë më herët

Avokat Ngjela: Non grata e Berishës e pakthyeshme, kërkon të manipulojë militantët. Kot mban shpresa te Trump

Avokati Spartak Ngjela pohoi pasditen e sotme se vendimi për shpalljen non grata të kreut të PD-së Berisha është i...

Mix16 orë më herët

Shkenca e fshehur në pikturën ikonike të Van Gogh, “Nata me yje”

Dy dekada më parë, dy fizikanë po qëndronin në një muze në Madrid duke menduar për veprat e piktorit post-impresionist...

Mix16 orë më herët

Dalina Buzi me deklaratë të fortë për Kiarën, reagon ashpër Luizi!

Dalina Buzi e ka ngacmuar Luiz Ejllin dhe Kiara Titon me një deklaratë të fortë qe beri se fundi për...

Facebook