Lidhu me ne

Mix

4 mënyra të thjeshta për të eliminuar thinjat e para

Flokët e thinjur, siç dihet nuk kanë lidhje me moshën dhe vitet. Thinjat e para, shumë njerëzve u dalin qysh në 20-at e hershme dhe zgjidhja e menjëhershme është gjithmonë lyerja. Nëse kjo e fundit nuk ndodh në disa raste, ka ende mënyra si t’i zhdukësh thinjat, ose të paktën t’i bësh të mos duken. Edhe pse një problem gjenetik, thinjat në flokë mund të eliminohen me disa maska natyrale, të cilat kanë dhënë mjaft rezultat. Fillimisht, thinjat vërehen në zona të caktuara dhe deri në fund të viteve 50-të, mesatarisht 80 për qind e flokëve janë të zbardhur. Maskat e mëposhtme do t’ju ndihmojë për të rikthyer ngjyrën e errët të flokëve dhe për të parandaluar shfaqjen e mëtejshme të thinjave.

Çfarë të konsumosh?

Zakonisht, dermatologët këshillojnë që flokët e thinjur duhen trajtuar vazhdimisht, por edhe ushqimi ka rol të rëndësishëm. Për të shmnagur flokët e thinjur rekomandohen ushqime të pasura me acide yndyrore esenciale dhe omega: vaj ulliri, avokado, fruta të thata si arra dhe fara, si dhe ato të pasura me vitamina B dhe E, magnez dhe zink.

Maska 1

Vaj ulliri dhe mjaltë

Përziej në sasi të barabartë vajin e ullirit dhe mjaltin. Pasi t’i kesh përzier mirë, lyej flokët deri në rrënjë me të gjithë masën. Mbuloje kokën me një qese plastike, hidhi një peshqir të ngrohtë dhe mbaje për 30 minuta. Më pas laji flokët si zakonisht. Përdore këtë maskë të paktën një herë në javë.

Maska 2

Lëng limoni dhe vaj kokosi

Përziej po në sasi të barabarta vajin e kokosit dhe lëngun e limonit (si në përzierjen e mëparshme). Kjo përzierje është mjaft efektive për parandalimin e thinjave dhe rënies së flokëve. Përdore një herë në javë.

Maska 3

Piper i zi, kos dhe vaj bajame

Përziej mirë 1 gr piper të zi, gjysmë filxhani kos, gjysmë luge çaji lëng limoni dhe vaj bajame. Lyeji flokët që nga maja në rrënjë me të gjithë përzierjen dhe mbaje për 30 minuta. Përdore maskën 1-2 herë në javë.

Maska 4

Kafe, kos dhe uthull molle

Për këtë maskë duhet të përziesh gjysmë filxhani kafe, një filxhan kos natyral dhe 1 lugë uthull molle, derisa të përfitosh një masë homogjene. Pasi t’i kesh larë flokët si zakonisht, aplikoje maskën nga rrënjët në maja dhe mbaje për 90 minuta. Rekomadohet të përdoret dy herë në javë për 5-6 javë rresh.

MË TEPËR

Sport3 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix3 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix3 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix3 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix3 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix3 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix3 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix3 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix3 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix3 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook