Lidhu me ne

Radar

Nga prehri i Henri Çilit në “prehrin” e Bashës

Një ndër personazhet e politikës, e futur në PD në mesnatë në maj të vitit 2017, nëpërmjet një liste për deputetë të përgatitur nga Lulzim Basha, është edhe Oriola Pampuri.

Lulzim Basha befasoi dhe zhgënjeu jo pak me listat, duke përjashtuar figurat kryesore të Partisë Demokratike. Basha vendosi të shkatërrojë forcën e dytë politike më të madhe në vend, duke shkuar në zgjedhjet e 25 qershorit 2017 me ca emra aspak të njohur për opinionin publik, mbase edhe nga vetë ai. Ku mes këtyre emrave “anonimë” ishte edhe Oriola Pampuri, e cila sot gëzon benefitet e të qenit deputete e PD-së.

oriola pampuri – Abc News

Nga pedagoge në universitetin e drejtuar nga Henri Çili, Oriola Pampuri e pa veten në listat e kandidatëve për deputetë të Lulzim Bashës në vitin 2017. Listë e cila i solli PD-së një katastrofë elektorale, me rreth 230 mijë vota më pak se ditën që doli në Opozitë.

Por, prej vitit 2017, Oriola Pampuri është shndërruar në një ndër “kamikazët” e Lulzim Bashës që ka mbështetur çdo “çmenduri” politike, dhe me sa duket vijon ende të shërbejë “si mashë” e ish-kreut të PD-së.

Ndërkohë, një ditë më parë, Oriola Pampuri nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku e cilësonte veten si “Zëdhënëse e Grupit Parlamentar të PD-së”, njoftoi edhe agjendën e grupit të përkrahësve të “supermenit”, Enkelejd Alibeaj

Postimi i Pampurit është publikuar edhe në faqen e PD-së në rrjetet sociale, e cila vazhdon të mbahet peng nga Lulzim Basha.

Por, pas këtij postimi të Pampurit, demokratët i janë vërsulur me komente.

Ata e akuzojnë Pampurin si një person pa kontribute, që është futur në PD vetëm për t’i bërë “fresk” Lulzim Bashës.

Në emër të kujt partie flet zonja!!!????”-shkruan një qytetar.

Ndërsa një tjetër shkruan “Po për dyer të blinduara moj zëdhënse nuk e harrove të bësh njoftim, po për gaz lotesjellës hunj, gurë dhe se ka kriminela në seli nuk bërë njoftim”.

Po ashtu një tjetër shkruan “Nxirrini me shqelma nga selia e PD këta maskarenj se nuk janë zgjedhur me votë por janë marrë nga rruga e drejt në kryesine e Bashës për ti bërë fresk ..!!”

Gjithashtu një qytetar shkruan “Ju ka ngelë në dorë deputetllëku. Kur të vijnë zgjedhjet e tjera do merrni vota sa morët në Vorë me 6 mars. Baraz me një anëtar të këshillit komunal”.

MË TEPËR

Sport3 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix3 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix3 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix3 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix3 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix3 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix3 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix3 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix3 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix3 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook