Mix
Dua Lipa zbulon arsyen pse la duhanin
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ka marrë një vendim të rëndësishëm që lidhet me shëndetin e saj. Ajo ka lënë së fundmi duhanin për të mbrojtur zërin e saj.
Dua është aktualisht në turneun e saj “Future Nostalgia” dhe para së të dilte në skenë ajo mori vendimin për të lënë duhanin.
Duke folur në episodin e fundit të ‘podcast’-it të saj, “At Your Service”, ajo zbuloi: “Kam pasur laringit në dhjetor dhe ky lloj më bëri ta lija duhanin një muaj më herët se sa kisha menduar. Por e bëra dhe i kam qëndruar”.
Sakaq, Dua ka zbuluar se lënia e duhanit e ka bërë të jetë më e shëndetshme gjatë udhëtimit nëpër botë.
“Unë çdo natë shënoj të gjitha gjërat e mira që kam bërë për trupin tim dhe gjërat që kam bërë për veten time. Madje sigurohem që të kem kohë të lexoj librin tim dhe të kem pak kohë për t’u kujdesur për veten, në këto mënyra përpiqem të qëndroj në krye të shëndetit tim mendor dhe qëndroj energjik duke ditur se kam bërë gjëra për veten time që me të vërtetë i mbush ditët e mia në mënyra të ndryshme”, shtoi ajo.