Radar
Vjedhje me dhunë në Spanjë/ Në pranga drejtori i Ujësjellësit të Kurbinit, e kishte denoncuar Berisha
Policia e Lezhës ka vënë në pranga drejtorin e Ujësjellësit të Kurbinit Alfred Prodani.
Prodani është arrestuar për llogari të Interpolit, pasi është në kërkim për vjedhje me dhunë në Spanjë.
Edhe pse para disa kohësh është akuzuar nga ish-kryeministri Berisha për vjedhje por ai i ka mohuar këto akuza.
Burime bëjnë me dije se arrestimi është provizor me qëllim ekstradimi.
NJOFTIMI
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Coruna”, forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Interpol Tirana, kapën dhe arrestuan në qytetin e Laçit, me qëllim ekstradimi drejt Spanjës, shtetasin A. P., 41 vjeç, banues në Kurbin. Ky shtetas, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Coruna/Spanjë, në vitin 2013, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.