Radar
Largohet Psaki, emërohet Sekretarja e parë homoseksuale në Shtëpinë e Bardhë, punoi në organizatën e financuar nga Soros
Zëdhënësja kryesore e Biden do të largohet nga Shtëpia e Bardhë javën e ardhshme
Epoka e Jen Psaki në dhomën e konferencës në Shtëpinë e Bardhë do të përfundojë javën e ardhshme, pasi sekretarja e shtypit e Presidentit Joe Biden do të zëvendësohet nga zëvendësja e saj pasi thuhet se ajo do marrë një pozicion në MSNBC.
Karine Jean-Pierre do marrë postin e sekretares së shtypit më 13 maj, njoftoi Biden të enjten. Ajo është shpallur si Sekretarja e parë homoseksuale e parë e shtypit e Shtëpisë së Bardhë dhe gruaja e parë me ngjyrë që mban këtë pozicion.
Raportet muajin e kaluar se Psaki po negocionte një marrëveshje për një punë në MSNBC ngritën shqetësime për etikën, si dhe frikën midis gazetarëve në NBC News se prania e saj në median simotër do të ‘njolloste’ besueshmërinë e markës.
Jean-Pierre është një këshilltare për një kohë të gjatë e Bidenit, pasi ka punuar në fushatën e tij presidenciale ndërsa ka qenë staf i tij kur ai ishte zv. president nën Barack Obama.
Ajo kishte një periudhë si analiste politike në MSNBC dhe punoi si shefe e marrëdhënieve publike në MoveOn.org, një grup aktivist i krahut të majtë që financohej pjesërisht nga miliarderi George Soros. E lindur në Martinikë dhe e rritur në Nju Jork, ajo gjithashtu ka punuar në fushatat presidenciale të Obamës.