Lidhu me ne

Mix

Ushqimet më të dëmshme për shëndetin mendor

Nëse po hani manaferra, arra apo salmon, jeni duke i bërë një nder të madh vetes dhe trurit. Por nuk mund të themi të njëjtën gjë për ushqimet e yndyrshme, të skuqura dhe pijet me gaz. Ato janë një rrezik për gjendjen e humorit ose kujtesën, veçanërisht për njerëzit në moshë!

Yndyrnat e ngopura (margarina e ngrirë). Yndyrnat e ngopura mund të gjenden në shumë ushqime. Ashtu si vajrat pjesërisht të hidrogjenizuar, yndyrat e ngopura janë jashtëzakonisht të dëmshme për trurin tuaj. Një studim i fundit nga  “Neurology” tregoi se ata që kishin nivele të larta të acidit elaidik kishin më shumë gjasa të zhvillonin humbjen e kujtesës.

Ushqimet e skuqura. Ushqimet e skuqura jo vetëm që janë të dëmshme për peshën e trupit, por ndikojnë edhe në shëndetin mendor. Studimet tregojnë se njerëzit që hanë shumë ushqime të skuqura kanë mangësi në aftësinë e të nxënit, kujtesën, të menduarit dhe funksione të tjera të trurit. Sipas studimeve, të skuqurat nxisin inflamacionin.

Alkooli. Ekspertët sqarojnë se një gotë me verë të kuqe që pihet rrallë, është e shëndetshme për organizmin. Megjithatë, sasitë e tepruara të alkoolit mund të jenë toksike për strukturën dhe funksionet e trurit, pavarësisht moshës. Sa më shumë që pini, aq më shumë e vështirë do të jetë për të procesuar informacione të reja, apo të mbani mend detaje. Alkooli ndonjëherë ju bën të ndiheni konfuzë dhe të mërzitur.

Pijet e gazuara. Pijet e gazuara janë të mbushura me sheqer, përmbajnë fruktozë, që rrit rrezikun e sklerozës në tru. Sasitë e mëdha të sheqerit shkaktojnë dëmtime të mëdha nervore.

Buka e bardhë apo orizi. Buka e bardhë, orizi apo makaronat janë disa prej karbohidrateve që nuk duhet t’i hani me tepricë dhe të cilat duhen shmangur në të mirë të shëndetit mendor. Këto ushqime përthithen shumë shpejt në gjak duke rritur nivelin e sheqerit dhe insulinës. Studimet tregojnë gjithashtu se shumë karbohidratet e “rafinuara” mund të rrisin rrezikun e sëmundjes Alzheimer.

Burimi: WebMD

MË TEPËR

Sport6 orë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix6 orë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix6 orë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix6 orë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix7 orë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix7 orë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix7 orë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix7 orë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix7 orë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix7 orë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook