Kryesore
Menjëherë zbatimi i reformës
Miratimi me konsensus i reformës në drejtësi u përshëndet nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini, dhe komisioneri europian për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatave për Zgjerim, Johanes Han. Ata vlerësuan forcat politike që arritën konsensusin për një vendim të tillë historik, dhe theksuan se i rëndësishëm është zbatimi i saj.
“Kuvendi i Republikës së Shqipërisë miratoi me unanimitet ndryshimet kushtetuese, të cilat përbëjnë dispozitat për një reformë të thellë të sistemit gjyqësor. Ne urojmë popullin shqiptar, qeverinë dhe të gjitha forcat politike që treguan pjekurinë dhe përgjegjësinë për të bërë të mundur këtë vendim historik. Ky hap i paprecedent vjen pas një kërkese të gjatë nga shumica dërrmuese e qytetarëve për drejtësi të përgjegjshme, të pavarur dhe transparente. Reforma është gjithashtu një kontribut i madh për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Këto janë edhe prioritetet kyçe për Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit në BE. Tani është e rëndësishme që zbatimi i reformës të nisë menjëherë, me qëllim që popullit shqiptar t’i shërbejë një sistem gjyqësor i bazuar në mënyrë të vendosur mbi standardet evropiane”,- thuhet në deklaratën e përbashkët. .
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu