Radar
Kuvendi Kombëtar i PD, Berisha: U rikthye vota e lirë, arkivuam në harresë kryetarokracinë
Ish kryeministri Sali Berisha komentoi Kuvendin Kombëtar të 30 prillit në një konferencë me gazetarët.
Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se Kuvendi solli votën e lirë dhe se PD s’ka qenë kurrë më e bashkuar se sa në 30 prill.
“PD kaloi procese si kurrë ndonjëherë më parë, kuvende gjigante, referendume të papara, kaloi në zgjedhje në çdo seksion, grupseksion, në degë dhe së fundmi në Kuvendin e datës 30 prill ajo bëri zgjedhjet për forumin më të rëndësishëm pas Kuvendit kombëtar që është Këshilli Kombëtar i PD-së. Në të gjithë këtë proces ka pasur dominim vota e lirë. Në PD u rikthye vota e lirë. S’kemi pasur asnjë rast të vetëm se nuk ishte i drejtë numërimi i tyre. Çdo votë është numëruar para kamerave dhe çdokush ka të drejtë të verifikojë votat e tij.
Kjo përmbush një zotim të një rëndësie themelore. Në këtë proces është votuar apo kanë garuar për votim qindra e qindra kandidatura. Dominoi vota e lirë, arkivuam në harresë ajo që quhet kryetarokraci. PD s’ka qenë kurrë më e bashkuar se sa në 30 prill dhe për herë të parë gratë e të rinjtë përbënin mbi 50% të Këshillit”-tha Berisha.