Lidhu me ne

Kritike

Në Shqipëri gjen televezione të mëdha pro qeverisë, por nuk gjen media të madhe pro opozitës

Lutfi Dervishi vjen me 'Përballë' në RTSH - Lajme.al

Rënia e lirë e medias së “lirë”!

Lajmi që Shqipëria renditet e fundit në rajon për indeksin e lirisë së medias dhe 20 vende më poshtë se vitin e kaluar mund të jetë tronditës për dikë, por jo për këdo.

Si është e mundur që fqinji ynë lindor Maqedonia renditet në vendin e 57 dhe Shqipëria në vendin e 107?!

Një koleg nga Shkupi që njeh po aq mirë edhe problemet e medias në Shqipëri më thotë: “këtu nëse bëhet një gabim nga qeveria ndaj medias, kërkohet ndjesë e merren masa dhe… këtu mediat e mëdha nuk janë borizanë të qeverisë”

Çfarë ndodhi që jemi 20 vende më poshtë?

Nëse prej vitesh (2018) qeveria vërtit një projektligj që u kritikua edhe nga komisioni Venecias dhe asnjëherë nuk e bën të qartë nëse ka hequr dorë përfundimisht apo e ka ende në sirtar, atëherë ky nuk është një fakt që nuk flet mirë për lirinë e medias.

Nëse ka incidente ndaj gazetarëve dhe asnjëherë nuk merret masë, le më të kërkohet ndjesë, kjo sjellje nuk çon në përmirësimin e renditjes. (Më kujtohet ndërkohë një skenë e pa harrueshme nga 8 janari ku një kameraman mbi makinë e TV po xhironte protestën në selinë e PD-së dhe uji me presion nga ana e policisë drejtohej ndaj tij a thua se ishte shënjestra për t’u argëtuar)

Nëse vepron me shpejtësi rrufe për të zëvëndësuar bordin e transmetuesit publik, me kandidatë në thyerje të kritereve ligjore e le më të balancës politike, kjo sigurisht reflektohet dhe mbahet shënim.

Nëse institucionet që duhet të jenë në shërbim të publikut dhe industrisë së medias kthehen në servis të qeverisë, mos prit të të duartrokasin për këtë arritje madhore!

Nëse gjatë vitit vihet re se stacionet televizive kryesore bien një pas një në dorë të klientelës së qeverisë, kjo natyrshëm që nuk ka lidhje me lirinë e shtypit.

Nëse në Shqipëri gjen televezion të mëdha pro qeverisë, por e ke të vështirë të gjesh media të madhe pro opozitës, kjo flet për lirinë e zgjedhjes që kanë pronarët e medias, por jo për lirinë e gazetarëve.

Nëse ke një ligj shumë të mirë për informimin e publikut me dokumenta zyrtare, por zbatimi i tij vjen duke u përkeqësuar, në teori do të marrësh note maksimale, ndërsa në praktikë notë jo kaluese.

Nëse gazetari kritike/hulumtuese në Shqipëri bëhet vetëm nga media që financohen nga donatorët, nuk ka se si kjo të llogaritet në favor të mjedisit të shëndetshëm të të bërit gazetari cilësore!

Nëse investigimet e gazetarëve nuk merren parasysh nga politika dhe sistemi i drejtësisë, por gazetarët bullizohen apo etiketohen si kazan atëherë gjasat janë që renditja të vijë duke u përkeqësuar.

Nëse tendenca është për të shmangur median, për t’u bërë vetë media, për të bërë propagandë nga mëngjesi në mëngjes dhe për të kontrolluar mesazhin duke centralizuar në maksimum informacionin mund të marrësh mijëra e qindra mijëra like dhe komente pozitive në facebook, por kjo nuk ka lidhje me lirinë e medias.

Nëse zgjedhjet, kurdo bëhen ato, raportohen nga partitë dhe jo nga media, kjo do të thotë se media nuk është e lirë.

Nuk mund të kesh media të lirë në kushtet e frikës, pasigurisë dhe korrupsionit.

Një media e lirë do të thotë që gazetari dhe redaktori i marrin vendimet vetëm bazuar mbi ndërgjegjen e tyre profesionale dhe jo nga celulari.

Nëse në media nuk gjen kritikë dhe hulumtime, por vetëm propagandë e miksuar me “kacafytje” “debati” të formatit dy-tre këtej dhe dy-tre andej, do të thotë se ke garantuar spektaklin, por jo domosdoshmërisht shëndetin e pushtetit të katërt.

Pushteti i katërt është është qeni roje, dhe jo zagari (qeni gjuetisë) apo qeni zbavitës i shtëpisë.

MË TEPËR

Kryesore4 orë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix4 orë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet11 orë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore11 orë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore4 ditë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix4 ditë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix4 ditë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Radar4 ditë më herët

Thirrja e Mel Gibson: Të zbardhet e vërteta për 11 shtatorin

Ylli i Hollivudit, Mel Gibson, një mbështetës i zëshëm i presidentit amerikan Donald Trump, i ka kërkuar qeverisë amerikane të...

Mix5 ditë më herët

Audrey Hepburn: Grimi nuk e mbulon shpirtin e keq!

Audrey Hepburn u ngrit dhe u bë një yll i kinematorgrafisë botërore, pikërisht në kohën e kthesave, të cilave u...

Mix5 ditë më herët

Arrat janë ushqimi më i mirë për uljen e kolesterolit

Arrat janë ndër ushqimet më të mira për shëndetin e zemrës, kanë konfirmuar studimet nga Suedia dhe Norvegjia. Ato janë...

Facebook