Lidhu me ne

Radar

Djali i Biden i përfshirë në korrupsion/ Pse hesht Shtëpia e Bardhë?

cna lajme blog
Hunter dhe Joe Biden

Nga David N.Bossie “Fox News”

Siç thotë shprehja e vjetër “pulat po kthehen më në fund në shtëpi për t’u pjekur”. Zbulimi se një bashkëpunëtorit të ngushtë në biznes të Hanter Bajdenit, iu dha akses në gati 20 raste në Shtëpinë e Bardhë, të drejtuar nga dyshja Obama-Bajden, është skandali më i fundit në një histori pushteti dhe korrupsioni të denjë për çmimin Pulitzer, e cila po bëhet e njohur edhe si “Biden.Inc”.

Ky zbulim i ri, është pjesë e operacionit të dyshimtë financiar, të cilin media kryesore  në SHBA, e injoroi për vite me radhë për të mos dëmtuar Xho Bajden. Dhe sot kjo histori po përhapet në kohën më të keqe të mundshme për presidentin aktual të Amerikës.

Është një shembull tipik i të ashtuquajturës ”kënetë e Uashingtonit”, dhe që tregon sesi vit pas viti, anëtarët e familjeve që zgjidhen në poste të larta, fitojnë shumë para pikërisht falë lidhjeve politike. Prandaj, ka ardhur koha që Shtëpia e Bardhë e drejtuar nga Xho Bajden, të nisë më në fund që t’u përgjigjet shumë pyetjeve.

Presidenti republikan Riçard Nikson, iu përgjigj pyetjeve rreth skandalit Uotergejt. Edhe Ronald Regan iu përgjigj pyetjeve në lidhje me aferën Iran-Contra. Bill dhe Hilari Klinton iu përgjigjën pyetjeve rreth rastit Uajtuoter.

Ndërkohë Donald Trump iu përgjigj më shumë pyetjeve sesa çdo president në histori, për çdo temë që mund të imagjinohet. Pse Xho Bajden vazhdon që të marrë në mbrojtje veten dhe djalin e tij? Gazetarët që mbulojnë  Shtëpisë së Bardhë, duhet t’ia bënin të vështirë jetën kësaj administrate, me pyetjet mbi çështjen e korrupsionit të supozuar të familjes Bajden.

Kjo sepse është detyra e tyre që ta bëjnë këtë. Duhet të marrë fund koha e sekretares arrogante për mediat, Xhen Psaki, e cila u tolerua aq shumë nga miqtë e saj në mediat liberale. Kjo është një çështje serioze që duhet trajtuar në mënyrë transparente.

Prokurori i Përgjithshëm, Merrk Garland, duhet të fillojë duke ia hequr hetimin e departamentit të tij mbi Hanter Bajden nga duart e presidentit Bajden dhe miqve të tij politikë

Kjo është një temë e mirë për të folur. Por nuk ka rëndësi se prokurori amerikan në Delauer që po kryen hetimin, është një i emëruar nga Donald Trump.

Rëndësi ka që Departamentit të Drejtësisë të Xho Bajdenit, nuk mund t’i besohet se do të mbikëqyrë në mënyrë të paanshme një hetim ndaj një anëtari të familjes së presidentit, ose potencialisht vetë presidentit. Ky është një konflikt tejet i qartë i interesit, dhe kjo është pikërisht arsyeja pse ekziston edhe statusi i prokurorit special.

Emërimi i një prokurori special dhe të pavarur në lidhje me këtë çështje, është thjesht gjëja e duhur që duhet bërë. Refuzimi për ta bërë këtë, është një pjesë e arsyes pse sipas të dhënave të sondazhit më të fundit, 56 për qind e popullit amerikan “nuk i besojnë shumë ose fare qeverisë” se është duke bërë atë që është e drejtë.

Për më tepër, republikanët duhet të ushtrojnë presion mbi Kongresin e kontrolluar nga demokratët, që të fillojë të shtrojë që tani pyetje rreth Hanter Bajdenit, ose do ta përkeqësojë akoma më shumë situatën pas zgjedhjeve të mesit të mandatit në muajin nëntor.

Asnjëherë më parë një parti që ka pasur nën kontroll Kongresin, nuk është lejuar të injorojë një histori të këtyre përmasave. Vetëm lidhjet e biznesit të Hanterit me Kinën, Rusinë dhe Ukrainën, mjaftojnë që edhe një vëzhgues i rastësishëm të pyesë nëse presidenti Xho Bajden është i komprometuar në këto lidhje.

Shumë njerëz besojnë se lidhjet financiare të familjes Bajden me kundërshtarët tanë si Rusia dhe Kina, përbëjnë një kërcënim për sigurinë kombëtare të SHBA-së, dhe se Kongresi duhet ta përmbushë detyrën e tij të mbikëqyrjes kushtetuese, pavarësisht se kush është në shumicë.

Është e sigurt se Kongresi i drejtuar nga demokratja Nensi Pelosi, ka mundësi të merret me më shumë çështje sesa vetëm ngacmimet e vazhdueshme të Komitetit të 6 janarit ndaj ish-presidentit Trump.

Gjërat do të ishin ndryshe, nëse media e njëanshme do ta kishte bërë që nga fillimi detyrën e saj mbi historinë e korrupsionit të familjes Bajden. Emërimi i një prokurori special të pavarur për këtë rast, është gjëja e duhur që duhet bërë.

Sa ndryshe do ishin gjërat sikur Big Tech, kompanitë e mëdha të teknologjisë, të mos e kishin censuruar për kaq shumë kohë historinë e laptopit të Hanter. Dhe sikur establishmenti i Uashingtonit që e urren Trump, të mos e kishte etiketuar në mënyrë të rreme këtë çështje si një dezinformim të Rusisë.

Nëse kjo histori do të ishte hetuar që atëherë, ajo që u zbulua këtë javë, dhe ajo që pritet të bëhet publike në javët në vijim, do të kishte dalë shumë kohë më parë; dhe nuk do ta vinte në rrezik presidencën Bajden. Mbulimi është thuajse gjithmonë më i keq sesa vetë krimi, dhe shumë më i kushtueshëm në aspektin politik.

Në gushtin e vitit 1974, presidenti Riçard Nikson dha dorëheqjen nga presidenca, pasi e kuptoi se do të fajësohej nga Kongresi dhe do dënohej nga Senati. Tani të vijmë me shpejtësi në vitin 2022. Korrupsioni i familjes Bajden e bën Uotegejtin të duket një shaka. Dhe le të përballemi me realitetin.

Situata vetëm sa do të përkeqësohet, kur republikanët të rifitojnë shumicën në Kongres, dhe të nisin të ushtrojnë autoritetin e tyre të seancave dëgjimore dhe komisioneve hetimore. Xho Bajden duhet të marrë të konsideratë ndjekjen e shembullit të Niksonit, pasi kjo mund të shpëtonte edhe Partinë Demokratike.

Shënim:David N.Bossie, zëvendës/menaxher i fushatës së Donald Trump për president në vitin 2016 dhe ish-kryehetues për Komitetin e Kongresit për Reformën dhe Mbikëqyrjen e Qeverisë gjatë administratës Klinton.

CNA.al

MË TEPËR

Mix9 orë më herët

iPad 11 do t’ju lejojë të përdorni Apple Intelligence

Viti 2025, i cili sapo ka filluar, do të jetë plot me produkte të reja për Apple, duke përfshirë iPad...

Mix9 orë më herët

Çfarë kanë të përbashkët Elon Musk dhe Vladimir Putin ?

Shkruar nga Moises NaimElon Musk dhe Vladimir Putin / Apo për faktin se ata mund të mos dinë atë që...

Radar9 orë më herët

Prapaskenat/ Kina po peshon shitjen e TikTok te Elon Musk

Zyrtarët kinezë po vlerësojnë një mundësi që përfshin blerjen e operacioneve amerikane të TikTok nga Elon Musk, nëse kompania nuk...

Radar9 orë më herët

Ndryshimi i politikave të moderimit, çfarë përfshijnë rregullat e reja të Facebook

Shefi i META-s Mark Zuckerberg, majtas, dhe zëvendëspresidenti i Facebook për Politikat Publike Globale, Joel Kaplan, pas një takimi me...

Kryesore16 orë më herët

Gaz Bardhi iu trembet primareve brenda PD-së: Ne kemi ende inate të mëdha me njëri-tjetrin, ndaj duhet lënë ky muhabet

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi komentoi mundësinë e paditjes së tij nga ana e kryeministrit Edi...

Mix16 orë më herët

12 seriale që do të të bëjnë të ndihesh mirë

Qoftë nëse je i fiksuar pas serialeve apo përdor Netflix-in vetëm herë pas here, është e sigurt që ke një...

Aktualitet1 ditë më herët

Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2025

Publikohen datat e provimeve të Maturës Shtetërore për vitin 2025 për nxënësit që ndjekin arsimin e përgjithshëm dhe atë profesional....

Mix1 ditë më herët

Pse na dhembin veshkat kur e teprojmë me ushqimin?

Veshkat janë organe jetike në trupin tonë. Ato janë përgjegjëse për filtrimin e gjakut, pastrimin e organizmit nga toksinat, prodhimin...

Mix1 ditë më herët

Kevin Coster, i dashuruar me Jennifer Lopez?

Në fund të dhjetorit 2024, Kevin Costner dhe Jennifer Lopez patën një takim miqësor në Aspen të Kolorados, ku të...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë është lumturia?

Mjaft u trishtove për gjëra të tilla, të cilat nuk janë nën kontrollin tënd. Sa herë që zemra juaj fillon...

Facebook