Gatime
Arra dhe ajkë qumështi për një fytyrë plot shkëlqim
Arrat dhe ajka e qumështit janë një kombinim i fuqishëm, i cili i jep fytyrës suaj shkëlqim dhe heq njollat e errëta nga lëkura.
Në rast se nuk jeni të vetëdijshëm për përfitimet që fytyra juaj ka nga arra, ja çfarë duhet të dini…
Arrat janë plot me antioksidantë, vitamina E dhe B, të cilat ndihmojnë trupin për të përmirësuar shëndetin e përgjithshëm të lëkurës duke neutralizuar dëmtimin e lëkurës, që shumicën e kohës shkaktohet nga radikalet e lira dhe stresi oksidativ.
Një tjetër përfitim i arrave është se ndihmon në ngadalësimin e procesit të mplakjes. Me fjalë të tjera, arrat kanë veti natyrale të cilat e mbajnë fytyrën tuaj përherë të re.
Ato e hidratojnë dhe e ushqejnë lëkurën nga brenda dhe sigurojnë ndihmë për të rivitalizuar qelizat e dëmtuara dhe për rigjenerimin e qelizave të reja, të cilat si përfundim përmirësojnë ngjyrën e lëkurës.
Ndërsa ajka e qumështit është një nga ilaçet shtëpiakë më të vjetër të përdorur për të përmirësuar shëndetin e lëkurës. Ajka është një nga hidratantët më të mirë natyralë për lëkurën e thatë dhe të plasaritur.
Ajka e qumështit gjithashtu vepron si toner zbutës i lëkurës dhe ndihmon në përmirësimin e tonit të lëkurës, duke i shtuar lëkurës shkëlqim të shëndetshëm. Ajka është edhe një nga ilaçet natyralë më të mirë për rrathët e zinj dhe qeset poshtë syve.
Përbërësit
Arra- 4-5 kokrra
Ajkë qumështi- 1 lugë gjelle
Përdorimi
Për të marrë përfitime të plota të kësaj përzierjeje të fuqishme ndiqni hapat e mëposhtëm.
1. Zhysni arrat në ujë për 1 orë dhe shtypini në formën e një paste të trashë.
2. Shtoni ajkë qumështi te arrat e shtypura dhe përziejini shumë mirë.
3. Aplikojeni këtë përzierje (në formën e një paste) në fytyrë të pastër dhe në qafë dhe masazhojeni me lëvizje të buta rrethore për 5 minuta.
4. Rekomandohet që kjo përzierje të qëndrojë në fytyrë të paktën për 20 minuta.
5. Lajeni me ujë.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu