Aktualitet
Unanimitet i plotë
Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë miratuan në unanimitet amendamentet kushtetuese pjesë të reformës në drejtësi.
Pas një diskutimi të shkurtër, i cili ka zgjatur rreth një orë, Kuvendi ka miratuar reformën në drejtësi.
Në ditët e ardhshme pritet të miratohen edhe shtatë projektligje, të cilat e shoqërojnë reformën.
Votimi i sotëm është fundi i gati dy vjet përpjekje për të përpiluar dhe miratuar reformën e sistemit të drejtësisë, me qëllim rritjen e pavarësisë nga politika dhe çlirimin e tij nga korrupsioni.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu