Kryesore
Hipizëm dhe muzikë live.
Kryebashkiaku Erion Veliaj duket se çdo ditë përpiqet të mendojë mënyra sesi të përmirësojë pamjen e qytetit dhe veçanërisht jetën e qytetarëve të tij.
Pas përmirësimeve që ai bëri në parkun e liqenit të Tiranës, duke i dhënë gjallërinë dhe jetën e munguar duket se Veliaj po mendon sesi të përmirësojë edhe parqe të tjera të qytetit për t’i dhënë më shumë jetë përmes aktiviteteve dhe argëtimeve të ndryshme për qytetarët. Aktiviteti rradhës është hipizëm dhe muzikë live.
”Pas përmiresimeve, Parku i Liqenit është i tejmbushur. Ndaj po investojmë e po çojmë aktivitete te parqe të tjera si ai i stadiumit Dinamo.” – është shprehur Veliaj në faqen e tij Facebook.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu