Mix
Misteri i vdekjes së Marylin Monroe, zbulohet çfarë bëri orët e fundit përpara se të “vetëvritej”!
Ekspertët kanë rindërtuar orët e fundit të jetës së Marilyn Monroe mbi bazën e disa regjistrimeve të cilat nuk ishin bërë të njohura më parë, duke ringjallur sërish teoritë e vjetra të konspiracionit lidhur me vetëvrasjen e saj.
Një dokumentar i ri, i quajtur “Misteri i Marilyn Monroe, kasetat e padëgjuara”, risjell vdekjen e aktores legjendare, por edhe marrëdhënien e saj me familjen Kennedy.
Aty, dëgjohen regjistrime audio nuk ishin ndarë asnjëherë më parë me publikun e gjerë.
Monroe ndërroi jetë gushtin e vitit 1962, dhe vdekja e saj u klasifikua si “ndoshta vetëvrasje”, ndërsa misteri vazhdon edhe në ditët tona.
Aktorja pati një lidhje dashurie si me John Kennedyn, ashtu dhe me vëllain e tij, Robert. Në ditët përpara vdekjes së saj, disa burime kanë zbuluar faktin se Marylin u kishte thënë personave të besuar se “ishte shtatzënë me njërin prej vëllezervë Kennedy, por se po e detyronin që ta hiqtë qafe fëmijën”.
Në atë periudhë, ajo duket se kishte dashur ta “mbërthente në një cep” Bobby Kennedyn, dhe u kishte pohuar miqve se do të martohej me të. Ndërkohë, edhe gazetarit Sidney Skolsky i kishte pohuar se kishte fjetur shumë herë edhe me John-in.
Edhe pse Robert Kennedy pretendonte se nuk i ishte afruar shtëpisë së Marylun në ditën kur ajo vdiq, dëshmitarë në vendngjarje thonë se e kanë parë në pronën e saj pikërisht përpara se ato të shuhej.