Kryesore
Rama i shpall “luftë” korrupsionit me 200 lekëshe/ Amniston vjedhjen miliona euro të inceneratoreve?
Kryeministri Edi Rama vijon propagandën e tij, me të ashtuquajturën “luftë kundër korrupsionit”.
Në një dalje për mediat Rama është shprehur se duke nisur nga data 1 maj shqiptarët nuk do të kenë më nevojë që të dalin nga shtëpitë pasi do të gjejnë çdo shërbim online. Sipas tij, kështu i jepet fund epokës së ryshfetit në sportele.
Pra, kryeministri Edi Rama e ka seriozisht. Po po, do “luftojë” korrupsionin e 200 lekshëve që jepeshin në sportele nga qytetarët, sipas tij, për të marrë shërbime të ndryshme nga punonjësit e administratës.
Por, kryeministri Edi Rama ndërkohë që e ka mendjen tek 200 lekëshat e sporteleve, mesa duket ka harruar milionat e inceneratorëve.
Bëhet fjalë për tre kontrata koncesionare 178 milionë euro, por që në shifra reale taksapaguesve shqiptarë do t’iu kushtojë mbi 600 milionë euro, ku janë përfshirë zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar.
Në lidhje me këtë koncesion, i akuzuar si afera e shekullit, tashmë janë në pranga një ish-ministër i Qeverisë “Rama 1”, dhe një ish-deputet i PS, por produkte politike të LSI.
Por, gjithçka duket se nuk fillon dhe as nuk mbaron tek Alqi Bllako dhe Lefter Koka.
Dyshimet janë se gjithçka fillon në godinën e Kryeministrisë, aty ku janë firmosur 9-14 vendime qeverie, brenda një ditë.
Kryeministri Edi Rama ka tentuar t’i mbrojë këto koncesione, duke tentuar të justifikohet me zhdukjen e maleve me plehra.
Pra, Rama tenton të justifikojë në mal me para, për një mal me plehra.
Për më tepër Rama ka tentuar të “lajë duart” nga çdo përgjegjësi e tij personale. Edhe pse në lidhje me këtë aferë, tashmë janë në pranga ish-Lefter Koka, ish-ministër i kabinetit të tij qeverisës dhe Alqi Bllako, ish-deputet i partisë, ku Rama është kryetar.
Rama tenton ti “shesë” inceneratorërt si “vepra arti”, që sipas tij kanë zgjidhur problemin e mbetjeve në Shqipëri. Por, nuk iu thotë shqiptarëve sesa është fatura e tyre. Sa do t’iu kushtojë taksapaguesve.
Prandaj, kryeministri Edi Rama nëse vërtetë do ti shpallë luftë korrupsionit, le ta fillojë me inceneratorët. Afera e inceneratorëve, nuk mund të amnistohet. Përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë, qofshin këta edhe në godinën e Kryeministrisë.