Lidhu me ne

Mix

Video / Pak para vrasjes së kineastes Halyna Hutchins, skena ku aktori Alec Baldwin nxjerr revolen dhe e drejton nga kamera

Zyra e Sherifit të Qarkut Santa Fe ka publikuar një video nga seti i filmit, ku humbi jetën kineastrja Halyna Hutchins.

Videoja tregon momentin kur aktori Alec Baldwin nxjerr revolverin nga xhaketa dhe e drejton nga kamera.

Më vonë, gjatë së njëjtës skenë, arma u shkrep duke vrarë kineasten Halyna Hutchins dhe plagosi regjisorin Joel Souza. Baldwin është shprehur se nuk e ka tërhequr këmbëzën, dhe nuk është akuzuar për vepër penale.

Ngjarja ndodhi në shesh-xhirimet e filmit “Rust” në New Mexico tetorin e kaluar. Zyra e Sherifit aktualisht është duke hetuar se si plumbat gjetën rrugën e tyre në armë, e cila supozohej të ishte e pa mbushur.

Departamenti i dorëzoi një pjesë të hetimit të tij Zyrës së Parë të Prokurorit të Rrethit Gjyqësor në Santa Fe.

“Hetimi nuk është i plotë”– tha në një deklaratë prokurorja e qarkut Mary Carmack-Altwies. “Zyra e Sherifit është ende në pritje të raporteve thelbësore dhe nuk do të përfundojë hetimin e tyre derisa ato raporte të jenë dorëzuar. Pasi të marrim hetimin e përfunduar dhe të kryejmë një shqyrtim të plotë dhe të qëllimshëm të të gjitha provave, do të merret një vendim për akuzën penale.”

Ndërsa Baldwin nuk po përballet ende me akuza penale, Byroja e Shëndetit dhe Sigurisë në Punë të New Mexico ka vënë ​​një gjobë prej 136 mijë e 793 dollarësh për kompaninë e prodhimit të filmit javën e kaluar për dështimin në zbatimin e procedurave të duhura të sigurisë së armëve të zjarrit në xhirime. Burri i Hutchins ka ngritur gjithashtu një padi kundër Baldwin dhe producentëve të filmit.

MË TEPËR

Mix6 orë më herët

3 ushqimet më të mira që duhet t’i hani në mëngjes

Studime të shumta kanë konfirmuar se mëngjesi është me të vërtetë një vakt i rëndësishëm. Njerëzit që janë mësuar të...

Mix6 orë më herët

5 ëndrrat që i shohim të gjithë dhe kuptimi psikologjik i tyre

Ëndrrat janë një çështje komplekse për gjumin e secilit prej nesh. Disa besojnë se janë të hapura për interpretim profetikë,...

Mix6 orë më herët

Doni fëmijë të zgjuar? 8 mënyra për të stimuluar trurin e tyre

Sipas një studimi të ri  lojërat ‘video games’ çdo ditë mund të rrisin fuqinë e trurit të fëmijëve. Në një...

Mix6 orë më herët

Diabetikët, ushqimet më të mira për rënien nga pesha

Për njerëzit që vuajnë nga diabeti, mirëmbajtja e një peshe të shëndetshme është e një rëndësie të madhe. Pesha e...

Mix6 orë më herët

Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes dhe kujdesi që duhet të tregoni

Sigurisht, dita e të gjithëve nis me kafen e mëngjesit. Dikush e pi në shtëpi, dikush në kafene e dikush...

Mix12 orë më herët

Apple në krizë inovacioni, a do t’i ringjallë iPhone 17 shitjet?

Nëse flasim për Apple, duket sikur flasim për një kompani që është vazhdimisht në kërkim të arsyeve për të bërë...

Kioske12 orë më herët

950 mijë shqiptarë kanë zero lekë në banka

Janë rreth 2.8 milionë llogari të hapura në bankat e nivelit të dytë, por rreth një e treta e tyre...

Mix13 orë më herët

Mjaltë dhe limon për një tretje të mirë

Mjalti dhe limoni janë dy ushqime të shëndetshme natyrale, një kombinim që gjendet edhe në kultura të ndryshme për breza...

Mix13 orë më herët

10 THËNIE PËR JETËN DHE KINEMANË | Nga Alejandro Jodorowsky

“Një ditë, dikush më tregoi një gotë me ujë të mbushur përgjysmë dhe më pyeti: ‘A është gota gjysmë plot...

Mix13 orë më herët

Lamtumirë përgjithmonë Val Kilmer! Ndërron jetë papritur ylli i “Top Gun” dhe “Batman”

Val Kilmer, aktori i njohur për rolet e tij në filma si “Top Gun” dhe “Batman Forever”, ka ndërruar jetë...

Facebook