Lidhu me ne

Kioske

Si do të jetë Twitter i Elon Musk


Elon Musk Could Buy Twitter: Everything You Need to Know - CNET

Nëse ka një mbiemër të përshtatshëm për të përshkruar personalitetin e njeriut më të pasur në botë, ai nuk mund të jetë tjetër përveçse “i “paparashikueshëm”.

Miliarderi Elon Musk është i pakapshëm dhe i pakuptueshëm, shpesh merr vendime të çuditshme dhe hapur kundër rrymës, dhe për këtë arsye nuk është e lehtë të imagjinohet se si do ta ndryshojë Twitter-it tani që e ka blerë për 44 miliardë dollarë.

Megjithatë, sipas New York Times, ndërsa pak nga pak i afrohej ofertës përfundimtare të blerjes, themeluesi i Tesla u shfaq në intervista, deklarata dhe (sigurisht) në postime Twitteri me disa të dhëna se si mund ta revolucionarizojë platformën sociale në të ardhmen e afërt.

Fusha e parë e ndërhyrjes ndoshta do të jetë liria e fjalës, në atë që ai vetë ka e quajtur “sheshi publik i fakteve” i internetit. “Fjala e lirë është gurthemeli i një demokracie funksionale ,”tha Musk në një deklaratë,” dhe Twitter është vendi prej nga adresohen çështje me rëndësi jetike për të ardhmen e njerëzimit”.

Sipas miliarderit, moderatorët në platformë e teprojnë me ndërhyrjen në përmbajtjen e përdoruesit: prandaj mund ta kufizojë hapësirën e tyre për manovrim, duke e bërë kështu më të vështirë censurën dhe mbylljen e profilit.

Por deri ku do të shkojë ky kufi, për momentin e di vetëm ai.

Një tjetër temë që Musk e ka për zemër është ajo që lidhet me algoritmin e Twitter-it, ose “ADN”-në e rrjetit social, i cili vendos se çfarë përmbajtje do të jetë e dukshme për përdoruesit dhe në çfarë rendi do të indeksohet në faqet kryesore individuale.

Musk, të paktën sipas asaj që ka deklaruar në një fjalim të Ted Talk javën e kaluar, do të donte ta bënte këtë algoritëm me burim të hapur, duke i lejuar kështu përdoruesit të mësojnë kriterin sipas të cilit disa postime dalin në timeline-in e tyre.

Një ndërhyrje e kësaj natyre “do të shmangte promovimin apo në një farë mënyre “fshehjen” misterioze të tweet-eve pa pasur një ide se si ndodh kjo”, tha ai.

Nga ana e krijuesve të përmbajtjes (influencues, gazetarë, etj.) ky do të ishte një ndryshim epokal, paksa si zbulimi i “Formulës së viralitetit”.

Megjithatë, mbetet rreziku i gjenerimit të përmbajtjeve identike me njëra-tjetrën.

Megjithatë, sipas New York Times, Musk mund të ndërhyjë në spam, reklama të padëshiruara dhe llogari të rreme, të gjitha shumë të pranishme në Twitter.

Së fundmi, shefi ekzekutiv i Tesla-s bëri një premtim në një postim në Twitter se ai do të “mposhtte spam bots ose do të vdiste në përpjekjen për ta bërë këtë” dhe se do ta “autentifikojë të gjitha profilet reale”.

Verifikim me tikun blu në horizont për të gjithë?

Dhe në fund, çështja Trump. Musk nuk ka komentuar publikisht se si do ta trajtonjë llogarinë aktualisht të pezulluar të ish-presidentit Donald Trump.

Por komentet e tij për lirinë e fjalës kanë nxitur spekulimet se së shpejti mund të rikthehet plotësisht.

Pas sulmit në Capitol Hill më 6 janar 2021 Twitter, Facebook dhe Instagram i mbyllën profilet Trump-it për “nxitje të urrejtjes dhe dhunës”.

Një goditje e keqe për një njeri që ndërtoi mbështetjen e tij kryesisht falë përdorimit agresiv të rrjeteve sociale.

Megjithatë, Trump ka deklaruar se nuk do të rikthehet në platformë dhe, së fundmi lançoi rrjetin e tij social, Truth Social.

Mbetet për t’u parë.

BurimiHuffingtonpost

MË TEPËR

Sport1 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix1 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix1 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix1 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix1 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix1 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix1 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix1 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix1 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix1 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook