Mix
Zbuloni cilat shenja të horoskopit janë më të prirura drejt tradhtisë
Shenjat e horoskopit mund të tregojnë shumë rreth jush. Sipas një studimi nga EduBirdie, yjet nuk mund të na tregojnë se kush do të tradhtojë saktësisht, por ata mund të tregojnë se cilat shenja janë më të paqëndrueshme ose kanë një lloj tendence për të tradhëtuar.
Më poshtë janë rezultatet e sondazhit, për shenjën tuaj dhe të partnerit tuaj(kryqëzoni gishtat). Por mos harrroni që nuk është pjesë e fatit apo e yjeve nëse do të tradhëtoj një shenjë ose jo, është çështje e vullnetit të lirë.
Dashi
Si një shenjë zjarri, konkurruese dhe dinamike, “foshnjat” e Dashit veprojnë sipas instinktit dhe ka më shumë të ngjarë të largohen nga një marrëdhënie për një çast të vetëm. Sipas sondazhit të EduBirdie, 34% e njerëzve në shenjën e dashit kanë tradhtuar ose i janë afruar tradhtisë për një tjetër partner të rëndësishëm.
Demi
Shenja e tokës, e cila ështe sa sensuale, aq edhe praktike. Vështrimet e Demit shpesh janë të bazuara dhe të besueshme, kështu që vetëm 17% e tyre kanë mashtruar ose i janë afruar mashtrimit – ndërsa shumica beson në monogami.
Si një shenjë toke, Demi është i lidhur ngushtë me kënaqësinë – ushqim të mirë, verë të mirë, çarçafë të shtrenjtë dhe seks i mirë… Ndonjëherë prirjet e tyre drejt kënaqësisë marrin për keq.
Binjakët
Njerëzit e lindur Binjakë, zakonisht preferojnë marrëdhënie të rastësishme, gjë që nuk është për t’u habitur, duke qenë se gati 31% e tyre kanë mashtruar ose kanë arritur të tradhtojnë për një tjetër më të rëndësishëm. Si një shenjë e ajrit super sociale, Binjakët mund të mërziten lehtë.
Gaforrja
Sentimentale dhe e dhembshur, kjo shenjë uji drejtohet nga mënyra se si i ushqen njerëzit përreth. Në kontakt me ndjenjat e tyre besnike, vetëm 13% kanë mashtruar ose i janë afruar mashtrimit. Gaforrja nuk është e shkëlqyeshme në trajtimin e konfliketve. Njerëzit e kësaj shenje, kur lëndohen, priren të dalin me kthetrat e tyre prej gaforreje.
Luani
Luani e dashuron dramën – me personalitete dhe veprime të zjarrta. Gati 36% e tyre ose kanë tradhtuar, ose i janë afruar asaj (përqindja më e lartë në listë). Luanët janë të gjithë në qendër të vëmendjes dhe nëse nuk i jepni ‘duartrokitje’ Luanit tuaj, ata mund të drejtohen te baza e tyre e tifozëve për të zgjedhur dikë që e bën.
Virgjëresha
E njohur për të qenë shenja më besnike dhe praktike. Vetëm 6% e kësaj shenje kanë konsideruar largimin nga një marrëdhënie. Beqarë, duhet të gjeni një Virgjëreshë tani.
Peshorja
Shenja e shtatë astrologjike jo vetëm që identifikohet si diplomatike dhe e hirshme, por gjithashtu dëshiron dhe romancë të qëndrueshme. Sondazhi i EduBirdie tregoi se vetëm 7% kanë konsideruar angazhimin me dikë tjetër përveç partnerit të tyre.
Akrepi
Akrepat hezitojnë të lejojnë çdokënd të bëhet pjesë e jetës tyre dhe kështu, ka më pak të ngjarë të përfshihen në një marrëdhënie rastësore. Vetëm 9% kanë tradhtuar ose i janë afruar tradhtisë.
Shigjetari
Ekstrovertë nga natyra, Shigjetarët kanë më shumë të ngjarë të lënë një marrëdhënie nëse mendojnë se ‘bari është më i gjelbër në anën tjetër.” Nga të anketuarit, EduBirdie zbuloi se 23% e tyre kanë tradhtuar, ose i janë afruar mashtrimit të partnerit të tyre.
Këto shenja zjarri janë impulsive dhe aventureske. Kjo nuk do të thotë që Shigjetari është i destinuar të tradhtojë – por nëse ata i përkushtohen dikujt, duhet t’ia vlejë, dhe nganjëherë natyra e tyre fluturuese merr përsipër çdo gjë.
Bricjapi
Seriozë dhe të pavarur, gjë që i bën ata më të vështirë në vendime se shenjat e tjera. Por pasi vendosin diçka, nuk devijojnë lehtë. Shenja e Bricjapit është e lidhur me suksesin – në punë dhe në marrëdhëniet e tyre. Nëse ata vendosin që marrëdhënia nuk është në përputhje me qëllimet e tyre, ata mund të zhyten për dikë që duket më premtues.
Ujori
Duke qenë se Ujorët përfshihen shumë dhe pa kompromise, ‘one night stand’ nuk ekziston për ta. 10% e marrin në konsideratë ose përfshihen në sjellje mashtrimi. Por ndonjëherë ndihen sikur askush nuk i kupton. Nëse Ujori papritmas ‘klikon’ me dikë, nuk mund të ketë rëndësi që ai tashmë ka bërë një ‘shtëpi’.
Peshqit
Kjo shenjë uji është shumë e dhembshur, besnikëria e tyre është gjithmonë e pranishme. Vetëm 12% e kanë konsideruar ose janë angazhuar në një tradhti. Peshqit mund të jenë shenja më romantike e zodiakut, që do të thotë se dikush tjetër mund t’i tërheqë me trëndafila, poezi ose komplimente të pafundme. Nëse ata vendosin që e kanë takuar këtë ‘njeriun’, nuk mund të ketë rëndësi nëse ata tashmë kanë dikë.